LAJMI I FUNDIT:

Procesi paszgjedhor dhe kërkimi i alibive

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosove, mund të mos kenë qenë pa të meta, ashtu si të gjitha zgjedhjet e deritanishme në Kosovë, por në përgjithësi, ashtu siç pohuan edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, ishin në nivelin e dëshiruar dhe të pranueshëm, me përjashtim të disa qendrave të votimit, të cilat edhe pritet se zgjedhjet do përsëriten, por që nuk do të kenë ndonjë ndikim vendimtar në ndryshimin e rezultateve preliminare. Përsëritjen e zgjedhjeve në disa komuna e la të hapur edhe KQZ, por kjo nuk do të thotë se duhet hedhur poshtë tërë procesin zgjedhor. Në fund të fundit, defektet që përcjellin procesin zgjedhor nuk ka shans të riparohen në një periudhë të shkurtër kohor. Natyrisht, këtë e dinë të gjithë, edhe ata që i kanë fituar zgjedhjet edhe ata që i kanë humbur ato.

Ankesat për parregullsi dhe manipulime të zgjedhjeve duket se janë ekzagjeruar veçanërisht menjëherë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet preliminare, të cilat nuk ka ndryshuar shumë nga ato që janë publikuar nga koalicioni i OJQ’ve Demokracia në Veprim, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve. Sipas KQZ-së, e cila ka numëruar rreth 99 për qind të votave, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa partia e dytë është LDK-ja dhe e treta Vetëvendosja, e cila nga pak kush është llogaritur se do të arrijë këto rezultate, edhe pse ajo ka bërë vërejtjet më të mëdha këtij procesi zgjedhor. Ndërkaq, LDD mbeti jashtë Parlamentit ashtu si edhe partia e re FER. Të pakënaqur, të gjitha kush më shumë e kush më pak, kush me arsye dhe kush pa to, kanë bërë ankesa, madje ankesa ka edhe nga PDK.

Por, ende pa përfunduar procedura e ankesave, disa parti politike kanë dalë hapur kundër KQZ dhe madje kanë ngritur pretendimet e tyre për të mos njohur fare rezultatin e zgjedhjeve, një skenar i ngjashëm me atë të Shqipërisë, ku Partia Socialiste ende nuk e pranon humbjen e zgjedhjeve më 28 qershor 2009, dhe për të cilin kishte bërë me kohë paralajmërimet eurodeputetja Doris Pack. Natyrisht, një pretendim i tillë nuk i bënë mirë jo vetëm kësaj apo asaj partie, por as proceseve politike në përgjithësi dhe imazhit të Kosovës. Do të konfirmoheshin zërat e deritanishëm kritik se Kosova nuk është e pjekur për t‘u vetëqeverisur dhe do të binin në ujë të gjitha pretendimet se kosovarët mund të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, të parat në Kosovën e pavarur, pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Pas punës së KQZ-së dhe vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duhet pritur verdikti i Gjykatës Supreme, ndryshe kush do të duhej të merrej me procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij.


Drenica si alibi e pare

Nxitimi për ta errësuar me çdo kusht fitoren e PDK-së nuk është e keqja më e madhe, por metodat të cilat përdoren; kërkimi i alibisë pikërisht në Drenas dhe Skenderaj, ku pretendohet se ka pasur shkelje, zgjedhjet do të përsëriten dhe do te shihet se cili ka qenë vërtetë ndikimi i këtyre shkeljeve në këto dy zona të Drenicës në rezultatin e përgjithshëm. Sido që të jetë, është për t‘u pritur se cili që do te jetë rezultati i ardhshëm, përqindja e tyre në rezultatin e përgjithshëm do të jetë parëndësishëm, kur dihet diferenca midisi partisë fituese, PDK, dhe partisë së dytë, LDK, është e papërmbyesshme. Por si duket këtë e kanë të qartë të gjitha partitë, prandaj kjo bëhet sa më e zhurmshme me të vetmin qëllimin, mjegullimin e humbjes se tyre. Kjo nuk do të thotë se abuzuesit duhet të amnistohen.

Pra, riorganizimi i zgjedhjeve në dy bastionet e PDK-se, në Drenas e Skenderaj, megjithëse nuk do të ndryshoj rezultatin e përgjithshëm, kjo është e domosdoshme për ta riparuar procesin. Në këtë mënyrë, do të pamundësohej pretendimi për të shpallur tërë procesin zgjedhor të pavlefshëm dhe që do të evitohej qasja tendencioze që rajoni i Drenicës të piketohet si fajtor kujdestar. Fundja, nëse kanë ndodhur shkeljet, zgjedhjet duhet të përsëriten, dhe nëse përsëriten duhet të shihet niveli i abuzimit, respektivisht të shihet shkalla intereferimi i këtyre shkeljeve në përqindjen totale të rezultateve. Prandaj, shtrohet pyetja, përse gjithë ky vrap dhe nxitim për ta fajësuar Drenicën. Nuk do të doja të besoja që kjo është një reminishencë e së kaluarës, Drenica si pikënisje për ndëshkimin.

Prandaj kërkesat për mosnjohjen e zgjedhjeve është synim për futjen më çdo kusht të Kosovës në një krizë politike artificiale, ndërsa riorganizimi i zgjedhjeve të reja një dëshirë e papërmbajtur për ta marrë pushtetin. Është gjë ditur nëse themi se çfarë do të humbte dhe çfarë do të fitonte Kosova nga një kontestim eventual i zgjedhjeve parlamentare dhe kjo sigurisht do të ndodhte nëse kjo nuk do të akceptohej me siguri nga mekanizmat ndërkombëtar.

Për më tepër, Kosova nuk e ka luksin që për huqe liderësh, që për çdo sezon dhe për çdo stinë të mbajë zgjedhje nacionale, besoj se nuk është edhe aq e pasur kur dihet kostoja e tyre financiare, përjashtuar këtu koston politike. Ku do të mbeteshin atëherë objektivat tjera që ka vendi dhe për të cilat ekzistojnë partitë; çfarë do të ndodhte me procesin e njohjeve të shtetit te Kosovës, i cili edhe ashtu nuk ka ecur krejt për t’ia pasur lakmi, ku do të mbetej çështja e liberalizimit të vizave dhe proceset tjera të drejt integrimit evropian, pastaj çfarë do të bëhej me procesin e rintergrimit të veriut të vendit në kohën kur pritet të nis dialogu me Serbinë, dhe çfarë do të bëhej me shumë e shumë çështje të tjera, si procesi i privatizimit të PTK-së dhe autostradat, e projekte të tjera me interes nacional.

Natyrisht, në një variant të tillë Kosova do të paralizohej totalisht, ndërsa kjo apo ajo parti do të rriste ose zvogëlonte ndonjë përqindje votash e që për vendin pak do të kishte rëndësi pastaj. Gjithashtu në planin e jashtëm Kosova do të dëshmohej krejtësisht e papjekur dhe sigurisht kjo do të intereferonte në prolongimin e njohjeve të reja dhe në ndërtimin e qasje pozitive për qëndrueshmëri politike dhe ekonomike.

Dik Marti si alibi e dytë

Krahas këtyre kontestime dhe luftës politike kundër PDK-së, së fundi po përdoret edhe një referencë tjetër e dëmshme, jo vetëm për këtë apo atë parti, por tërë çështjen e Kosovës. Provohet të përçmohet një luftë, mbi të cilën shqiptarët fituan argumentin më të fuqishëm për bërjen e shtetit dhe realizimin e të drejtës për secesion nga Serbia. Një gjë e tillë po provohet të bëhet përmes Dik Marti dhe artikullit të gazetës prestigjioze britanike “The Guardin”, në të cilën u publikua një artikull i cili thirret në një raport të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Dik Marti nuk është i panjohur për publikun shqiptar, shpërfaqja e tij një ditë pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Kosovës është indikative dhe është në vazhdën e raporteve të cilat janë publikuar në 12 vitet e fundit dhe që kanë pasur për qëllim njollosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pretendimet e botuara në “The Guardian” tashmë janë hetuar disa herë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, dhe në të gjitha rastet është konstatuar që deklarimet e tilla kanë qenë të pabazuara. Pra, nuk është krejt rastësi që kjo çështje riaktualizohet një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.

Përse pikërisht tani rishfaqet Dik Marti dhe pse gjithë kjo dëshirë dhe ky ekzaltim i papërmbajtur për ta reklamuar një artikull të tillë diskreditues ndaj UÇK-së dhe Hashim Thacit, kur dihet se ka pasur artikuj e artikuj të shumëtë, qoftë pozitiv, qoftë edhe kritikë, por jo si ky i The Guardin, që duket sheshit se është i porositur dhe tepër fyes për një kapitull të historisë më të re të Kosovës. Natyrisht nuk është punë vetëm e partive që të reagojnë, ashtu siç bëri me shumë dinjitet Vetëvendosja, kundër një shkrimi të tillë, por edhe drejtuesit e mediave, nëse janë të bindur se Dik Marti po shpif, jo vetëm ta publikojnë shkrimin në fjalë.

Në këtë linjë, do të duhej të reagonin edhe përfaqësitë tona diplomatike, të cilat janë përgjegjëse edhe për mbrojtjen e dinjitetit dhe imazhit të Kosovës, gjë të cilën asnjëherë nuk e kanë bë. Në fund të fundit, zgjedhjet vijnë e shkojnë, por fushatat e tilla denigruese nuk mund të përdoren për konsum të brendshëm partiak nga askush. Është politikisht e patolerueshme nëse kjo apo ajo parti mendojnë se humbja kamuflohet dhe fitorja e tjetrit errësohet duke përdorur dhe përfolur herë publikisht herë koluareve një artikull të tillë propagandistikë, të cilën ishim mësuar t’i lexonim në shtypin e fqinjit tonë në veri. Pra, vrapi pas artikujve të tillë nuk është dinjitoz dhe nuk i bënë nder bash askujt, madje as atij që i ka lëshuar si tollumbace.

Qëndrimi i LDD, i shprehur përmes nënkryetarit Naser Rugova, duhet të jetë model dhe norme e sjelljes për çdo parti se si duhet pranuar humbja. Pra, partitë fajin e humbjes s’duhet kërkuar në oborrin e PDK-së, por në oborrin e tyre.

Qeveria ardhshme

Bërja e koalicionit PDK-LDK pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2007, sigurisht ka qenë njëra nga befasitë me të mëdha për publikun vendor dhe vëzhguesit e jashtëm, pasi këto dy parti deri atëherë konsideroheshin “armike të përjetshme”. Nisur nga kjo, nuk do të ishte befasi dhe aspak e pamundshme që edhe në qeverinë e ardhshme të shohim edhe ndonjë parti politike, si AAK, qe para dhe pas zgjedhjeve ka qene e ashpër ndaj Qeverisë Thaçi. Natyrisht, është krejtësisht normale çdo parti të ndjek linja opozitare edhe për ta rritur kërkesën në një koalicion eventual, ndërsa gjatë kampanjës parazgjedhore të ndjek një strategjinë e joshjes së militantëve partiak, por që pas kampanjës zgjedhore t’i kthehet zgjidhjeve pragmatike, qoftë për interesin partiak, qoftë për interesin nacional.

Është e drejtë legjitime e çdo partie për të bërë apo mos bërë koalicion me një parti të caktuar, por kërkimi i alibisë në Drenas e Skenderaj dhe kërkimi i referencave tek artikulli i The Guardi, është një kopje e keqe e modeleve më negative që i kemi parë në Shqipëri në vitet e trabzicionit, ku për qëllime opozitare gati ishte zhbërë shteti shqiptar, ashtu siç ndodhi me 1997.

(Autori është PhD, kandidat në Universitetin e Bremenit/Gjermani, Drejtimi studime evropiane)

Në trend

Më shumë
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Magazina
Kalo në kategori