Gjykata Kushtetuese, presidenti dhe opozita
Zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, nga Kuvendi me 62 vota për, ngriti debat pas debatit nëse ishte e ligjshme apo jo. Shumë pyetje u ngritën: a u shkel Kushtetuta? A kishte kuorum në zgjedhjen e presidentit? A duhej të merrej pushim gjatë raundeve të votimit? Etj. Të gjitha këto pyetje janë parashtruar nga opozita, shoqëria civile, nga disa ndërkombëtarë si dhe nga disa profesorë të së drejtës kushtetuese. Të “gjithë”, si zakonisht, bënë përpjekje t’i argumentojnë qëndrimet e tyre. Përgjigjet për këto pyetje disa i argumentuan duke u bazuar në Kushtetutë, disa në Rregulloren e Punës së Kuvendit, por kishte edhe nga ata që treguan se nuk dinë ta dallojnë njërën nga tjetra.
Zgjedhja e presidentit, i ndau edhe partitë opozitare. Partia më e madhe opozitare, LDK-ja, e mbështetur nga AAK-ja, zgjodhi rrugën ligjore për të kërkuar mendim për këtë çështje nga Gjykata Kushtetuese, e cila është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje! po mban një qëndrim tjetër për këtë çështje. Vetëvendosja!, pavarësisht se përdor lojëra me terminologjinë juridike, më tepër duket se këtë çështje e shikon nga aspekti politik. Kjo lëvizje si duket nuk e ka për qëllim të merret shumë me çështjen e zgjedhjes së presidentit, por me ndryshimin e Kushtetutës, të cilën e kërkonte edhe gjatë fushatës elektorale.
LDK-ja dhe AAK-ja kërkuan nga Gjykata Kushtetuese interpretimin e nenit 86, paragrafi 4 dhe 5, ku thuhet: “Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës”.
Por, a ishte kjo rruga më e drejtë për zgjidhjen e këtij problemi, i cili ka brengosur shumë qytetarë të këtij shteti? Dhe pse opozita ishte e ndarë në këtë çështje? Në këtë rast mendoj se njëra ndoqi rrugën ligjore, tjetra rrugën politike. Apo, ndoshta, njëra palë e njeh më mirë ligjin, tjetra jo? Apo njëra palë ka dëshirë të mos dështojë, kurse tjetra të fitojë? Tashti për interpretimin e këtyre dy neneve duhet ta presim mendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas mendimit tim, Kushtetuta në nenin 86, paragrafi 4 dhe 5, e përcakton në mënyrë taksative se për zgjidhjen e presidentit duhen dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve. Kjo është sa i përket raundit të parë dhe të dytë, kurse në raundin e tretë kandidati i cili ka shumicën e votave të deputetëve zgjidhet president. Kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Ndarja e këtyre paragrafëve nga njëri-tjetri nuk guxon të ndodhë, sepse atëherë do t’i lejojmë luksin vetes që çdo qytetar i thjeshtë, dikush me arsye e dikush pa arsye, të merrej me interpretime të ndryshme të Kushtetutës, duke e përdhosur aktin më të lartë juridik të vendit. Kurse për procedurën se si duhej të votohej? A duhej pushim gjatë votimit? A ishte kourumi i nevojshëm?, etj., disa nga këto çështje janë dhe disa nuk janë të përcaktuar në Rregulloren e Punës së Kuvendit, gjë më të cilat nuk ka të bëjë Kushtetuta, as Gjykata Kushtetuese. Kjo është arsyeja pse më lart e ceka se Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit janë dy gjëra të ndryshme dhe dallojnë nga njëra-tjetra.
Pavarësisht se e respektoj mendimin e partive opozitare që çështjen ta zgjidhin me rrugë ligjore, sepse mendimi i Gjykatës Kushtetuese mbyll çdo hapësirë për interpretime, një fakt duhet ta kemi të qartë: funksioni i Gjykatës Kushtetuese nuk është për ta plotësuar Kushtetutën e as për ta ndryshuar atë. Këtë duhet të dinë të gjithë, para së gjithash përfaqësuesit e partive politike. Duke i parë zbrazëtitë juridike të Kushtetutës, partitë e pozitës, edhe ato të opozitës, do duhej të bien dakord për një gjë: ta bëjnë amendamentimin e atyre neneve ku ka zbrazëtira juridike në Kushtetutë. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të mos u përsëritur e njëjta zhurmë në të ardhmen. Pra, zgjidhjen në këtë rast nuk duhet kërkuar nëpërmjet shamatave dhe demagogjive politike, por në Kuvend si “tempulli i demokracisë”.
(Autori është jurist i diplomuar, kurse vazhdon studimet master për Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Kolegjin Victory)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin