Mbi diskursin e deformimit tё votës nё Kosovё: rikthimi i simptomёs
Duke analizuar lidhshmёrinё e pazgjidhshme tё seksualitetit me pushtetin, Michel Foucault tek ‘Historia e Seksualitetit’ tematizon çështjen se cilat koncepte morrёn nxitje diskurisve gjatё shek. XIX. Padyshim, se njёri prej koncepteve qё do tё marrё tatёpjetёn gjatё kёsaj kohe ёshtё ai qё ka tё bёj me analitikёn e seksulatitetit: ligjёrimet mbi seksin shumёfishohen dhe seksi bёhet çёshtje publike ku kapja e kuptimit tё kёtij ‘sekreti’ omniprezent tentohet tё bёhet pёrmes njё rrjeti tё gjёrё dijesh e ligjёrimesh. Seksi i konsideruar si turp, dhe pjesё e errёt e qenies, shtrёngonte ligjёrimin mbi tё deri nё mbytje, nga shekulli XVII e tutje. Seksi pёrjashtohet nga fusha e ligjёrimeve. Madje, ndalohej edhe emёrtimi si i tillё: ndalohej tё pёrmendej/artikulohej praktikisht ajo qё ishte e ndaluar – seksi. Pra, simbas Foucaultit, njё ‘policy” rregullat dhe pёrmes atyre rregullave, fjala seks ishte spastruar nga gjuha. Mё vonё, thotё Foucaulti, seksi u bё temё qёndrore e sovranit, ku pёrmes politikёs sё administrimit tё seksualitetit, sovrani ishte nё gjendje tё disiplinonte trupin, rregullsonte popullёsinё, kontrollonte hapёsirёn shoqёrore, por njashtu, pёrmes prodhimit tё regjistrave dhe statistikave, bёhej e mundhshme ndёrhyrja nё trupin shoqёror qoftё pёrmes frenimit apo shtyrjes sё natalitetit (ndёrhyrje ekonomike), ose qoftё nёpёrmes idelogjisё ku disa vlera morale futen nё shoqёri si mjet kontrolli (ndёrhyrje politike). Rrjedhimisht, pushteti i seksit apo biopolitika bёhet qendёrtemё e sovranit modern, i cili pushtet jo larg moti konsiderohej si vatёr e heshtjes.
A nuk ishte togёfjalёshi ‘deformim votash’, sikurse seksi dikur, temё tabu, e spastruar nga gjuha diskursive, nё tё gjitha zgjedhjet e organizuara nga UNMIK (OSCE) nё Kosovё, qё nga viti 2000, qё tani po rikthehet si simptomё? Zgjedhjet e vitit 2010 nё fakt nuk janё asgjёtjetёr pos version i dublikuar perverz i tё gjitha zgjedhjeve qё kanё ndodh nё Kosovё, ku keqёpёrdorimi dhe devijimi i votave ka qenё po aq masiv sa sot, por qё emёrtimi i fenomenit ishte i ndaluar nga ‘policia gjuhёsore’ e UNMIK-si organ suprem metalinguistik. Prandaj, diskursi omnipresent sot rreth ‘deformimit tё votave’ nuk ёshtё hiçgjё tjetёr pos ‘zgjerim i gjuhёs’ sё ligjёrimit publik, ku togёfjalёshi ‘deformim votash’ nuk sanksionohet nga administrimi ndёrkombёtar (EULEX), pikёrishtё pёr faktin se kёto zgjedhje nuk janё organizuara nga administrata ndёrkombёtare nё Kosovё, dhe rrjedhimisht, dёshtimi pёr tё organizuar zgjedhje kredibile nuk bie nё domenin e tyre. Gjatё kohёs qё UNMIK-u/OSCE organizonin zgjedhjet nё Kosovё, nuk kishte se si zgjedhjet tё mos jenё ‘mё tё mira nё rajon’, pёr faktin se nuk kishte autoritet tjetёr mbi UNMIK-un qё do tё do tё mund tё vlerёsonte rezultatin e tyre: UNMIK-u edhe organizonte zgjedhjet, edhe vlerёsonte ato dhe, pёrfundimisht, edhe filtronte partnerёt e tij. Realisht, UNMIK-u asnjherё nuk ka raportuar detajisht se ku ka pasur keqёpёrdorime nё zgjedhjet e vitit 2007, cili ёshtё numri i ankesave qё kanё dorёzuar palёt gjatё zgjedhjeve, dhe sa raste janё penalizuar deri mё tani. Nuk kishte si tё raportonte pёr kёto keqёpёrdorime, sepse, siç thoshte psikoanalisti francez Lacan, fjalёt-e-pathёna-asnjёherё janё gjithёmon e vёrteta reale.
Sё fundi, kur zgjedhjet nacionale tё vitit 2010 organizohen nga autoritetet vendore, ka pasur keqёpёrdorime masive (duke shpallur mbi 70.000 vota tё pavlefshme), me disa komuna nё rivotim, dhe me mbi 171 ankesa, por kishte edhe denoncim masiv tё keqёpёrdorimit. Pra, kjo nuk ёshtё gjё tjetёr pos rikthim e simptomёs sё shtypur sё deformimit tё votave, nga viti 2000 e tutje, nё gjuhёn e diskursit publik. Prandaj, pyetja qё shtrohet sot nuk ёshtё nёse PDK, LDK apo AKK kanё keqёpёrodur votёn e qytetarёve tё Kosovёs nё ‘krahinat e tyre politike’. Pyetja mbetet: nё fakt, a mundet qё kjo sёmundje patologjike e partive politike, qё kanё instikt pёr tё deformuar vota, tё korrigjohet pa njёfarё ‘psikiatrizmi tё shoqёrisё kosovare’, sepse, problem i deformimit tё votave nuk ёshtё njё problem teknik, por, parasegjithash, problem i kulturёs politike tё Kosovёs: ose pak mё saktё, i akulturimit politik tё shoqёrisё kosovare. Rredhimisht, pyetja esenciale nuk ёshtё kush e manipulon procesin elektoral, por pse shoqёria kosovare nuk ёshtё ende nё gjendje votoj dhe tё krijoj institucione demokratike?
Janё pesё arsye se pse nё Kosovё deformohet vota:
A) Shoqёria kosovare mbetet ende njё ‘shoqёri kazerm’. Njё shoqёri e mbyllur, ose nё gjuhёn e Popperit, njё shoqёri e bazuar nё lidhje semi-biologjike, qё funksionon e vetme si njё organizim biologjik, pa pёrplasje ideologjike, programore, apo konceptuale. Shikuar nga jashtё, Kosova mbetet vendi mё i izoluar nё botё, ku e drejta e lёvizjes sё qytetarёve tё Kosovёs rezervohet vetёm nё pesё shtete, kurse shikuar nga brenda, vendi ёshtё i ndarё nё ‘krahina politike’ me monopol absolut tё partive politike respektive. Kundrejt kёsaj nevojitet hapja e shoqёrisё kosovare si nga jashtё, ashtu edhe nga brenda.
B) Shoqёrisё kosovare i mungon kapitali social dhe besimi nё parti. Njerёzit nё Kosovё kanё mungesё besimi tek partitё politike dhe kjo krijon deficit votash. Rrjedhimisht, kundrejt kёsaj, partitё politike shfrytёzojnё krejt potencialin e tyre agjitues pёr tё rekrutuar, bindur apo deformuar votёn e qytetarёve tё Kosovёs. Kundrejt kёsaj nevojitet zgjerimi i platformёs elektorale dhe rritja e kapitalit social.
C) Nё Kosovё mungon ligjshmёria. 70.000 e anuluara janё pasojё e saj. Derisa gjykatat kёrkojnё video materiale apo fotografi pёr tё penalizuar deformimin e votave, pikёrisht ёshtё ligji ai qё e ndalon marrjen e fotografie dhe video materialeve nёpёr vendvotime. Policia ёshtё e re dhe pa-pёrvoje nё procesin elektoral, dhe rrjedhimisht nёse elektori voton disa herё, nuk ka masa as parandaluese dhe as penalizuese. Nё anёn tjetёr, mungesa e ligjshmёrisё nuk ka tё bёje vetёm me zgjedhjet. Prandaj, kundrejt kёsaj, prokuroria, gjyqёsia dhe policia duhet tё reagojnё jo vetёm nё rastin e deformimit tё votave, por parasegjitash kur deformohen taksat e qytetarёve tё Kosovёs, pёrmes korrupsionit.
D) Nё Kosovё ka vdekё guximi qytetar. Guximi pёr ta denoncuar keqёpёrdorimin e votave ёshtё pazgjidhshmёrisht e lidhur me ‘guximin e ligjit’ pёr tё ndёshkuar. Meqё kjo e dyta nuk funksionin, e para pamundёsohet. Qytetari nё Kosovё ndihet i ‘pafuqishёm’, po qё se nuk i bashkohet qoftё njё partie politike, organizate kriminale apo rrjeti tjerёr qё i mundёsojn atij mbrojtje informale. Nё njё ambient kёrcёnues, me mungesё sё gjyqёsisё, qytetari paradoksalisht shndёrrohet nё njё instrument tё krimit, qoftё edhe atij tё deformimit tё votave.
E) Nё Kosovё mungon pёrvoja demokratike. Shoqёria kosovare ende nuk ёshtё institucionalizuar tёrёsisht. Ka mungesё tё interesimit pёr sferёn publike: sfera publike mbetet tepёr e ngushtuar. Agora/Sfera publike ku prezentohen programet politike tё partive politike nё Kosovё ende mbetet ODA e burrave. Kurse partitё politike nuk kёrkojnё vota individuale, por vota kolektive familjare, vota kёto qё nuk janё shprehje e vullnetit individual. Kundrejt kёsaj nevojitet zgjerimi i sferёs publike nё Kosovё dhe institucionalizimi i shoqёrisё kosovare.
Pa i adresuar pesё problemet e mёsipёrme tё shoqёrisё sonё, do tё kemi gjithmonё, nё gjuhёn e Niçes, ‘rikthimin e sё njёjtёs’, qё do tё nёnkuptonte pёrsёritjen e kёtij fenomeni tё deformimit tё votёs edhe nё zgjedhjet e ardhshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shnettta-780x439.jpg)
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-8-780x439.png)
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?