“Kori gazmor”
Kënaqësia e popullit ka arritur kulminacionin kur në emisionet e Vitit të Ri populli argëtohet nga “elita”. Emisioni për natën e dytë të Vitit të Ri që Besim Dina e organizoi ishte i mrekullueshëm sepse subjekt humori ishin politikanët dhe estrada. Po të mos ishin këta, s’di me kënd do të qeshnin populli. Besimi i ofron popullit atë që shitet, dhe suksesi i emisionit gradohet nga shikueshmëria. E çfarë kërkon populli, i ofron Besim Dina. Pasi që morëm mendimet dhe uratat nga “elita” jonë, edhe unë po shfrytëzoj rastin të ofroj përshëndetjet dhe urimet për politikanët dhe estradën pasi që Besimi nuk ju dha fjalën publikut prezent.
Populli ushqehet me estradën e pasur që ofrojnë mesazhet e lumturisë të popullit tonë, të atij populli që ju kërkojnë deri në 5000 mijë euro për pesë orë që të na argëtojnë nëpër dasma. Janë po ajo estradë që i dëshirojnë popullit tonë zbutje të mëtutjeshme të varfërisë dhe nga dashuria për popullin ofrojnë mbrëmje “ekskluzive” me çmime marramendëse. Gjithashtu, për të ofruar ngushëllime për të përmalluarit e diasporës, këta të fundit paguajnë në këto mbrëmje deri në 100 euro vetëm për hyrje. Elita si Shkëlzen Jetishi aq shumë e duan popullin sa që çmimet që ju ofrojnë për argëtimin e tyre janë gati të barabarta me ato te ikonave botërore… Desha fillimisht të ju falënderoj juve estradën, dhe siç ia kujton ajo lokja Bajram Rexhepit: “faleminerës se na keni kqyr, na keni neru…”
Pjesa tjetër e elitës janë cool-politikanët si Mimoza Kusari (AKR) që i gëzohet kësaj mbrëmje për popullin ngase siç thotë ajo “ata (populli) janë lodhur duke u marre me politikë dhe kanë nevojë për një natë argëtimi”. Nuk kaloi gjatë dhe Zonja Kusari menjëherë vazhdoi të na shpjegoj planin ekonomik, por jo edhe zhvillimet e performancës së partisë para Gadafit. Nëse doni që ta argëtoni popullin, bile për një natë të vetme zonja Kusari, do ishte mirë që t’i ofroni popullit të njëjtin spektakël që ofruat si delegacion për Gadafin. Populli që ju voton besoj se meriton të njëjtin trajtim.
Vlora Çitaku nga PDK gjithashtu iu gëzua Vitit të Ri dhe me të drejtë e quajti “një moment reflektimi”. Ajo na kujtoi me plot të drejtë që t’i kujtojmë të gjithë ata që ranë për këtë vend dhe na mundësuan që ne sot t’i gëzohemi kësaj dite me argëtime të politikanëve. Reflektova zonjusha Çitaku, dhe më erdhi të qaj. Mu kujtuan gjithë ato nëna që ende presin të kuptojnë për fatin e të zhdukurve, që ju premtuat që do të bëni çmos ta zbardhni fatin e tyre, mirëpo siç e dimë të gjithë, dështuat. Festat si kjo janë ato momente kur familje të tëra kërkojnë të kenë një varr që të qajnë mbi të, dhe kërkojnë një vend ku mund të vendosin një buqetë lule. Më pas, edhe zonjusha Çitaku harroi të reflektoj tek heronjtë që janë të vetmit “që panë fundin e luftës” siç na kujton Platoni sepse lufta nuk mbaroi për popullin që ende lufton vuajtjet nga varfëria e skajshme. Përndryshe, ajo në vazhdim të emisionit u përqendrua tek flirtimi i saj me Besimin, dhe negocimi metaforik me zotin Besnik Tahiri (AAK) për ndonjë koalicion të mundshëm në qeverinë e ardhshme, mirëpo që nuk dukej në horizont ngase zotit Tahiri nuk i dukej tërheqëse oferta. Zonjusha Çitaku, dëshiroj që t’i kujtoni më shumë të zhdukurit dhe të punoni në zbardhjen e fatit të tyre. Gjithashtu, shpresoj që Xeni të ju ofroj një çmim të volitshëm në dasmën tuaj duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare që gjendeni.
Puhie Demaku nga FER-i dukej shumë e agjituar nga humbja e partisë së saj. Ajo dukej e irrituar dhe amatorizmi i saj shfaqej kur në secilin moment që ju dha rasti të komentonte vazhdonte t’i ofendonte tjerët duke u munduar që ta shfrytëzonte platformën e emisionit si platformë zgjedhore. Si dukej ishte aq shumë konfuze saqë kishte harruar se zgjedhjet veç kishin mbaruar. “Trimëria” e saj para ekranit më kujtoi kohën kur ishim fëmijë dhe fitonim guximin kur ishim në konflikte me moshatarë, kur kishim babin afër. Edhe ajo kishte babin pranë, dhe ndoshta prezenca e tij i dha kurajo, por edhe sikur ta kishte babë Klintonin nuk mund ta ndihmonte në atë rast. Besimi e kuptoi mosdijen e saj dhe në një moment i dha përfundim karrierës së saj të pa-filluar. Zonjusha Demaku, duket se njeh politikanët, por jo edhe politikat, andaj të uroj sukses në ndonjë profesion tjetër.
Zonja Gaxherri gjithashtu përfaqësonte LDD-në dhe siç duket kjo parti në shembje nuk kishte asnjë bukuroshe në radhët e veta që t’i ofronte diçka më shumë “cool” këtij kori gazmor. Ajo me plot dinjitet qëndronte përballë disfatës që sipas saj, “ndoshta nuk kanë humbur, por të tjerët kanë vjedhur votën e tyre”. Disfatën e partisë nuk e koroloi si humbje personale, sepse na kujtoi se ajo ka një profesion tjetër dhe ka mjaft gjëra tjera që ta mbajë veten të ngarkuar. Më erdhi mire që zonja Gaxherri nuk do të jetë barrë e taksa-paguesve sepse ajo përvojë politike e ka ndihmuar që mos të ketë nevojë për ndihma sociale. Nuk habitem se nuk do mbetesh keq zonja Gaxherri, ka shumë që me tre muaj në politikë sigurojnë ardhmërinë e tyre, kurse ju me gjithë këto vite në rrafshin politikë, besoj që as nipat e mbesat nuk do të kenë nevojë që të punojnë.
Zonjusha që përfaqësonte Vetëvendosjen, Shkurte Aliu, ishte versioni surrogativ i Albin Kurtit. Zonjusha Aliu kishte ardhur me një skript të incizuar paraprakisht dhe shumë herë urimet e saja më dukeshin sikur “playback” që muzikantët e përdorin nëpër koncerte. Ajo na kujtoi mesazhin e bashkimit kombëtar, që është një mesazh që rezonon me masën, por e dimë që në realitet është i pamundur. Zonjusha gjithashtu e gëzoi popullin duke i ofruar mesazhin tjetër politik të kësaj partie “se sa herë të mbushin aplikacione për viza nuk do të shkruajnë me Kosovarë, por Shqiptarë”. Zonjushë e nderuar, edhe sikur ta shkruanim Suedez, kush vizë nuk na jep neve, po do të ishte më e udhës të na ofroni një solucion se si t’i heqim vizat, sepse kemi mbetur të getoizuar në mes të Evropës. Sidoqoftë, më duhet të pranoj se zonjusha dukej që do të jetë një potencial i vërtetë për Vetëvendosjen, sepse edhe nëse qeveria i ul në radhën e fundit në bankinat e Kuvendit, ajo kishte duar të gjata që ofronin kapacitet në hedhjen e vezëve në një largësi të paparë. E nderuara Zonjusha Aliu, sado që nuk pajtoj me mesazhet fiktive që i ofroni, më duhet të them se do jem një votues potencial po që se arrini të hidhni vezë në foltore, dhe në bankinën e kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të saj. Sadopak, vota ime do të ofronte argëtim për popullin gjatë këtyre seancave të mërzitshme, dhe populli do të ishte më vigjilent për proceset dhe politikat që shtjellohen aty.
Për Z. Tahiri nga AAK nuk kisha as unë përshtypje ngase dha shumë pak sinjale për të ardhmen. Ai na uroi Vitin e Ri me të njëjtat fjalë miradije, e përshëndeti shefin që argëtohej nga ky kor gazmor përmes ekraneve televizive në Hagë, dhe mohoi ndonjë mundësi koalicioni me zonjushën Çitaku. Sidoqoftë, si duket Besimi diskriminoi kundrejt Z. Tahiri sepse partia e tij nuk kishte përfaqësuese në fustan, dhe si duket shumë pak ju dha fjala. Sugjerimi më adekuat për ju është se herën tjetër duhet që ta përgatisni Melizën apo ndonjë tjetër dhe të ja besoni detyrën në këso mbledhish, sepse sot burrat gatuajnë politikën, por gratë e shesin.
Në Oxygen kishim shumë këngëtarë e humorist si teta-Shyhrete dhe nëna-Leze që na gëzonte me këngët e korit gazmor që përshkruante për mrekulli vet elitën e politikanëve prezent. Gjithashtu prezent kishim ish-drejtorin e policisë që potencoi se "është dërgu me msit në politikë, po jo se kishte zgjedhur". Më erdhi shumë “keq” për Z. Selimi sepse futja e tij në lëmshin politikë tingëlloi sikur që e kishin shtyrë me forcë e jo me hater, dhe të njëjtën kohë më konfirmoi përshtypjen se jemi shndërruar në një vend që ka vetëm kauboj, pa asnjë indian.
Më tej, Besimi kishte menduar që t’i relaksoj tifozët kuq-e-zi që dukeshin të depresionuar nga përkrahja e ekipit kombëtar që duket se gjasat e Shqipërisë për të marre pjesë në ndonjë kampionat Evropian apo edhe Botërorë janë aq të vogla sa edhe gjasat që i ka Kosova të futet në familjen evropiane. Në anën tjetër, Daut Demaku i shërbente Besimit si një ndihmë për meditimin e mysafirëve në këto momente reflektimi duke i treguar atyre dritën që çon në fund të tunelit, por nuk e kishte të qartë se a shihte dritën e trenit që po vinte apo drita e diellit.
Përfundimisht, Besimi me plot mjeshtëri dhe hare i zbërthente substancat e kësaj elite që në një analizë të shkurtë projektonte se çfarë të presin qytetarët për këtë Vit të Ri 2011. Oxygeni në këtë rast përmbante karbon, dhe si rezultat u formua një kombinim toksik që e shndërroi gjithë emisionin në dioksid karboni. Televizioni publik që operon me taksat e popullit merr një meritë të veçantë për natën e pare të Vitit të Ri sepse çdo vit na gëzon me të njëjtin repertuar, me të njëjtat këngëtarë/e, përveç grimit dhe veshjeve që ndryshojnë. Mirëpo, Zoti Dina, nuk e kuptova se ku mbetën akademikët, shkencëtarët, shkrimtarët…? Nuk i kërkon më kush?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?