Shpifjet që tentojnë ta minojnë ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës
Këto ditë, në mediat tona dhe ato ndërkombëtare, kanë vërshuar opinionet lidhur me raportin shpifës, insinuativ dhe tendencioz të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Akuzat e hapura e qëllimkëqija në veçanti ndaj ish-udhëheqësit politik të UÇK-së, kryeministrit aktual të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçit, padyshim janë përpjekje të qarqeve antishqiptare e anticivilizuese për të njollosur vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe demokraci. Këto vlera, nuk mund t’i kontestojë askush dhe dihet se ato janë mbështetur edhe nga bota demokratike, veçmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre euro-perëndimorë.
Vetëm të verbuarit si Dick Marty dhe bashkëmendimtarët e tij në Beograd e Moskë, 11 vjet pas luftës në Kosovë, bëjnë skenare për të manipuluar me akuza shpifëse, gënjeshtra dhe “goditje” tejet të ulëta, në esencë akuza anticivilizuese në llogari të bijve më të mirë të popullit shqiptar, të cilët e udhëhoqën me mençuri, dinjitet e largpamësi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat pa asnjë argument të vetëm të Martyt janë tendenca për ta barazuar krimin me viktimën, ata që bënë krimet gjenocidale mbi popullatën civile në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe në mbarë hapësirën e ish-Jugosllavisë me ata që zhvilluan luftë mbrojtëse dhe për t’u çliruar nga pushtimi dhe diktatura sllavokomuniste e kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s mbi caqet ushtarake-policore serbe, është dëshmia më e mirë e botës demokratike të prirë nga SHBA-të dhe aleatët e saj për të mbrojtur vlerat humane në Kosovë dhe për të ndëshkuar makinerinë vrastare e kriminale të regjimit serb.
UÇK-ja nuk ka shkelur ligjet dhe zakonet e luftës
Si gazetar gjatë vitit 1998 e 1999, kam pasur rastin që ndër të rrallët të ndjek nga afër shumë zhvillime dramatike nga periudha e luftës në zonat që kontrolloheshin nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sidomos takimet e drejtuesve politikë e ushtarak të UÇK-së me diplomatë amerikanë e euro-perëndimorë në Vargmalet e Berishës, në Kleçkë, Divjakë, në Dragobil, Likoc, Terstenik e zona të tjera. Mund të them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk kam vërejt asnjë shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës nga ana e UÇK-së. Nuk kam vërejtur kurrfarë hakmarrje ndaj popullatës civile serbe. Kam vërejtur vetëm vullnetin, vendosmërinë dhe gatishmërinë e pashoqe të luftëtarëve të lirisë nga të gjitha trojet etnike shqiptare për të zhvilluar luftë të pastër si loti për çlirimin definitive të Kosovës nga pushtimi serb.
Si gazetar që kam qenë i pranishëm në të gjitha zonat e luftës në Kosovë, kam qenë edhe dëshmitar i shumë masakrave të forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare në Abri, Reçak, Poklek, Dukagjin, Llap, Neredime e zona të tjera. Në asnjë moment e vend nuk kam vërejtur sulme hakmarrëse të luftëtarëve të UÇK-së ndaj popullatës civile serbe, por kundërvënie vetëm ndaj makinerisë ushtarake e policore serbe. Kjo më së miri dëshmon për shpirtin e pastër humanist e çlirimtar të UÇK-së. Këto janë vlera të civilizimit perëndimor, të cilat u mbështetën nga bota demokratike.
Në prill të vitit 1999, me kameramanin Abaz Zeka, kemi vizituar edhe qendrën e stërvitjeve në Burrel të vullnetarëve që iu bashkëngjiteshin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga SHBA-të dhe vendet e shumta euro-perëndimore. Aty ishin luftëtarë trima nga të gjitha trojet etnike shqiptare dhe te të gjithë ekzistonte gatishmëria për të marrë pjesë në operacionet përfundimtare për çlirimin e Kosovës. Drejtuesit politikë e ushtarakë të UÇK-së, angazhoheshin që operacioni “Shigjeta” të organizohej sa më parë dhe sa më mirë, që forcat pushtuese serbe të largohen përfundimisht nga Kosova. Janë të pakuptimta akuzat e Dick Marty-t dhe mbështetësve të tij në Beograd e Moskë se dikush merrej me trafikim organesh njerëzore, me drogë dhe vepra të ngjashme kriminale.
Qarqeve antishqiptare dhe antiamerikane nuk iu konvenon një lider i aftë e i fuqishëm si Hashim Thaçi
Tolerimi dhe përkëdhelja e Serbisë pas luftës, mosndëshkimi i urdhërdhënësve dhe kryesve të krimeve makabre serbe mbi popullin shqiptar në Kosovë, cenimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të pavarur të Kosovës, janë vetëm disa nga dështimet e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
Dick Marty, si kundërshtar i përbetuar i bombardimeve të NATO-s, kundërshtar i çlirimit të Kosovës, dhe mbi të gjitha i pavarësisë së Kosovës, mjerisht është vënë në shërbim të regjimit anticivilizues në Beograd, duke u munduar që ta zbehë rolin konstruktiv dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-ve dhe aleatëve të saj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai dhe klubi i tij anti-liri dhe anti-Kosovë, me gjitha mënyrat po përpiqet të minojë proceset pozitive në ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës, madje edhe procesin paqësor në Ballkan e më gjerë, si dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Raporti shpifës i Dick Martyt, padyshim është përpjekje e qarqeve proserbe e proruse me qëllim të minimin e procesit paqësor në Kosovë e rajon, si dhe dobësimin e rolit prijës të SHBA-ve në Ballkan.
Sulmet e drejtpërdrejta ndaj ish-udhëheqësit politik të UÇK-së dhe kryeministrit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit, nuk janë të rastësishme. Ai është dëshmuar lider i mençur politik i luftës dhe i ndërtimit të paqes, sidomos si kryesues i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes në Rambuje. Thaçi në të gjitha etapat u dëshmua kooperativ me faktorët ndërkombëtarë, burrështetas i vendosur, i guximshëm për të marrë vendime historike në interes të paqes e stabilitetit në rajon dhe për prosperitetin e vendit. Prandaj, qarqeve antishqiptare dhe antiamerikane nuk i konvenon një lider i tillë, i aftë e i fuqishëm në prag të fillimit të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit për mbrojtjen e integritetit territorial dhe konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës.
Të veprojmë si një trup i fuqishëm për mbrojtjen e interesave kombëtare
Liria dhe pavarësia e Kosovës është fituar me shumë sakrifica të shumë brezave, me gjakun e dhjetëra mijëra dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Prandaj, të gjithë duhet të jemi unikë dhe të dëshmojmë vetëdije të lartë politike e kombëtare në mbrojtjen interesave madhore dhe kundërshtimin e sulmeve dhe shpifjeve të kuzhinës anticivilizuese të Beogradit dhe aleatëve të tij, që kanë për qëllim minimin e procesit të ndërtimit të shtetit demokratik të Kosovës.
Institucionet shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë, duhet të veprojnë me përgjegjësi të lartë politike e profesionale, që të bashkëpunojnë me ekspertët ndërkombëtarë që akuzat e pabaza të Dick Marty-it të hetohen dhe përfundimisht opinioni botëror të informohet se ato janë vetëm shpifje e gënjeshtra ordinere me qëllim të dëmtimit të imazhit të Kosovës në botë. Të gjithë duhet të veprojnë në mbrojtje të vlerave të shenjta të luftës së UÇK-së e kurrsesi të mos lejojnë që njollosen ato pikërisht në kohën kur Kosovës dhe lidershipit të saj i nevojitet një mbështetje e fuqishme për ndërtimin e shtetit demokratik, rritjen e njohjeve të reja ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në BE e NATO.
(Autori është gazetar, i cili gjatë viteve 1998-1999 ka raportuar drejtpërdrejtë nga zonat e luftës të kontrolluara nga UÇK-ja për Radio Televizionin Shqiptar, gazetën “Bota e re” dhe të përjavshmen “Zëri”)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?