LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile dhe roli i saj në demokracinë kosovare

Nëse kthemi në retrospektivën e historisë, shohim se shoqëria civile ka një histori të gjatë e cila ka kaluar në disa faza të rëndësishme. Ajo në fakt është përballur me shumë vështirësi dhe me kalimin nga stadi në stad normalisht që ka pasur edhe ndryshime si në strukturën organizative po ashtu edhe në atë kulturore. Megjithatë, qëllimi fundamental i shoqërisë civile ka qenë që të ngreh zërin e saj karshi padrejtësive që janë bërë sidomos nga shteti, të paktën këto leksione i kemi nga historianët. Kështu, që vet shteti sipas Carl Schmittit, është arritja më e madhe e civilizimit perëndimor, që në parim ka monopolin e legjitimitetit të dhunës fizike, që sipas sociologut të famshëm Ibën Khaldunit ai (shteti) si një institucion i pengon të gjitha padrejtësitë pos atyre që i bën vet, ndoshta mund të përket me këtë kuptim.

Në këtë kontekst shoqëria civile del si një mekanizëm psikologjik e cila shërben për një funksion të dyfishtë: në njërën anë ndihmon se si një shoqëri e caktuar në të vërtet funksionon dhe si dallon ajo nga trajtat tjera alternative të organizimit shoqëror, dhe në anën tjetër po kjo shoqëri civile krijon një projeksion ideal rreth qartësimit të normave tona shoqërore në ato sisteme demokratike ku ka pluralizëm të gjerë, kështu që pozicioni i saj kryesisht ka karakter dualist: së pari shoqëria civile mund të kontrolloj edhe shtetin, dhe së dyti ajo mund të kundërshtoj shtetin, madje edhe ta rrëzoj qeverinë nga pushteti ashtu siç ka ndodhë gjatë historisë me shumë qeveri, që nga regjimi i Kaitanos në Portugali, vazhduar më pastaj me Frankofonin spanjolle, Perestrojkën e Gorbaçovit apo rrëzimi i “Murit të Berlinit”, gjë që nga shumica e sociologëve sot merret edhe si “datëlindje e Globalizmit”, njëherësh edhe si shpartallimi i ushtrisë së kuqe nga Evropa lindore.

Në të gjitha këto sisteme që i potencuam më lartë, shoqëria civile ka pasur një rol me rëndësi, që sidomos ishte një goditje e fortë për komunizmin, çka më së miri lidhet me mendimin e babait të “racios” Makiavellit, i cili dikur theksonte se “shteti lindor do të shkatërrohej me një të fryrë të vetme, vetëm po të goditej në qendër”, e këtë më së miri e pasqyroi shoqëria civile e cila e goditi po aty. Mirëpo, shtrohet pyetja se: Çfarë në të vërtetë është shoqëria civile? Çfarë roli ka ajo në ndërtimin dhe funksionalizimin e shtetit, dhe të demokracisë. Andaj, edhe pse parimisht ky term tani më është bërë edhe i përditshëm, sidomos nga zëri i shoqërisë civile në Kosovë, medoemos duhet nënvizuar se shoqëria civile zakonisht konsiderohet si njëra prej shtyllave të “data bazës” së vet demokracisë, madje dallimi prej sistemit monist-komunist dhe demokracisë qëndron edhe tek shoqëria civile. Edhe pse në parim, shoqëria civile mund të themi se ka prejardhje prej Adam Fergusonit, megjithatë, kur përmendet fjala shoqëri civile, ajo nënkupton çdo lloj organizimi që është joshtetëror, por gjithashtu zgjon konotacionin e shoqërisë ku sundon presioni i opinionit publik dhe rendi ligjor. Po ashtu, ka argumente të ndryshme dhe të shumta se shoqëria civile i ka rrënjët tek doktrina Hegeliane, por edhe më herët sidomos tek Greqia antike.


Si do që të jetë, kur flitet sot mbi shoqërinë civile ajo konsiderohet një grup i njerëzve, organizatave, shtypit të lirë, etj, të cilat dëshirojnë një shoqëri funksionale, demokratike. Sipas fjalorit politik të Oxfordit shoqëria civile është “e përcaktuar si një sërë bashkimesh të ndërmjetme që nuk janë as shteti familja (e zgjeruar). Shoqëria civile përfshinë shoqata vullnetare, ndërmarrje dhe bashkime tjera”, (shih: Mc Lean Iain – Fjalor Politik i Oxfordit). Kështu, në këtë kontekst qëllimi ynë nuk është që të merremi vetëm me nocionin e shoqërisë civile, por të reflektojmë mbi atë se cili është roli i saj sidomos në sistemin demokratik, veçmas atë liberal.

Prandaj, shoqëria civile edhe pse sot merr konotacione të ndryshme tek shoqëria kosovare, atë e përfshijnë një grup i njerëzve i zgjeruar, që nuk kanë një hierarki nga hallkat shtetërore. Duke folur mbi një komparacion rreth shoqërisë civile, veçmas asaj në Kosovë, duhet theksuar se ajo deri më tani edhe pse është përballur me shumë sfida dhe probleme, ajo ka ngritur zërin e saj karshi shumë dukurive të cilat janë shfaq në këtë periudhë tranzicioni. Në Kosovë, shoqëria civile nuk e ka pasur atë jehonën e saj sikur në vendet tjera, me gjithë inicimin e disa organizatave jo-qeveritare, prapë se prapë ajo ka mbetur e mangët në krahasim me vendet tjera. Në këtë drejtim nëse bëjmë një krahasim me vendet tjera, shohim se shoqëria civile është paksa më e vonshme me faktin se ajo këtu është përballur me një sistem monist sidomos gjatë viteve të 90-ta, i cili ka shkatërruar çdo gjë. Mirëpo, pas luftës e këtej filloj fuqizimi i saj më tepër duke bërë edhe progrese të shumta pavarësisht faktit që janë përballur me shumë presione dhe sfida.

Roli i shoqërisë civile në avancimin e demokracisë kosovare

Pas një përkufizimi të përafërt mbi shoqërinë civile, duhet potencuar edhe rolin e saj drejt avancimit të vet sistemit ideologjik – demokracisë. Demokracia edhe pse në kuptimin e saj etimologjik “sundim apo qeverisja nga populli”, ka disa shtylla fundamentale të saj, ndër to janë edhe shoqëria civile dhe mediat që këto të dyja janë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Andaj, edhe roli i shoqërisë civile në aspektin e përgjithshëm shoqëror është i lartë dhe konstruktiv me faktin se ngre zërin kundër shumë dukurive dhe të metave që mund të bëj shteti. Kështu, që edhe në Kosovë shoqëria civile për aq sa ka pasur kapacitete është munduar që të bëj të pamundurën që zëri i saj të ngrihet lartë dhe t’i denoncojnë shkeljet ligjore të bëra nga vet mekanizmi shtetëror. Shoqëria civile ka pasur rol me rëndësi dhe ka në shoqërinë kosovare sidomos lidhur me ndërtimin e demokracisë dhe të vet shtetit ligjor.

Shumë organizata jo-qeveritare (edhe pse në parim keqinterpretohet termi shoqëri civile, dhe kur flitet mbi të menjëherë menja shkon tek OJQ-të, që në të realitet OJQ-të janë krejtësisht të tjera), kanë ngritur zërin lidhur me shumë çështje si: korrupsionin, nepotizmin, krimin e organizuar, llogaridhënien e politikanëve para qytetarëve, presionin e politikës ndaj medias e shumë çështje tjera të rëndësishme. Ky fakt në realitet tregon se roli i shoqërisë civile ka qenë i lart, por edhe konstruktiv në rrjedhën e gjërave në vend. Ky rol ka bërë që shumë gjëra të vihen në vend me ato forca të cilat i kanë pasur, prandaj shoqëria civile vazhdon të mbetet faktor kyç në ndërtimin e shtetit dhe kapaciteteve shtetërore, me çka edhe ka marrë përkrahje jashtëzakonisht të lartë edhe nga vet vendet e BE-së.

Shoqëria civile dhe sfidat?

Normalisht që në një analizë më të thjeshtëzuar, do të shihnim që shoqëria civile përballet me shumë sfida, edhe pse në parim roli i saj është kyç, pra është “In” në raport më shoqëritë civile në shtetet e rajonit. Shoqëria civile duhet të vazhdoj me këtë stoicizëm të lartë, duke bërë progrese të vazhdueshme në ndërtimin e një shteti demokratik dhe funksional.

Sfidat si gjithnjë mbeten të shumta edhe për shoqërinë civile, dhe ndër to janë: presionet e vazhdueshme mbi vet shoqërinë civile, vazhdimi i politikës me presione ndaj medias, sidomos mos lancimi i konferencave për shtyp të shoqërisë civile si shkak i presionit psikologjik dhe atij social. Faktorët ekonomiko – social, hermetizmi i grupeve të shoqërisë civile nga njerëzit e pushtetshëm, duke i parë ata si armiq potencial në humbjen e influencës dhe ndikimit social të tyre, si dhe faktorë tjerë të rëndësishëm. Andaj, në këtë reflektim të shkurtër duhet nënvizuar se shoqëria civile së bashku me medien e lirë është shtylla e “data bazës” së demokracisë, dhe pa shoqëri civile dhe media të lira, shteti do të ishte i vobektë.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori