LAJMI I FUNDIT:

Kur dhe ku e mori Kosova teposhtën në skenën ndërkombëtare?

Në shtator të vitit që shkoi në Qendrën Mediale në Çagllavicë ishim të ftuar në panel Jakup Krasniqi, Sllobodan Petroviqi, Zhivojin Rakoçeviqi dhe unë. Tema e diskutimit: Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB për Kosovën, e propozuar nga Beogradi dhe e ndryshuar në momentin e fundit e përkrahur edhe nga Brukseli e Washingtoni. Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, e tha atë që ditë më parë e kishte deklaruar kryeministri Thaçi: Miratimi i rezolutës – fitore e madhe për Kosovën.

Jakup Krasniqi shtoi edhe tonin e mirësjelljes diplomatike duke thënë se kjo rezolutë nuk duhet të kuptohet si humbje për Beogradin, por megjithëkëtë nuk ngurroi të replikonte me pozicionin tim duke pohuar se “politikanët i dinë më mirë këto punë se analistët, sepse kanë më shumë informata”.

Pozicioni im ishte ky: Rezoluta ishte një fitore e madhe për Beogradin dhe një rrezik i madh për Prishtinën. Arsyetimi im ishte ky: Deri më tani (miratimin e rezolutës në OKB, Shtator 2010) Beogradi ishte pozicionuar kundër Washingtonit e Brukselit dhe beteja politike e Prishtinës ishte e lehtë – mjaftonte që Prishtina të ishte e dëgjueshme ndaj Washingtonit e Brukselit dhe betejat kundër Beogradit i fitonte njërën pas tjetrës, por tani që Beogradi u bë me Washingtonin e Brukselin situate ndryshon rrënjësisht. Kjo nuk do të thotë se Washingtoni e Brukseli do ta braktisin Prishtinën, por beteja politike mes Beogradit e Prishtinës do të zhvillohet nën rrethana krejtësisht të reja, të pafavorshme për Prishtinën të pamësuar deri më tani me një pozicion të tillë.
Ky pozicion dhe ky arsyetim u kundërshtua nga kryeparlamentari Krasniqi.


Çfarë ndodhi në vijim?

Një raporti të parlamentarit zviceran të Këshillit të Evropës, Dick Marti, akoma pa u miratuar në Asamble iu dha jehonë planetare në mediat më të fuqishme të botës. Reagimet aspak diplomatike të kryeministrit të Kosovës ndaj këtij raporti i dhanë atij jehonë edhe më të madhe. Tirana mori qëndrim me standarde të dyfishta: në njërën anë retorikë patetike patriotike e në anën tjetër “po more urdhëroni hetoni”, bëri që rezoluta të kalojë në Asamblenë ë Këshillit të Evropës pa vështirësi.

Gazeta prestigjioze “Le monde” qëndisi fletërrufenë kundër Xhavit Halitit, ndërsa “The Guardian” një tjetër kundër Hashim Thaçit. Të gjitha këto me një objektiv themeltar: izolimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Kush do të krijojë marrëdhënie me një shtet udhëheqësit e të cilit akuzohen për gjërat më çnjerëzore? Mediat botërore e kanë bërë të vetën dhe edhe në rast se hetimet rezultojnë se akuzat janë të pabaza shumë pikëpyetje nëse këto rezultate do të gjejnë vend në mediat botërore. Dhe kush atëherë nga presidentët apo kryeministrat e botës do të shtrëngojë duart me politikanët kosovarë të përgojuar në mediat botërore? Secili nga ata në vendet e tyre ka opozitën, shoqërinë civile, mediat etj. Përse atëherë kryeministri apo presidenti X i një vendi Y do të takohej me Hashim Thaçin? Opozita në vendet e tyre do ta shfrytëzonin terrenin e gatshëm për ta sulmuar ata se po bashkëpunojnë me politikanë të akuzuar. Sigurisht që opozitës së kryeministrit X në vendin Y nuk do t’u interesojnë faktet apo kuzhinat nga kanë dalë akuzat. Për ta do të jetë politikisht e dobishme që të shfrytëzohet opinioni i krijuar.

Së këndejmi rrallë kush nga kryeministrat apo presidentet do të bëjë ballë të takohet me liderët kosovarë. Në një situatë të tillë Kosova do të jetë e izoluar. Të gjitha këto janë goditje të Beogradit të forcuar pas daljes së tij nga orbita e Moskës dhe futja e tij në orbitën e Washingtonit dhe Brukselit ne Shtator të 2010.

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori