Pushteti i vjedhur
Këtë shkrim dua ta filloj duke treguar se isha njëri nga ata që prisja dhe besoja në zgjedhje të lira e demokratike që u mbajtën me 12 dhjetor. Prisja që gjërat në Kosovë do të ndryshojnë për të mirë. Por, ja që doli e kundërta e asaj që jo vetëm unë e prisja. Atë ditë isha i gëzuar edhe për një arsye – votoja për herë të parë. Shihja qytetarët duke shkuar nëpër qendrat e tyre të votimit për ta kryer obligimin e tyre, pra për ta dhënë votën aty ku ata konsideronin se ishte më e qëlluar. Por, nuk shkoi shumë gjatë dhe gjërat filluan të shkojnë nga e keqja. Qytetarët dilnin të nevrikosur nga qendrat e votimit, duke sharë e duke fyer në gjuhën më të ashpër institucionet që ishin përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, sepse dikush tjetër tashmë kishte votuar për ta! Madje, disa të tjerë tregonin se edhe familjarët e tyre të vdekur vite më parë, paskan votuar që në mëngjes. Këtu fillova të mendoja ndryshe dhe ta pyesja veten se a jemi në një vend demokratik, apo jemi në një vend që fare s’ka të bëjë me demokraci?
Kjo që ndodhi me 12 dhjetor na tregoi shumë qartë se Kosova vazhdon të vuajë nga grupe mafiozësh, të cilët nuk ia duan të mirën vendit. Këto grupe bandash nuk dinë as çka është shteti e as çka është demokracia. Për interesa personale e grupore ata shkelin gjithçka, madje edhe vullnetin e lirë të qytetarëve. Filluan të vinin informata aq rrëqethëse, sa ma kujtonte sikur jemi në gjendje lufte. Thërrisnin njerëzit në telefon dhe tregonin se diku po rrihen vëzhguesit. Diku tjetër po largohen ata të cilët po mundohen ta mbajnë një proces të rregullt zgjedhor dhe nën kontroll. Diku thoshin se është mbyllur dera për votues, dhe aty brenda janë vetëm 3-4 persona që po mbushin kutitë. Ndërsa, diku tjetër ofroheshin para të majme për një numër të konsiderueshëm të votave. Pra, grupe të organizuara dhe të pandërgjegjshme shfrytëzonin varfërinë e madhe që ka kapluar vendin, për t’i blerë votat. Kjo, mbase, shihej në çdo qendër votimi, sidomos aty ku ishte konkurrenca më e madhe në listat e deputetëve për Parlamentin e ardhshëm.
Ishte e kotë për të vendosur rendin dhe rregullin atë ditë, sepse organizimi i grupeve banditeske ishte më i madh sesa i atyre që donin një proces pa manipulime dhe pa vjedhje votash. Vetëm unë së paku 20 herë kam thirrur organet që merreshin me sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve për të ndihmuar në një proces që tashmë kishte dalë nga kontrolli, por asnjëherë dhe në asnjë rast nuk ka reaguar askush. Isha në një vend ku vjedhja e votave shihej prej aeroplani, siç thotë populli. Pra, Drenasi ishte tashmë caku i atyre që frika i kishte kapluar me herët se do të humbin zgjedhjet nëse nuk manipulojnë komplet procesin. Dhe kështu ndodhi. Atë ditë secili vidhte për vete. Pra, secili i nominuar për deputet kishte bandën e tij dhe, natyrisht, dihej se cili ishte misioni tyre: të mbushen kutitë, që të kenë vota të mjaftueshme të preferuarit ose bosët e tyre, për të qenë pjesë e Parlamentit në mandatit e ri. Pra, ata që paguanin më shumë, edhe merrnin vota më shumë. Ata që nuk dhanë para, mbetën, si duket jashtë renditjes në garë për deputet. Këtu ishte gjithçka e orkestruar me kohë. KQZ-ja, në vend që në mesnatën e 12 dhjetorit të dalë dhe të anulojë komplet zgjedhjet, sepse ishin vjedhur votat me thasë, bëri të kundërtën: legjitimoi zgjedhjet, dhe atë 26 orë pas përfundimit të tyre.
Çka të themi këtu, kur organi përgjegjës për organizim të procesit zgjedhor del në mbrojtje të hajnave të votës dhe legjitimon ata. Pra, edhe pse erdhën shumë ankesa nga i gjithë vendi, por më të theksuara ishin ato të Drenasit, Deçanit, Malishevës dhe Skenderajt, për vjedhje masive të votave, KQZ-ja, megjithatë, doli me rezultatet e saj preliminare dhe nxori “fituese” PDK-në. Pra, nxori fitues pikërisht ata që më së shumti vodhën vullnetin e qytetarëve. Dhe, kështu disi na treguan dhëmbët se ne jemi këtu, dhe bëjmë çfarë të duam, duke na bërë me dije se në shtetin tonë vetëm hajnat shpallen fitues. Kjo mbase neve qytetarëve na bënë të kuptojmë që demokracia është në rrezik. Aty ku shpallen fitues manipuluesit e votave, aty ku shpallen fitues kërcënuesit me armë në ditën e zgjedhjeve, aty ku rrehen vëzhguesit e vërtetë që, mbi të gjitha, po mbronin demokracinë dhe, aty ku edhe policia del në mbrojtje të hajnave të votës, duhet të na bëjë që të frikësohemi dhe të mendojmë për pjesën tjetër të jetës që do ta kalojmë këtu.
Gjithsesi, për krejt këtë hallakamë rreth këtyre zgjedhjeve, fajtorë kryesorë janë ish koalicioni i kaluar PDK-LDK, të cilat e sollën vendin në këtë gjendje kaq të keqe. Dhe, pikërisht këto dy parti, por edhe të tjera, do të duhej t’i vriste ndërgjegjja për gjendjen e keqe në të cilën na sollën.
Tashmë vendimi për t’u përsëritur zgjedhjet në disa komuna është marrë. Pra, data 9 janar do të jetë edhe një test për ata që i organizojnë ato. Të shohim nëse deri në këtë datë do ta kemi dikë prapa grilave për vjedhje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Komisionerët që i ndërruan destinacionin votës së lirë të qytetarëve, duhet të shkojnë në burg. Ndërsa, do të duhej që përgjegjësinë për situatën e krijuar ta marrë edhe Ushtruesi Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, i cili, duke u konsultuar me partitë politike, shpalli datën 12 dhjetor, duke shpresuar që edhe vetë do të kalonte më lehtë. Mirëpo, i doli e kundërta. Grupet e hajnave nga vetë partia ku ai është sekretar, e vodhën edhe atë, gati duke ia pamundësuar qëndrimin në Parlament edhe në mandatin e ardhshëm. Prandaj, jo vetëm për këtë arsye duhet reaguar Presidenti në detyrë. Ai duhet të brengoset më shumë për demokracinë për të cilën na tha se është duke u rrezikuar. Pra, ai duhet të reagojë, sepse shkurt e shqip, vota është vjedhur në gjithë vendin. Duhet ta marrë vendimin që të ketë shumë shpejt zgjedhje të reja, por gjithsesi duke ndryshuar rrënjësisht ligjin për zgjedhje.
Këtu duhet përjashtuar vetëm Lëvizjen Vetëvendosje! e cila, jo vetëm që nuk u përfshi në vjedhje dhe pazare të votave, por ishte pikërisht kjo e cila bëri publike shumë të meta dhe shumë manipulime aty ku edhe ishin të pranishëm, ku në disa vende edhe u rrahën vëzhguesit e saj, vetëm pse nuk bëheshin si të tjerët. Pra, nuk bëheshin hajna. Ndërsa, të tjerat, sidomos PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, ishin kampionë të datës 12 dhjetor, për vjedhje dhe keqpërdorime të shumta. Nëse mbetet kështu për t’u votuar vetëm në 3 komuna, dhe në disa qendra të dy komunave tjera, atëherë kjo do të thotë se njëmend këtu s’ka demokraci, dhe që askush s’e çan kokën për të. Dhe, nëse mbetet kështu, të vetmit deputetë që do të ishin me legjitimitet të plotë, dhe me besimin e qytetarëve, pa dyshim do të ishin ata që do të hynin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! Shumë nga të tjerë nuk mund të jenë asgjë tjetër përveç se hajna të votave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?