Viti i vetëvendosjes për shqiptarët!
Lëvizja Vetëvendosje hyn në Kuvend të popullit për vetëvendosje!
Lëvizja Vetëvendosje nuk po hyn në Kuvend të Ahtisarit, por në Kuvend të popullit për Vetëvendosje. Me gjithë pakësimin e përqindjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga shkaku i vjedhjes masive të votave, ka ende analistë – zëdhënës, medialë ose partiakë me ambicie që të konspirojnë kundër pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, duke komentuar kot së koti, se gjoja Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të hyjë në Kuvend të Kosovës, për shkak të qëndrimeve refuzuese ndaj simboleve, flamurit dhe himnit të Kosovës, si dhe kundërshtimeve ndaj Planit të Ahtisarit.
Sikur po harrohet se Kuvendi është institucion i popullit, e jo pronë e klaneve politike, as e qarqeve apo misioneve mbikëqyrëse të instaluar në Kosovë. Po ashtu, sikur harrohet se legjitimiteti i hyrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend buron nga vota e pastër e popullit, për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e tij në mënyrë legjitime. Lëvizja Vetëvendosje hyn në Kuvend për ta ndërtuar e zhvilluar shtetin që i përket popullit, e jo klaneve politike dhe profiterëve të luftës që plaçkitin vendin dhe shtetin. Lëvizja Vetëvendosje hyn në Kuvend për ta ndryshuar sistemin aktual antidemokratik, të ndërtuar me ndihmën e qarqeve dhe misioneve proserbe, për ta manipuluar e vjedhë votën e qytetarëve dhe pasurinë e Kosovës.
Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë, se nuk betohet dhe as nuk ngrihet në këmbë para simboleve që nuk e përfaqësojnë dhe që e fyejnë identitetin e kombit shqiptar. Lëvizja Vetëvendosje betohet dhe ngrihet në këmbë vetëm para flamurit dhe himnit kombëtar. Në vend të Planit të Ahtisarit, i cili Kosovën e copëton përbrenda, duke serbizuar edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje do të zbatojë Planin e Vetëvendosjes së Popullit, me të cilin ndërtohet dhe zhvillohet shteti i Kosovës. Sepse, sakrificat e popullit tonë, nuk janë bërë për negociata dhe koncesione për Serbi, por për liri dhe pavarësi, për identitet dhe bashkim kombëtar, për Kosovën Shqipëri. Për këto arsye, Lëvizja Vetëvendosje edhe përqafoi kërkesat e elektoratit dhe qytetarëve të Kosovës, që të angazhohet edhe brenda institucioneve të Kosovës, për t’i ribërë e zhvilluar ato, në parime të vetëvendosjes, dekolonizimit dhe bashkimit kombëtar.
Lëvizja Vetëvendosje, meqenëse nuk ndërton institucione qeverisëse me koncepte e programe që shkelin vetëvendosjen, ajo nuk bën as koalicione qeverisëse me shkelësit e kësaj të drejte legjitime të popullit të Kosovës. Pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend nuk është vetëm përcaktim, por edhe obligim, për ta përfaqësuar dhe mbrojtur votën dhe besimin e qytetarëve, për një sistem demokratik dhe një qeverisje demokratike, që respekton dhe zbaton vullnetin dhe votën e qytetarëve të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka vullnet dhe beson në realizimin e këtij misioni, sepse Viti 2011 do të jetë Vit i Vetëvendosjes.
Por, megjithëse në mënyrën më anakronike dhe obskurante, janë shkelur që të katër shtyllat e parimit të vetëvendosjes: ajo politike, ekonomike, kulturore dhe sociale, edhe në vetë kushtetutën aktualen ekziston një fije drite për të dalë nga ky tunel absurd politik i shtetit sui generis të Kosovës. Vetë neni 1 i Kushtetutës aktuale të Kosovës, bie ndesh me nenet e tjera brenda saj, dhe obligon Kuvendin për heqjen e kontradiktave, të cilat e cenojnë dhe mohojnë sovranitetin dhe identitetin e shtetit të Kosovës, dhe që rrezikojnë qenien e saj kulturore dhe territoriale në të ardhmen. Ky do të duhej të ishte prioriteti nr.1 i Kuvendit të Kosovës brenda vitit 2011, sepse kjo kushtetutë, si edhe simbolet e shtetit të Kosovës, nuk e përmbajnë vullnetin e popullit, as referendumin si shprehje e legjitimitetit të këtij vullneti, as edhe mundësinë për shfuqizimin e ligjeve kolonizuese të ish regjimeve okupuese serbo – jugosllave. Kjo, për më tepër, bie ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare për njohjen dhe pranimin e shtetit të Kosovës në institucione ndërkombëtare, siç është OKB e Bashkimi Evropian. Vetëm zbatimi i të drejtës për vetëvendosje i eliminon këto kontradikta, dhe i hap rrugë Kosovës, për integrime si në planin kombëtar edhe atë ndërkombëtar, dhe këtë mund dhe do ta realizojë denjësisht Lëvizja Vetëvendosje me popullin përkrahës të saj.
Plani Ahtisarit në esencë është modifikim i Planit të Dobrica Qosiqit, të dalë nga Akademia Serbe e Shkencave, në vitet 1990-ta, i cili përmbante elementet kryesore të decentralizimit në baza etnike, tjetërsimin e kulturës së Kosovës – serbizimin e kishave dhe manastireve, si dhe variantin për ndarjen e veriut të Kosovës. Si i tillë ky plan është më i sofistikuar dhe më efikas se ai i Vaso Çubrilloviqit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?