Arsimtarët që ia falën gjakun lirisë së Kosovës
(Me rastin e 7 Marsit – Dites se Mësuesit)
Sot, kur kremtohet një Ditë e Madhe në të gjitha viset etnike shqiptare, 7 Marsi – Dita e Mësuesit, kemi ndjenja të përziera, malli, dhembje dhe krenarie. 117 vjet më parë në Korçen e Madhe, në Korçën krenare, u hap dritarja e parë, drita e syve të ballit, shkolla e parë shqipe, nga mësuesit patriotë Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naum Naçi dhe shumë pishtarë të arsimit që vunë themelet e shkollës shqipe. Këta mësues patriotë e flijuan jetën për ta mbajtur gjallë, atë fole të diturisë që armiqtë e kombit me çdo kusht donin ta prangonin në agun e parë të dritës. Duke kremtuar këtë Ditë të Madhe, përkujtojmë me pietet të lartë dhe përkulemi të gjithë para arsimtarëve dëshmorë e martirë që ranë në Luftën e Kosovës, për të çliruar këtë pjesë të robëruar të atdheut, nga armiqtë shekullor. Duke i përkujtuar këta dëshmorë të kombit, që me vetëflijimin e tyre, ata gjeneruan fuqi të pashterrshme, në ngritjen e moralit gjithëpopullor, për liri dhe çlirim kombëtar. Arsimtarët dëshmorë, u bënë sinonim i qëndresës dhe sakrificës për çlirimin e çdo cepi të Kosovës martire.
Shkolla e vetëflijimit, është cilësuar dhe gjithmonë duhet cilësuar si krenaria më e madhe sublime që mund të arrijë njeriu në jetë. E, kur arsimtari, intelektuali ynë shqiptar i shkollës dhe pedagogjisë kombëtare, mbyllë ditarin në sirtar dhe i qepet maleve me pushkë në dorë dhe gjakun më të ëmbël ia falë lirisë së atdheut, është më shumë se sakrificë, është më shumë se vetëflijim. Këta arsimtarë dëshmorë, atdheut të tyre ia mbëltuan lulen më të bukur në zemër të atdheut që ne e quajmë LULELIRIE që nuk do të vyshket kurrë, sepse rrënjët i ka thellë në gjakun e derdhur të dëshmorëve. Këta dëshmorë të kombit që ranë në luftën e lavdishme të Kosovës, me bandat çetnike serbe, ata nuk ranë pre e politikes shterpe pacifiste e nënshtruese, që padrejtësisht iu imponua popullit martir të Kosovës.
Këta dëshmorë të kombit nuk hezituan, por ngjeshën armët dhe iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kishin marshuar shtigjeve të lirisë me të vetmin synim: “Ja vdekje, ja liri”! Dëshmorët tanë, ishin betuar në Kështjellën e Krujës, në Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare, në gjakun e Gjergj Kastriotit, të Abdyl Frashërit e të Sylejman Vokshit, Ali Ibres e Mic Sokolit, Isa Boletinit e Bajram Currit, të Haxhi Zekës e Idriz Seferit, të Shotë Galicës e Azem Bejtës, të Hasan Prishtinës e të Luigj Gurakuqit të Avni Rrustemit e të Dedë Gjon Lulit se gjakun e tyre do t’ ia falin lirisë së Kosovës. Kushtrimit për lirinë e atdheut iu përgjigjen të gjithë ata që me vite e gjakuan lirinë, qe më shkumësin e bardhë të tyre në tabelën e klasës, nxënësve ua shkruan formulën e pa ndryshueshme: “Se vetëm me gjak fitohet liria”, e jo me ankime, lutje e përshëndetje. Këtë flijim që e bënë pishtarët e arsimit ishin një hallkë zinxhirore e flijimeve kombëtare të hershme dhe të tashme. Këta arsimtarë dëshmorë mbajtën orën më të suksesshme praktike të historisë në jetën e tyre që do të bëhet burim frymëzimi për gjeneratat e ardhme, se atdheu duhet me zemër e mbrohet me gjak.
Me gjakun e dëshmorëve arsimtarë u stolisen qytetet dhe fshatrat shqiptare, si në Prishtinë e Ferizaj, në Besianë e Deçan, në Klinë e në Burim, në Therandë e Lypjan, në Obiliq e në Sharr, në Fushë Kosovë e Kaçanik, në Drenas e Prizren, në Mitrovicë e Rahovec, në Malishevë e në Gjilan, në Gjakovë e Vushtrri, në Pejen e Haxhi Zekës e në Skenderaj.
