LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet të barazohet krimineli me viktimën

Raporti i parlamentarit zviceran Dik Marti, kundër kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, luftës çlirimtare që ai drejtoi bashkë me shokët e tij, nuk është vetëm kundër tyre, por ndaj të gjithë neve. Marti është shprehje e një konspiracioni të vazhdueshëm të zotit Marti kundër shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve si komb në përgjithësi. Në fakt nuk ka qenë konspiracion vetëm i tij, por dhe i zonjës Karla Del Ponte, me të cilën, ai ka bashkëpunuar në cilësinë e prokurorit. Ky konspiracion mbështetet mbi një themel të dobët siç është shpikja e ish- hetueses së Gjykatës së Hagës për Krime Lufte, Karla Del Ponte, për ekzistencën e të ashtuquajturës Shtëpi e Verdhë në Veri të Shqipërisë. Raporti në fjalë, madje, ka referenca për hetimin e nisur prej saj në Kosovë dhe dështimin e këtij hetimi. Shpikja sensacionale e zonjës Del Ponte, nën ndikimin e kuzhinës mjeshtërore serbe, për të fabrikuar fakte, ku sipas të cilës në atë Shtëpi bëhej trafikimi i organeve të të ashtuquajturve robër lufte serbë, është zhvleftësuar nga koha, dhe nuk është provuar asnjëherë. Madje unë kam informacion se libri i zonjës Del Ponte ku përmbahen këto akuza, është bllokuar nga autoritetet zvicerane, pikërisht në prag të shpërndarjes së tij.

Është provuar shkencërisht se trafiku i organeve kërkon kushte të caktuara, që s’mund t’i plotësonte shtëpia e fshatarit të thjeshtë shqiptar, qoftë ajo në Dibër, qoftë në Fushë Krujë. Mesa duket zoti Marti, nuk e pranon këtë dështim të bashkëqytetares së saj. Ai e ka mbështetur mbi këtë shpifje të paprovuar asnjëherë, akuzën e tij ndaj Kryeministrit të Kosovës dhe në përgjithësi gjithë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky raport synon të zhvleftësojë punën e organeve hetimore të pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Është e çuditshme sesi një njeri i vetëm, që përfaqëson Këshillin e Europës, pa mjete investigative, të arrijë të kryejë një hetim kaq specifik, më mirë se të gjithë organet e specializuara. Madje të kapërcejë në aftësi dhe punën e zonjës Del Ponte, që ishte në krye të një organi të specializuar.

Ky raport mbështetet mbi të dhëna, por jo mbi fakte, jo mbi prova. Ky element e bën atë, një raport me frymëzim politik dhe jo profesional. Përfundimi dhe bërja publike në një gazetë britanike me frymëzim të majtë, e rezultateve të stisura të këtij raporti, në kohën kur në Kosovë përfunduan zgjedhjet, tregon akoma dhe më qartë për një frymëzim politik të këtij raporti. Shpallja e këtij raporti, kur Kosova do të ulet për bisedime me Serbinë, synon që të dobësojë pozicionin negocial të palës shqiptare në këto bisedime, imazhin e saj. Ky është një argument tjetër pse të paktën frymëzimi i zotit Marti është politik. S’po supozoj dhe për elementë të tjerë ndikimi të palës serbe tek zoti Marti. Pala serbe është e njohur për teknikat e saj lobuese, korruptuese për të fabrikuar fakte në mediat botërore gjatë luftës së Kosovës, apo dhe më parë. Ndaj asgjë nuk duhet të jetë e çuditshme. Ky raport është mbështetur më së shumti në “gjetjet” e prokurorisë serbe. Edhe ky është një moment, që qartëson frymëzimin politik të palës serbe.


Ky raport ka frymëzim politik të qartë dhe nga pjesa argumentuese e tij. Ai ka bërë të vetat të gjithë argumentet e kuzhinës serbe kundër shqiptarëve. E ashtuquajtura udhëheqje e moderuar serbe, nuk ka arritur të kapërcejë mentalitetin e shoqërisë së vet dhe t’i kërkojë ndjesë popullit shqiptar, për krimet e kryera. Dhe në ndihmë i vijnë pikërisht fabrikime të tilla, sipas të cilave dhe shqiptarët kanë kryer krime monstruoze mbi serbët, dhe se “e keqja ka dy anë, jo vetëm një”. Edhe ne historinë e popullit çam ka momente të ngjashme, kur ata qe kryen krime mbi ta, tentuan t’i përbaltin me krime të shpikura, të kryera në mënyrë kolektive. Teoria e barazimit te kriminelit me viktimën është e njohur në historinë e krimeve.

Me cilësinë e anëtarit të Asamblesë së Këshillit të Europës, si Kryetar i një partie si Partia për Drejtësi dhe Unitet, që ka çështjen kombëtare në themel të saj, unë e denoncoj raportin, si raport me frymëzim politik, me qasje sensacionale, i pathemeltë, dhe antishqiptar. Zoti Marti madje është i njohur për qëndrime të tilla më parë, në cilësi të tjera. Në librin autobiografik të politikanit kosovar Bexhet Pacolli, përcillen momente nga vizita pompoze e Martit, i rrethuar me policë, bodigardë të shtetit të vet, në Kosovë. A është serioz ky njeri? Vërtet beson se mund ta kthejë rrotën e historisë mbrapsht? Vërtet beson se sot mund të përlyejë shqiptarët me krime monstruoze? Vërtet beson se qenka më i zoti se gjithë policitë evropianë dhe perëndimorë që janë të pranishme në Kosovë?

Në këtë raport prej mitomani ka shumëçka antishqiptare. Ndaj reagimi ndaj tij është gjëja e duhur që mund të bëjmë. Reagoi dhe zoti Tadiç, me njëlloj kujdesi, sepse do të kuptohej qartë sintonia serbe me raportin e Martit, ndaj këtë duhet ta bëjmë dhe ne. Reagoi dhe prokuroria serbe, sipas të cilës, raporti provon drejtësinë e hetimeve të saj. Unë besoj fuqimisht se Këshilli i Europës do ta hedhë poshtë këtë krijim, këtë fabrikim pervers dhe antishqiptar, që nuk fyen Hashim Thaçin, apo Qeverinë e Kosovës, por mbarë kombin tonë.

(Autori është kryetar i Partisë Drejtësi dhe Unitet në Shqipëri, njëherazi parlamentar në Këshillin e Evropës)

Në trend

Më shumë
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Magazina
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Magazina
“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

Magazina
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori