LAJMI I FUNDIT:

“MartyLeaks”

Pos 27 faqeve me 176 pika akuza, ish-prokurori i kantonit Tiçino në Zvicër, Dick Marty, në një sallë, në Avenynë Kleber të Parisit, 47 përfaqësuesve të Këshillit të Evropës kush e di se çfarë tjetër do t’u thotë.

Akuzat e tij, të lëshuara nga tellalli The Guardian, nuk janë të panjohura për publikun e Kosovës, ngase datojnë qysh moti. Akuzat e tij për “Shtëpinë e Verdhë” dolën shterpe. Por, edhe këto akuza të reja, tashmë të paketuara dhe të orkestruara në drejtim të Kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, nuk duken serioze. Ndërlidhja e Thaçit me grupe kriminale dhe mveshja e epitetit të kryemafiozit të armëvve, drogës dhe organeve njerëzore, s’do mend se është tentativë e Martyt që ta njollosë luftën e UÇK-së dhe të eksponentëve të saj.

Zvicerani, i njohur si hulumtues i shumë aferave në Ballkan, prapa dyerve të mbyllura, do të përpiqet t’i bëjë për vete anëtarët e Këshillit të Evropës dhe t’ua mbushë mendjen se në Kosovë gjatë luftës dhe tash dominon krimi i organizuar, i udhëhequr nga kryeministri.


Por, akuzat e tij dhe të Carla del Pontes nuk kanë pasur dhe nuk kanë peshë, sepse Kosova ende nuk është pjesë e Këshillit të Evropës dhe kjo akuzë nuk është referencë juridike për Bashkimin Evropian, i cili tashmë e ka agjendën për Kosovën, pavarësisht daljes në sipërfaqe të këtij raporti kontradiktor.

Reagimet e Qeverisë së Kosovës ishin, mbase, voluminoze. Me një fjalë, është dashur t’i thuhet Martyt dhe “MartyLeaks”-it se kjo është deja vu dhe nuk komentohen hulumtimet e dështuara nga Carla del Ponte, e cila, po të kishte fakte, nuk do të hezitonte të procesonte për krimet që pretendon bashkëvendësi i tij, por, pasi u largua nga Tribunali i Hagës, me libër deshi ta njollosë UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë.

Raporti ia hapi gojën madje edhe Beogradit. Vuk Jeremiqi, madje, e vuri në pikëpyetje të ardhmen e Thaçit. Por, në Ballkan, nuk janë shqiptarët kryemafiozë. Është dëshmuar se Stanko Subotiqi, Joca Amsterdami dhe Klani i Zemunit janë krerët e krimit edhe në Evropë, e edhe më gjerë.

Edhe gazetari i The Guardian, Paul Lewis, thotë se raporti është i besueshëm, por nuk e thotë gjykimin e tij real, vetëm bazohet në vokacionin e gazetarit. Ai pret debat interesant dhe të fortë të enjten, në Paris. Por, meqë mbledhja e Këshillit të Evropës do të jetë e mbyllur, nuk dihet se si do të vlerësohet raporti dyvjeçar i “MartyLeaks”-it.

Efekti i raportit nuk mund të jetë i përmasave të përmbytjes së etablimit të Kosovës si shtet, e as pretendentin për të udhëhequr qeverinë në mandatin e ardhshëm. Raporti i Martyt dhe libri i Pontes janë të vonuara dhe gjah i huqur, ngase është vështirë të mbulohen me fakte akuzat e ngritura nga dueti zviceran.

Në trend

Më shumë
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Magazina
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Magazina
“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

“Ti nuk ke gjak shqiptari” - Jozi i drejtohet Gjestit në momentin që po dilte nga shtëpia

Magazina
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori