Krimi serb në Reçak dhe reagimi i Perëndimit
Shumë kohë para se Reçaku të ndodhte, në Kosovë ishin dëbuar mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe qindra të tjerë ishin vrarë apo ekzekutuar. Me Reçakun në Perëndim u rikthyen imazhet e masakrave serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Kësaj radhe qendrat ndërkombëtare të vendosjes ishin të vendosura të mos qëndronin duart kryq dhe të shikonin si Milosheviqi dhe ithtarët e tij do shfrenin çmendinë e tyre.
Masakra e planifikuar e regjimit milosheviqian të Beogradit mbi popullatën civile shqiptare të fshatit Reçak, ku trupat ushtarako-policore e paramilitare serbe ekzekutuan afro pesëdhjetë shqiptarë, koincidente me përpjekjet qendrave ndërkombëtare të vendosjes për arritjen e një zgjidhje politike të problemit të Kosovës. Por ngjarja kriminale serbe në Reçak i tha fund idesë se me Milosheviqin mund të bëhej paqja në Kosovë.
Reçaku ndodhi në kohën kur në Kosovë ishin të stacionuar gati gjysma e pjesëtarëve të Misionit Vëzhgues të OSBE-së, si dhe në kohën kur në Maqedoninë fqinje ishin vendosur afro dy mijë trupa të NATO-s. Ishte kjo edhe një dëshmi tjetër se shqiptarët nuk mund të mbroheshin nga vëzhguesit e paarmatosur ndërkombëtarë dhe as me trupat e NATO-s nga një shtet fqinjë. Gjithsesi ishte ky sinjali i fundit se qendrat ndërkombëtare duhej të ndërronin qasjen ndaj Milosheviqit.
Uashingtoni ishte i pari që kërkoi një reagim të ashpër të NATO-s dhe një takim urgjent të Këshillit të NATO-s, nismë të cilën e përkrahën edhe nga qendrat tjera evropiane. Ujdia u arrit shpejtë, Medlin Albright përmendi tri kërkesat kryesore, të cilat sipas mendimit amerikan duhej të përfshiheshin në deklaratën e NATO-s: që të respektohet kufiri i epërm për praninë e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, i cili ishte përcaktuar në marrëveshjen mes Hollbrukut dhe Milosheviqit, kooperimi i plotë me Tribunalin e Hagës në lidhje me Reçakun dhe përmbushja e obligimeve të marra më sipër me marrëveshje, të cilat nuk ishin përmbushur ende. Në këtë kontekst, propozimet amerikane ishin të arsyeshme dhe të drejta, por ç‘ishte e vërteta, tani më shumë se asnjëherë më parë qendrave ndërkombëtare të vendosjes nuk i nevojitej vetëm politika e ultimatumit, por para së gjithash që mbi Beogradin të ushtrohej një trysni maksimale në kuadër të një perspektive politike.
Në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare për Kosovën, BE mori iniciativën që në Reçak të dërgohej një ekip i patologëve nga Finlanda, të cilët më pas do të korrigjonin “zbulimet” e patologëve serbë dhe bjellorusë. Raporti i publikuar më vonë, nuk la asnjë hapësirë për ndonjë teori komplotit. Pjesa më e madhe e kufomave të zbuluara ishin civilë, të cilët nuk ishin vrarë në luftë, por ishin ekzekutuar nga afërsia.
Në anën tjetër, qarqet radikale majtiste në Perëndim, për të cilat NATO-ja ende vazhdonte të perceptohej me dioptrinë e Luftës së Ftohtë, si forcë agresive, masakrën e Reçakut e shfrytëzuar si pjesë e një teorie të komplotit, me të cilën duhej të dëshmohej se lufta e NATO-s në Kosovë nuk ka pasur për qëllim ndalimin e dhunës dhe represionit shtetëror serb kundër shqiptarëve të Kosovë. Pra, këto qarqe masakrën në Reçak më shumë shiheshin si një inskenim, për të gjunjëzuar ushtarakisht Serbinë.
Kur raportohej dhe flitej për masakrën e Reçakut, po kështu shihej një njëanshmëri cinike e mediumeve euro-perëndimore, të cilat, edhe pse kishin faktet në dritë të diellit, edhe pse direkt nga vendi i ngjarjes e dëgjonin zërin e amerikanit e shefit të MVK të OSBE-së, William Walker, disa nga këto media çdo gjë rreth kësaj masakre e mbështjellin me velin e dyshimit, bile nuk hamendën të citojnë policinë serbe, që thotë se “ajo nuk i paska bërë këto ekzekutime në Reçak!”.
Por, shumë kohë para se Reçaku të ndodhte, në Kosovë ishin dëbuar mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre dhe qindra të tjerë ishin vrarë apo ekzekutuar. Me Reçakun në Perëndim u rikthyen imazhet e masakrave serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Megjithatë për të intervenuar ushtarakisht madje edhe pa një mandat të qartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, qeveritë e Aleancës perëndimore nuk e kishin krejt të lehtë, ndodheshin vërtet nën presionin e justifikimit. Ata aq gjatë kishin shikuar duarkryq fushatat dëbuese të Millosheviqit në Kroaci dhe Bosnjë, saqë mund të pyesje vetëm përse duhej vepruar nëse në kuadër të një “lufte civile” masakrohen disa shqiptarë kryengritës. Të vdesësh për Prishtinën? Demokracitë, përfshirë edhe ushtarakët e tyre, u treguan më të vendosura, në vend se të rrinë larg luftës kësaj vendosjes ishin të ndërhynin më me vendosmëri për ta penguar Milosheviqi dhe ithtarët e tij se si do shfrenin çmendinë e tyre.
“Në Kosovë nuk do të tolerohet Bosnja e dytë”, u tha qartë në Uashington dhe Bruksel dhe qendrat tjera diplomatike evropiane. Dhe me qëllim të amortizimit të zërave kritikë, evropianët, në radhë të parë gjermanët, të cilët asokohe kryesonin presidencën e radhës të BE-së, vendosën që edhe një herë t’i japin përparësi zgjidhjes politike. Në të vërtetë diplomacia gjermane, qysh në kohën e qeverisë së Helmut Kohlit, në kuadër të Grupit të Kontaktit ishte angazhuar fuqishëm për një konferencë ndërkombëtare, njëlloj Dejtoni II. Por, Milosheviq dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij vazhduan lojën e vjetër me bashkësinë ndërkombëtare, për të biseduar vetëm sa për çështje kohe. Në këtë kuptim, Rambuje shënoi disfatën e përpjekjeve diplomatike evropiane për arritjen e zgjidhjen së çështjes së Kosovës përmes formulës politike .
Mirëpo, edhe pasi që Milosheviq kapërceu vijën e kuqe dhe në Kosovë filloi të përndjek dhe vras në mënyrë kolektive, NATO-ja u detyrua të shkojë deri në fund. Politikanët evropianë, në këtë mes edhe ata gjermanë besonin se pjesëmarrja e vendeve të tyre në operacionet ushtarake kundër Jugosllavisë së mbetur mund të arsyetohej vetëm duke pasur si pikë referimi thirrjen “Kurrë më masakra”. Ishte pikërisht ministri i atëhershëm i gjerman i Punëve të Jashtme, Joshka Fisher, i cili konstatoi me guxim se Aushvic ua kishte nxjerrë gjermanëve, jo vetëm betimin “Kurrë më luftë”, por edhe obligimin për të mos lejuar “kurrë gjenocid”.
Perëndimi po kështu e kishte të qartë se prapa planeve shfarosëse të Beogradit qëndronte ideja për zhbërjen etnike të Kosovës, kjo mbështetej edhe nga plani sekret serb “Planit Patkoi”, i cili ishte zbuluar që në vjeshtë vitit 1998 nga shërbimet e huaj informative. Ishte momenti të cilën Perëndimi e kishte kuptuar se çfarë rreziku do të paraqiste për mbarë Evropën Juglindore, para së gjithash nëse Evropa edhe më tutje do të shikonte duarkryq, vazhdimi i politikës dëbuese serbe, e cila në Ballkan po zgjaste për një decenie me radhë.
Për më tepër krimi serb në Kosovë nuk mund të shikohej i shkëputur. Ai kishte një histori gati njëqindvjeçare, që daton nga luftërat ballkanike të viteve 1912/13. Holokausti serb në Ballkan, pra edhe në Kosovë, ka një gjatësi kohore prej një shekulli, dhe se fillimin dhe vazhdimin e tij duhet kërkuar gjithsesi te mungesa e vendosmërisë, hezitimit, e, here- herë, edhe tek indiferenca e komunitetit ndërkombëtar. Në këtë kontekst, krimi serb kundër shqiptarëve të kujton gjithsesi thirrjen e Çubrilloviqit nga viti 1937 kur kërkonte spastrimin etnik të Kosovës: “Dëbimi hap pas hapi i shqiptarëve përmes kolonizimit tonë të shkallë-shkallshëm me kolonistë të rinj serbë është i paefektshëm. Prandaj, mbetet vetëm një rrugë e vetme, dëbimi masiv, në Shqipëri dhe në Turqi. Bashkësia ndërkombëtare do të pranonte këtë”, do të shkruante Çubrilloviq në elaboratin e tij, që më pas në fundshekullin kaluar Milosheviqi provoi ta jetësonte me projektin e tij për Serbinë e Madhe, por pa sukses. Kësaj here Perëndimi ishte i vendosur t’i jepte fund hardisjes milosheviqiane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?