Në Prekazin legjendar, 55 vjet më parë rrezatoi mësuesi patriot Shaban Murat Jashari, i cili ju përkushtua edukimit patriotik të nxënësve të shkolles së fshatit të tij të lindjes, deri sa ra në sytë e drejtuesve të organeve të arsimit që vërbërisht i shërbenin emisarëve antishqiptar. Atë botë, mësuesi atdhetar 25 vjeçar Shaban Jashari po ndiqej nga shkolla, por kurrë nuk arritën t’ia shuajnë frymëzimin patriotik për edukim të fëmijëve në oda – shkolla. Këta arsimtarë dëshmorë, pjestarë të Ushtrisë së Lavdishme të Kosovës po i radhisim ashtu siç u radhitën ata vetë për të dhënë betimin para flamurit kombëtar për të çuar në vend amanetet e komandantëve legjendar Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.
Arsimtarët dëshmorë që ranë me pushkë në dorë
Abdullah Baftiu, i lindur më 1965, në Dubravë të Kaçanikut.
Ahmet Hoxha, i lindur më l945, në Pleshinë të Ferizajit.
Ajet Beqiri, i lindur më 1960, në Padalishtë të Skënderajt.
Ali Hasi, i lindur më l951, në Cërmjan të Gjakovës
Arsim Gashi, i lindur më 1970, në Kryshec të Skënderajt.
Abdyl Beqiri, i lindur më 1966, në Grejkoc të Therandës
Avni Zhabota, i lindur më 1969, në Shtupel të Klinës
Afrim Gjuraj, i lindur më 1970, në Radac të Pejes
Avni Sinanaj, i lindur më 1978, në Baballoq të Deçanit
Bahti Buçaj, i lindur më 1956, në Lladroc të Malishevës
Bahtir Jahiri, i lindur më 1975, në Vërbicë të Sharrit
Burhan Zeneli, i lindur më 1975, në Kaçanik
Cen Loku, i lindur më 1964, në Kaçanik
Demush Mavraj, i lindur më 1949, në Staradran të Burimit
Enver Gashi, i lindur më l960, në Shtime
Fadil Elshani, i lindur më 1965, në Sopi.
Fatos Zhuniqi, i lindur më 1955, në Bellacerkë të Prizrenit.
Gani Helshani, i lindur më 1955, në Krajkovë të të Drenasit.
Gjokë Ndrecaj, i lindur më 1962, në Bitesh.
Hanëmshahe Abdullahu, e lindur më l961, në Gjilan.
Halit Geci, i lindur më l945, në Llaushë të Skënderajt.
Hashim Zeka, i lindur më 1955, në Vojnik të Skënderajt.
Hajdar Agaj, i lindur 1945, në Gramaqel të Deçanit.
Hajdin Haziri, i lindur 1968 në Zhabel, të Gjakovës.
Hilmi Bërdynaj, i lindur më 1966, në Novosellë të Pejes.
Hysen Arifi, i lindur më 1964, në Pacaj të Gjakovës.
Hysen Ademi, i lindur 1944, në Molliq të Gjakovës.
Ibrahim Krasniqi, i lindur më 1956, në Grashticë të Prishtinës.
Idriz Salihu, i lindur më 1955, në Ticë të Skenderajt.
Isa Kastrati i lindur më 1947, në Hogosht të Gjilanit.
Ismail Bytyqi, i lindur më 1954, në Arllat të Drenasit.
Idriz Gucati, i lindur më 1952, në Tërstenik të Drenasit.
Islam Ademi, i linur më 1954, në Jabllanicë të Gjakovës.
Isuf Ahmeti, i lindur më 1945, në Stubëll të Gjakovës.
Ismet Rrahmani, i lindur më 1962, në Açarevë të Skenderajt.
Jetullah Islami, i lindur më 195o, në Dyz të Besianes.
Mahi Loku, i lindur më 1972, në Kotlinë të Kaçanikut.
Man Sallauka, i lindur më 1968, në Budakovë të Therandës.
Milaim Loku, i lindur më 1965, në Kotlinë te Kaçanikut.
Milazim Zekaj, i lindur më 1974, në Raushiq të Pejes.
Muhamet Shala, i lindur më 1961, në Prapaçan te Deçanit.
Murat Haliti, i lindur më 1964, në Lubovec të Skënderajt.
Mustafë Abazi, i lindur më 1963, në Jabllanicë të Leshanit të Pejes
Mustafë Shabani, i lindur më 196o, në Terstenik të Pejes.
Maxhun Çeku, i lindur më 1941, në Irzniq të Deçanit.
Mustafë Shyti, i lindur më1945, në Oshlan të Mitrovicës.
Nazmi Osmani, i lindur më 1961, në Elezaj
Nevzat Çollaku, i linur më 1968, në Kaçanik.
Niman Musaj, i lindur më 1953, në Pozhar të Deçanit.
Nijazi Osmani, i lindur më 1964, në Gadish të Gjilanit.
Nysret Halili, i lindur 1956, në Shtuticë të Drenasit.
Nysret Shala, i lindur më 1958, në Borliq të Deçanit.
Qazim Hakaj, i lindur 1957, në Orrobërd të Burimit.
Ramadan Morina, i lindur më 1958, në Çupevë të Klinës.
Ramadan Muleta, i lindur më 1954, në Korroticëtë Drenasit.
Ramadan Rexhepi, i lindur më 1962, në Sojevë të Ferizajit.
Ramiz Jashari, i lindur më 1971, në Prekaz të Skenderajt.
Remzi Demolli, i lindur më 1965, në Obrançë të Besianes.
Rexhep Rexhepi, i lindur më 1935, në Çirez të Skënderajt.
Rexhep Hajdaraj, i lindur më 1962, në Shaptej të Deçanit.
Rifat Mëziu, i lindur më 1968, në Morinë të Skenderajt.
Ruzhdi Berisha, i lindur më 1952, në Buçe të Sharrit.
Ramiz Rexha, i lindur më 1962, në Ponoshec të Gjakovës.
Rexhep Sadiku, i lindur më 1954, në Nivokaz të Gjakovës.
Sahit Baftiu, i lindur më 1952, në Zhegoc të Gjilanit
Sakip Mulaku, i lindur më 1953, ne Gajre të Kaçanikut.
Sejdi Sejdiu, i lindur më 1960, në Nerodime të Ferizajt.
Selim Berisha, i lindur më 1950, në Drenofc – Barilevë të Prishtinës.
Selman Lokaj, i lindur më 1950, në Sllup të Deçanit
Sinan Gashi, i lindur më 1970, në Çupevë të Klinës.
Shaban Jashari, i lindur më 1924, në Prekaz të Skenderajt.
Shefqet Rexha, i lindur më 1962, në Ponoshec të Gjakoves.
Tamil Shala, i lindur më 1956, në Kushnin të Prizrenit.
Tefik Raka, i lindur më 1939, në Kaçanik.
Tafil Kasumaj, i lindur më 1950, në Lloçan të Deçanit.
Tefik Zymberi, i lindur më 1961, në Vërbicë të Gjilanit.
Xhavit Fetahu, i lindur 1952, në Skivjan të Gjakovës.
Xhevat Berisha, i lindur 1961, në Lez të Prizrenit.
Xhevë Krasniqi, e lindur më 1955, në Drenoc të Klinës.
Të gjithë këta trima e trimëresha ishin të rreshtuar në rrezen e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngjeshën armët dhe i dolën zot këtij trualli.
Martirët e rënë që nuk ia kthyen shpinën Kosovës
Mësuesit martir të kombit, nuk ia kthyen shpinën Kosovës e t’i bashkohen eksodit biblik, por u ndalen ashtu duar thatë siç ishin në derën e shkollës duke qëndruar stoik para plumbave të barbarit. Dorës vrastare nuk i shpëtuan as profesorët e nderuar Fehmi Agani e Latif Berisha, Hamdi Gashi, Hajdin Berisha e Jakup Nushi…
Ushtria dhe policia serbiane kishin intensifikuar sulmet në të gjitha anët e Kosovës. Ata vritnin pa dallim moshe. Masakrave barbare nuk i shpëtuan shumë mësues e arsimtarë shqiptarë: Haki Kadriu e Shaban Topalli, Nazmi Pajaziti e Haki Bajrami, Betush Gerbeshi, Zymer Krasniqi, Milaim Mirena, Milazim Peli, Sali Rrustemaj, Shyqiri Gashi, Emrush Krasniqi, Rrustem Gashi, Qazim Berisha, Kapllan Gashi, Musë Maloku, Avni Ferizi, Nazmi Rrustemaj, Daut Aliçkaj, Sahit Haxhosaj, Islam Çekaj, Nijazi Ferizi, Shpend Haskaj, Miftar Pavataj, Bekë Muslijaj, Rexhep Salihajdaraj, Fetah Mazrekaj, Azem Shala e Isuf Imeraj, Hysni Binakaj e Arif Demaj, Sali Selmani, Ejup Shala, Behxhet Podvorica, Faik Jaha, Xhevat Jupolli, Idriz Ferizi, Ilaz Beqiri, Agush Rexhepi, Selami Shabani, Hajdin Rexhepi, Ilaz Beqiri, Milazim Idrizi, Feti Matoshi, Rrahim Imeri, Asllan Thaçi, Ahmet Aliajeti, Beqir Duriqi, Ajet Kozhani, Pajazit Gashi, Shaip Gërbeshi, Isak Bytyqi, Halim Maloku, Haki Raci, Sali Makiqi, Murat Deliu, Ilaz Gashi, Ramadan Suka, Luljetë Gashi, Refki Rexhaj, Tahir Tralli, Sedat Berisha, Fatos Bytyqi, Xhavit Basha, Lirie Berisha, Ramadan Mazreku, Nexhmedin Berisha, Muhamet Tafolli, Ruzhdi Qatani, Bafti Shala, Abdyl Duraj, Anif Muji, Hasim Berisha, Haxhi Jaha, Fahredin Hoti, Nexhat Shehu, Qerim Gjigollaj, Sahit Shehu, Vesel Demaku, Hajredin Rama, Habib Deliu, Rexhë Kurtie, Izet Elshani, Sadri Gashi, Hajrullah Goshani, Fehmi Morina, Ardian Elshani, Jahir Lladrovci, Shefqet Jusufi, Brahim Ademi, Hajdin Krasniqi, Enver Aliuka, Hysen Syla, Isa Istogu, Rexhep Kurti, Halil Maloku, Selman Istogu, Islam Krasniqi, Sabit Maloku, Ymer Elshani, Bahtir Isufi, Zejnullah Elshani, Muhamet Krasniqi, Fatmir Mustafa, Hamit Berisha, Vesel Vlashi, Murat Raka, Mehdi Dalloshi, Abdyl Lima, Osman Sejfullahu, Xheladin Nalli, Isa Duraku, Avni Hoti, Gani Nalli, Xhemali Duraku, Ilmi Gashi, Osman Ramadanismeti Nuredini, Gëzim Reshiti, Fahredin Hoti, Nahit Mahmuti, Sami Duraku, Elmaze Kadiraj, Muhedin Zekaj, Destan Berisha, Bajram Isakaj, Shaban Krasniqi, Enver Haliti, Eset Zahiti, Lutfi Hasani, Jashar Begu, Asllan Deliu, Xhevdet Kelmendi, Murat Emini, Fevzije Fejzullahu, Fadil Seferi, Fatime Xhaka, Shyqyri Mulaj, Hysen Elshani, Sali Maliqi, Milazim Gashi, Ilaz Paqarizi, Haki Morina, Qerim Krasniqi, Feriz Mrasori.
Drenica legjendare nxori edhe këta martirë: Haxhi Beken, Zymer Shaqirin, Sali Shalen, Bekë Imerin, Riza Shabanin, Vesel Hetemin, Xhevat Osmani, Isuf Rukollin, Sadri Shalen, Isuf Aruqin, Muhamet Bajramin, Tafil Kabashin, Sabit Veliqin, Qazim Jashari, Januz Gosturnin, Sadri Shalen, Maksut Bejten Ilaz Aruqin, Musli Shalene Ejup Behramin, Hazir Hotin, Tefik Xanin, Nezir Meziun, Nazif Sejdiun, Haxhi Ahmetin e Riza Spahiun.
Edhe Gjakova e Bajram Currit nxori trima me fletë që nuk ia kthyen shpinën atdheut: Mustafë Bobi, Neki Pula, Jusuf Dafota, Shahindere Hoxha, Pjeter Abazi, Shyt Hasanaj, Agron Zeneli, Ali Feraj, Bashkim Osmani, Valbonë Haxhiavdija, Sadri Zeneli e Daniell Berisha.
Në Vushtrrinë e Hasan Prishtinës edhe këtu pati trima: Avdullah Fazliu, Bahri Haxha, Naim Gërguri, Veli Xhafa, Nuhi Haliti, Skender Bllaca, Agim Hyseni e Naman Kunovikun.
Kush tha se Prishtina u zbraz para agimit, aty u ndalen trima e trimëresha: Hasan Mehmeti e Musa Tolaj, Avdi Musliu, Aferdita Balaj, Halil Canolli, Refki Haxholli, Nazmi Canolli, Zahir Haxholli, Rasim Krasniqi, Hysen Haxholli e Mehmet Reçica.
Duke i përmendur të gjithë këta emra të arsimtarëve martirë e dëshmorë që me gjakun e tyre e ujiten këtë tokë të rimur me gjak e lot, mendja më shkon sa jemi duke i mbushur amanetet e tre se gjaku mallkon, gjaku mallkon.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin