LAJMI I FUNDIT:

Shtetndërtimi i Vetëvendosjes

Jam prej atyre që nuk u çudit nga rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010, përkatësisht nga mënyra se si u ndërtua ai rezultat. E vetmja mënyrë që PDK të dilte e para në këto zgjedhje ishte që të manipulojë votën. Ashiqare, kjo nuk ishte hera e parë për ta dhe, nëse nuk ka kush e ndalë, kjo nuk do të jetë as hera e fundit. Kjo parti, sidomos në këto tri vitet e fundit, dëshmoi që është në gjendje që të falë e të shes të gjithë pasurinë publike vetëm që të shpëtojë pa u përndjekur ligjërisht. Në këtë kuadër, po e përsërisë, e vetmja mënyrë që kjo parti të dilte e para në këto zgjedhje ishte mënyra se si doli, duke mashtruar.

Ndërkohë, një proces tjetër që ka filluar është hyrja e Lëvizjes Vetëvendosje në sistemin qeverisës, bërja e saj pjesë e sistemit. Në fakt, sikurse shumica e qytetarëve të Kosovës, edhe organizimi i ngushtë i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë i vëmendshëm për korrupsionin në qeveri, në sistemin qeverisës, por tërë këtë proces e ka vrojtuar nga jashtë duke reaguar përmes protestave dhe formave të ndryshme të revoltës.

Me kësmet, vitin e ardhshëm 2011, kjo Lëvizje do të ketë mundësinë që për së gjalli ose “live” të shoh keqpërdorimet dhe abuzimet në secilën ministri e agjenci qeveritare, do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, po ashtu do të ketë rastin të shoh dhe ndjejë për së gjalli se si funksionon “kabineti qeveritar”, kryeministri dhe presidenca. Jo pse kjo Lëvizje nuk ka ditur asgjë që unë mund të them këtu, por Vetëvendosja po hyn në sistemin administrativ të letrave, të dokumenteve, shkresave, memorandumeve, ligjeve, udhëzimeve dhe kërkesave të ndryshme qeveritare ose qeverisëse përmes të cilave janë kryer dhe vazhdojnë të kryhen keqpërdorime të miliona e miliona eurove të qytetarëve të Kosovës, përveç faljes së PTK-së, Aeroportit, KEK-ut dhe të tjerave ndërmarrjeve, fabrikave e bizneseve publike e shoqërore.


Brenda sistemit, Vetëvendosja do ta kuptojë abetarisht rëndësinë e mënyrës së punësimit të personelit administrativ, duke filluar nga vozitësit, recepsionistët, sigurimi, zyrtarët e ndryshëm administrativ, drejtorët, sekretarët e përgjithshëm, kryeshefat dhe e të gjithë nëpunësve, shërbyesve civil, mjekëve, trupave të FSK-së, profesorëve dhe arsimtarëve. Përfshirë këtu edhe prokurorët, gjyqtarët dhe policët, për t’i mos harruar as pastruesit. E gjithë kjo sepse rruga më e përsosur për të manipuluar u bë ligji, mjeti u bë tenderi, ndërsa mbrojtja e jashtme nga ky abuzim u bë punësimi.

Ndonjë shkollar mund të thotë që Vetëvendosja do ta “zbërthejë” sistemin e qeverisjes dhe t’i qes edhe hollësitë më të hollësishme të korrupsionit në fushë, pra në publik, media, prokurori e gjyqësi. Disa të tjerë presin transformimin e Vetëvendosjes, rehatimin e saj në sistem, ndërsa PDK tashmë po thotë që nuk do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen (sic!). Logjika thotë që nëse Vetëvendosja “e zbërthen” sistemin qeverisë, atëherë kjo me automatizëm dërgon në situatë ku PDK dhe VV do të kishin qëndrime të kundërta. Nëse VV rehatohet në sistemin qeverisës, atëherë sistemi do ta përpijë, pra pason zhdukja e VV nga skena politike, ndërsa nëse PDK del qysh tashti kundër VV, atëherë ardhmëria e VV mund të jetë e ndritshme, por e pret punë e mundimshme përpara.

Në këtë kuadër, janë dy gjëra që VV duhet të ketë parasysh. E para, që ajo këtë zbërthim nuk duhet ta bëjë si e vetme. VV duhet të thërras të gjithë qytetarët e Kosovës që të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij zbërthimi, përfshirë edhe vet shërbyesit civil të papërfshirë në korrupsion, pastaj mjekët, profesorët e arsimtarët dhe të gjithë të punësuarit e tjerë të cilët nuk u bënë pjesë e politikës së korrupsionit në sistemin qeverisës. Po ashtu, VV duhet të ftojë mediat në secilën nismë të saj sepse mediat gjithmonë “po informohen” për sistemin qeverisës nga menyja e përgatitur nga vet ministri ose kryeministri. Dua të them, VV duhet t’ua hap derën mediave në mënyrë që ato të sigurojnë qasjen e lehtë dhe të drejtpërdrejt në zhvillimet brenda sistemit qeverisës, në mënyrë që kur të raportojnë për sistemin qeverisës, mediat të mos e bëjnë këtë nëpërmjet gojës dhe syve të ministrit e kryeministrit, por vet të kenë mundësi të shohin dhe hulumtojnë gjëra sipas nevojës publike. E për këtë sistem ka çfarë të hulumtohet.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori