Kundërthëniet e regjistrimit
Në kulmin e debateve, ku shumica anonin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, ministri i Inovacionit, Genc Pollo, bëri të ditur shtyrjen e regjistrimit, apo siç e quajti ai të numërimit për në vjeshtë, duke mos e faktuar muajin dhe datën. Kjo do të thotë se qeveria është tërhequr deri diku nga vendimi i saj, ashtu sikurse ka ndodhur me të gjitha propozimet që kanë shkaktuar jo pak debate publike, si në rastin e pr/ligjit për arsimin parauniversitar, etj.
Arsyeja se pse ministri deklaroi shtyrjen, duket sa e besueshme, aq edhe një “shteg për të dalë” nga situata ku u gjend nga presioni i madh publik. “..dekreti presidencial përcaktoi 8 majin si ditë të zgjedhjeve për pushtetin vendor, pra muaji prill ishte i fushatës elektorale”, shkruante ministrit në një të përditshme të dielën. Pyetja që lind natyrshëm, a nuk e dinë njerëzit e këtij vendi se një herë në katër vjet zhvillohen zgjedhje lokale? Sigurisht që askush nuk do të dinte datën 8 maj, por që të gjithë e dinin që muaji prill dhe maj, ishin dy muajt që mund të zhvilloheshin zgjedhjet sipas parashikimeve kushtetuese.
Kjo është kundërthënia e parë e pavëmendshmërisë së administratës që merr vendime kuturu pa bërë asnjë parashikim të ngjarjeve të pritshme. Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, se sa vetë pika më e debatuar ajo për etninë dhe fenë. Debati shtrihet mu këtu dhe ku pa dyshim përveç minoritarëve grekë dhe heshtjes së mazhorancës, të gjithë janë rreshtuar në një drejtim. Megjithatë, ministri Pollo ka një përgjigje për këtë, kur thotë se regjistrime të tilla janë bërë edhe në vende të tjera. Ani! Dhe në qofshin bërë, bie fjala në Britani, kjo nuk do të thotë se duhet të zhvillohet i njëjti numërim edhe në Shqipëri.
Sapo hyn në territorin britanik si emigrant pyetet edhe përkatësia fetare, por kjo bëhet për të të orientuar në objektet e kultit dhe jo për të rritur statistikat për ndonjë grup me pretendimet të kahershme territoriale. Rasti i Britanisë është një tjetër dhe rasti i Shqipërisë është një tjetër. Këtu, jo vetëm që nuk të orientojnë për te objektet e kultit, por synojnë edhe të të zhbëjnë atë që mund ta dëshmosh. Shumica e diskriminuar dihet kush është. Ndërsa pakica që bërtet çdo herë për shtypje dhe sundim, nga i sunduar në tentativë, është kthyer në sundues duke kërkuar edhe atë që nuk e kanë shqiptarët me kombësi shqiptare. Kësaj i thonë nga pakica në fantazi e shtypur, në pakicë imponuese.
Pse regjistrimin mbi baza etnike e kërkon me ngulm kisha ortodokse dhe jo kisha katolike dhe komuniteti mysliman më i madhi në vend? Këtë duhet të na e tregojnë ata që zbatojnë urdhrat në prapavijë, ndërsa ne duhet të pranojmë një regjistrim ku na pyetet për identitetin që deri diku do të thotë fyerje për një që e ndjen veten vërtetë shqiptar. Nuk e dimë se çdo të thotë ministri kur deklaron se “kuptohet që tek ne dhe në BE, këto janë pyetje opsionale ose ndryshe e thënë i anketuari ka të drejtë të mos përgjigjet”. Po nëse do të kishim shumë nga ata që nuk do të parapëlqenin të vetëvdeklaroheshin, çfarë do të na duheshin statistika të tilla të çala? Dhe këtu, ministri ka një përgjigje, kur deklaron se “feja para se të jetë fenomen kolektiv, …është në radhë të parë një çështje e brendshme shpirtërore e individit”.
Në një realitet britanik ose francez, sigurisht që kjo do të kishte vend, por kjo nuk mund të jetë e tillë në realitetin shqiptar, ku diplomatë grekë deklarojnë se e gjithë Korça është ortodokse dhe greke. Meqenëse është një realitet shpirtëror, atëherë ç’më duhet mua të pyes se çfarë beson tjetri dhe ç’i duhet shtetit nëse dikush beson ose jo. Dhe nëse do të ketë, shumë prej atyre që do të deklarohen ateist, a do t’i duhet shtetit të ndërmarrë nisma posaçërisht për ta, përderisa interesohet kaq shumë për “gjendjen e tij shpirtërore”. Po çdo do të ndodhte me një rast kur një shtetas do të deklarohej maqedonas dhe në certifikatën e tij të lindjes do të shkruhej kombësia shqiptare? A do të shërbente ky si një moment kur në certifikatën e këtij shtetasi të mos shënohej më kombësia?
E nëse do të kishte mospërputhje të tilla, atëherë certifikatat e ardhshme do të duhej të rishikoheshin në modalitetin e tyre. Pretendimet e ministrit se “…pensionet selektive kanë rënë për arsye të njohura, ndërkohë që jemi në rrugën e prosperitetit…”, janë vetëm përçartje deklaratash për të kaluar rendin. Kjo do të thotë se është momenti i artë për të kryer regjistrimin/numërimin meqë Greqia është në krizë ekonomike dhe shumë nga ata të quajtur minoritarë nuk do të kenë dëshirë të deklarohen më grekë.
Kjo do të thotë gjithashtu se ministri është i ndërgjegjshëm se ky problem ekziston. Por, meqë pretendohet dhe besohet se regjistrimi/numërimi do të shkojë paq, pse duhet të vëmë në dyshim fakte e kryera tashmë, që janë të vërteta të pamohueshme. “Këto ditë kemi edhe një debat mbi ndryshimin e kombësisë përmes gjykatave… Unë nuk e di nëse shifrat e deklaruara janë reale..”, thotë gjithashtu Pollo për këtë problem. Nëse statistikat reale të vendimeve të Gjykatave të Sarandës dhe Gjirokastrës nuk janë të vërteta dhe lehtësisht të verifikueshme, pse duhet të besojmë që në të ardhmen nuk do të kemi ndryshime të kombësisë dhe deklarime jo reale?
Këtë mund të na e thotë vetë ministri! Askush nuk mund të kundërshtojë regjistrimin si qytetar dhe adresat e banimit (gjithnjë regjistrime të dështuara), por nga ana tjetër, askush nuk mund të lejojë të abuzohet me fenë dhe me statistika të fryra ndaj një grupimi kundër një tjetri. Loja ishte e stitur dhe modaliteti ishte i pavend. Gjer në vjeshtë, shumë stinë do të kenë kaluar dhe shumë mendje do të reflektojnë për të kuptuar se jo gjithmonë kërkesat e grekëve duhen zbatuar me kushtin e vetëm se andej kemi rrugën për të shkuar në Evropë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin