Si e njihni këtë njeri?!
(Vlera dhe libreza)
Në një të kaluar jo shumë të largët nëpër shumë vendbanime të Tetovës e më gjerë, ndërsa në ditët e sodit në qytet e në disa fshatra, edhe në kohën që po jetojmë, praktikohet një ritual fetar, i cili ndoshta nuk ka edhe aq bazë fetare. Kur vdes dikush, para se t’i falet namazi i xhenazes, imami pyet dy pyetje, që xhemati të përgjigjet njëzëri. Pyetja e parë ka të bëjë me atë se, a ia bëni hallall?, që përgjigjja të jetë e trefishtë ‘hallall’, ndërsa pyetja e dytë ‘si e njihni këtë njeri’, që përgjigjja e trefishtë në këtë rast të jetë, ‘mirë’!
Unë nuk jam profesionist i lëmisë përkatëse për të gjykuar është e drejtë apo jo, mirëpo ndaj mendimin se kjo përgjigje unanime nuk i bën edhe aq dobi atij i cili kalon nga kjo botë në tjetrën, sepse, e para, hallallëku bëhet me zemër dhe e dyta nëse ka rastisur që të falet namazi i xhenazes në një vend ku je mysafir, pse të përgjigjemi, se, ky ‘njeri është i mirë’! Po nëse është grua! Çfarë haku ka ajo ndaj nesh që t’ia bëjmë hallall, apo ku e kemi njohur ne atë që të themi e ‘mirë’!? Gjërat kanë nisur të ndryshojnë kah e mbara në këtë aspekt, dhe disa udhëheqës fetar, një gjë të tillë kaherë e kanë larguar nga ‘agjenda’!
Paksa paradoksale, mirëpo nuk është poenta të japim fetva! Nuk është qëllimi që të mbajmë ligjëratë në këtë drejtim, mirëpo pyetjet e këtilla, ‘a e njeh’, e ‘si e njeh’ po përdoren shumë shpesh edhe nga politikan e intelektual, të cilët pyesin e interesohen për atë që kandidohet, konkurron apo propozohet në një vend të caktuar pune!
Në ditët e sodit, është e pamundur të gjesh punë nëse nuk je përfaqësues i partisë që udhëheq, qoftë në nivel lokal apo qendror. Populli thotë ‘merre njërën, plase për tjetrën’! Është e pamundur të punësohesh nëse ke ndryshe bindjen politike, sepse i qëndrohet besnik maksimës “nëse nuk je me mua, je kundër meje”! Gjithashtu, nuk ke mundësi inkuadrimi, edhe nëse nuk je përkrahës i asnjërit subjekt politik, thjesht je apartiak, mirëpo në politikë mund të marrësh vesh, shumë më tepër nga ata që qëndrojnë nëpër kolltukë!
Pra, nëse nuk je militant i flaktë i ndonjë partie, kapaciteti, ambiciet, mundësitë, afiniteti, janë gjëra të cilat janë të fundit, apo se fare nuk merren parasysh. Nëse një gjë e tillë ndodh në administratë, nuk e marrim shumë për të madhe. Vjen njëra, punëson ‘ushtarët’ të cilët do t’ia ‘japin’ (lexo: vjedhin) votat në zgjedhje, kthehet tjetra, vepron me avazin e tjetrës!
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se pos titullit akademik që kërkohet për t’u punësuar në Universitet, kusht parësor është mesatarja e studimeve, pavarësisht ciklit të tyre. Një kriter i tillë tanimë është gllabëruar nga ‘politika e pandërgjegjshme’. Kohët e fundit kemi spote të ndryshme publicitare në të cilat kërkohen kritere për të famshmit ‘profesorë doktorë’, mirëpo është irritues fakti që ligjet e njëjta propozohen dhe mbrohen nga një ministër i cili s’ka haber nga shkenca. Ai personalisht është vetëm me shkollim sipëror, ndërsa përgatitja e tillë është ‘vizë’ që të jep mundësinë për t’u avancuar më tej që të merresh me shkencë. Absurde! E mjerë edhe shkenca!
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Gjarprin po e godite në bisht, të kafshon në gisht, andaj godite në kokë që ta shtrish për tokë”. Nuk do e bëjmë të njëjtën sot, mirëpo në mënyrë shumë përgjithësuese për të mos thënë se na ka zënë gjumi e jemi në ëndërr, gjendjen e arsimit shqip e ilustrojmë me disa shembuj (praktika) të cilat i kam përjetuar personalisht.
Në të famshmet “Ditët e hapura” që organizon Universiteti, nuk lejohen asistentët dhe profesorët e Universitetit të hyjnë për të promovuar Programet studimore tek nxënësit nëpër shkolla të mesme, me të vetmen arsye, ngaqë udhëheqësit e shkollave të mesme dhe Universitetit dallojnë për nga bindjet partiake. Pamundësohet një komunikim i tillë vetëm për shkak të partizimit të skajshëm të institucioneve! Faji qëndron tek të dyja palët! Viktimë – nxënësi, i riu i pafajshëm!
Nëpër shkolla të mesme stafi profesional, pedagogjiko-psikologjik, si organ ndër më të rëndësishmit për një shkollë dhe trup këshillëdhënës për të rinj, nxënës, zgjidhet jo në bazë të aftësive, por në bazë të partive! Nuk zgjidhen meritorë, por të atillë që janë ‘puthadorë’! Nëse, do kishit rast të shihnit, një arsyetim se pse kanë zgjedhur kandidatë të caktuar, do të demoralizoheshit se si drejtorë të caktuar të shkollave që njihen si prestigjioze, as rregullat elementare të shkrimit dhe drejtshkrimit nuk i dinë. Tmerruese! (Do i vijë koha t’i publikojmë…)
Universiteti, si institucion më i lartë arsimor po humb kredibilitetin, pikërisht partizimit dhe servilizmit, të cilët kanë zënë vendin e profesionalizmit! Tanimë nuk çmohen vlera, por libreza! Apeli im deri tek ata të cilët vrapojnë që të pyesin, herë në njërën, e herë në anën tjetrën do të ishte, le t’i referohen dokumentacionit dhe arkivit, s’ka nevojë informacionet t’i marrin nga “burime jo zyrtare”. Ndoshta të tillët kërkojnë përgjigjen e personit, i cili dallohet nga xhemati dhe ‘nuk bën hallall! Mirëpo, të tillët duhet të kenë parasysh, edhe ‘parimin e kundërefektit’, i cili kthehet ‘boomerang’!
Kësaj radhe kaq. Herën tjetër edhe me emra e mbiemra, ndoshta! Nëse dikush, mundet të ta ‘ndalojë’ inkuadrimin dikund vetëm për shkak se nuk mendon siç mendon një grup i caktuar, duke shpërfillur në këtë mënyrë diversitetin e duke përfillur ‘nënën parti’, fjalën e lirë s’ka mundësi të ta ndërpret! Kur një praktikë të tillë, të pyetjes: “Si e njihni këtë njeri” po e anashkalojnë dhe nuk e praktikojnë hoxhallarët, një veprim i tillë është transferuar tek ‘politikanët’ dhe ‘intelektualët’? Nuk është e tëra zi, ka të atillë që ‘me mish e me shpirt, mundohen’, mirëpo në këtë rast, kush e ka mizën ‘ndër kësulë’, lirisht mund edhe të preket! Gjithsesi, do vijnë ditë më të mira!
p.s.
Respekt, për të gjithë ata të cilët nuk i takojnë ‘tajfes’ së lartpërmendur! Ka politikanë dhe intelektualë të cilët orvaten që gjërat t’i çojnë kah e mbara, mirëpo fatkeqësisht në të shumtën e rasteve hasin në vesh të shurdhër! “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ne nuk e ndryshojmë veten tonë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin