Me çfarë gjuhe foli lidershipi kosovar?
Dita D
Dita e zgjedhjeve dalëngadalë po ofrohet….Fjalimet dhe oratoria e përdorur e kandidatëve për deputët e sidomos për poste të larta qeveritare në zgjedhjet e vitit 2010 në Kosovë, pa mëdyshje që janë bërë interesant për shumicën e atyre që në një mënyrë apo tjetrën i përcjellin këto diskurse publike elektorale.
Duket që vokabulari dhe arsenali i tyre për dallim nga zgjedhjet e kaluara nacionale ka një përparim në kuptimin e asaj që hetohet se si gjuha ashtu edhe agjenda e premtimeve është shumë më cilësore dhe më e afërt me brengat dhe shqetësimet e publikut kosovar. Kuptohet, në zgjedhjet nacionale të viti 2007, agjenda e deputetëve dhe sidomos liderëve partiak me shumë adresohej kah kërkesat për ta bërë shtetin dhe pavarësinë nga Serbia, se sa për problemet e natyrës sociale e ekonomike.
Nëse bëjmë një krahasim të këtyre fjalimeve (herë-herë të zjarrta(!?) dhe debateve publike hetojmë që gjuha e përdorur dallonte si në formë ashtu edhe në përmbajtje me ato të vitit 2007. Dallonte, po ashtu si me intonacionin ashtu edhe me mënyrën e qasjes ndajë ofertës për publikun e gjerë. Dallimi në fakt, rezultoi jo si pasojë e risive që futën liderë dhe subjektet politike aktuale në agjendat e tyre në formë të joshjes për publikun, por si shkak i diktatit të proceseve (për të mos thënë të jashtëzakonshme!) tjera që ndodhën në superstrukturën juridiko-politike (hyrjes së subjekteve të reja politike, pastaj raporteve negative ndërkombëtare për punën e institucioneve, si edhe sidomos perceptimit të qytetarëve për qeverisjen), atë politike, e sidomos ekonomike.
Padyshim që shkaqet duhet kërkuar edhe ne qasjen e ashtuquajtur solidare me publikun, gjegjësisht me qytetarin, për të mos thënë edhe: popullin, e në fakt termin që më së shumti është manipuluar në këto zgjedhje!
Aftësia pra, për të bërë debate demokratike për problemet ekonomike, sociale e sidomos ato politike sot, në fakt është një formë moderne e udhëheqjes së kampanjave në të gjitha vendet që janë duke përjetuar “dhimbjet” e tranzicionit të botes.
Sot në kohën e teknologjisë masive është shumë e rëndësishëm që aktorët që janë pjesëmarrës kreativ të këtyre debateve publike, të shfrytëzojnë benificionet apo strategjitë më të sofistikuara në drejtim të animimit të masave të gjëra apo qytetarisë. Në vendet siç është Kosova, padyshim që nuk nevojitet ndonjë strategji e tillë e sofistikuar edhe për një arsye fundamentale: e që ajo ka të bëjë me statusin dhe gjendjen e mbi 70% te popullatës që kanë përveç problemeve sociale edhe sosh ekonomike e morale.
Kur janë në pyetje gjuha e kandidatëve për lidership të Kosovës, padyshim që këtu përveç kësaj mjeshtërie kandidatët e përzgjedhur është dashur të mësojnë edhe leksionin e kundërvënies si edhe teknikat kualitative të eskivimit të përgjigjeve së bashku me njohjen e asaj që shquhet si “aftësi racionale” e diskursit publik në proceset zgjedhore të një vendi.
Është një praktikë dominuese e proceseve zgjedhore në botën perëndimore se nëse një kandidat që gjendet në arenën konkurruese politike arrin t’i njohë dobësitë e kundërshtarëve të vetë politik, atëherë ai me një siguri shumë më të madhe do t’i mundë: T’i kontestojë „argumentet“ e forta që kundërshtarët zakonisht i japin atij në debatet nëpër mediet elektronike; T’i paraqes faktet në formë pro et contra; T’i fuqizojë disa nga argumente shtesë që eventualisht i ka lanë mënjanesh; T’i shpalos në mënyrë kreative argumente më të fuqishme në fund të debatit, në mënyrë që të përshtypjen më të mirë mundshme në publik.
Nëse u adresohemi gjuhës dhe sidomos mënyrës së përdorimit të këtij mekanizmi në raport me kundërshtarët apo rivalët potencial për postet e institucioneve qeveritare, në procesin zgjedhor të këtij viti, hetojmë që shumica e kandidatëve nuk e shfrytëzuan sa duhet mekanizmin e “rinjohjes së CV-ve ”, për t’i sfiduar ata për postet dominuese në hierarkinë qeveritare. Qasja e kësisoj padyshim përveç poenëve politik do të dërgonte edhe mesazhe të sigurta për vetveten(!) që nënkupton një qasje tejet të sofistikuar debutuese. Ka shume raste që dëshmojnë për peshën e mënyrës se si thuhet një çështje në debatin publik kur ballafaqohen përveç koncepteve ideologjike, programore, sociale, ekonomike, etj.
Për ta ilustruar peshën e mënyrës se si duhet të thuhet premtimi i lidershipit partiak, apo të paktën duhet t’i thuhet publikut ky premtim pak para se të vendosin ata të shkojnë në kutitë e votimit, le të na shërbejë si mostër adekuate shembulli i dy kandidatëve amerikan Wesley Clark , i cili në fazën e parë elektorale ishte njëri ndër kandidatët më serioz për ta marr postin e Presidentit të 43 të SHBA-ve dhe kandidatit tjetër George Bush, i cili në këtë fazë nuk kishte edhe aq shumë gjasa ta pushtonte këtë post! Pra, mënyra se si iu tha sovranit amerikan, bëri që Clark të pësojë ndërsa Bush të fitojë për një nuance të ngushtë elektorale…
Por, nëse u adresohemi mënyrës se si i thanë premtimet në fushatën elektorale 2010, mund të themi se: ato ishin shumë më të bollëkshme; shumë më të specifikuara si për nga cilësia ashtu edhe për nga përmbajtja: shumë më të adresuara nëpër shtresa sociale…etj. Gjithashtu, analiza jonë tregon se në këto zgjedhje, për herë të parë kemi një rrezatim shumë më optimist dhe shumë më pozitiv, se sa në zgjedhjet e vitit 2007. Në fakt, këtë optimizëm, padyshim që e kanë ngritur: ngjarjet negative të identifikuara si probleme dhe sfida nacionale (krimi i organizuar, veriu i Kosovës, papunësia, varfëria, e tash së voni edhe ideja e bashkimit kombëtar me Shqipërinë(!)etj.: shpresa se do të realizohen premtimet e dhëna sidomos ato të sferës sociale: ofertat e zgjidhjeve sociale, etj. Se sa ishte relevante gjuha e lidershipit në procesin e animimit të elektoratit më së miri do të mund të kuptojmë ditën e diel, kur edhe do të vendoset jo vetëm legjitimiteti i Kuvendit, por edhe i qeverisjes së ardhshme që do vishet me petkun e legalitetit të lidershipit kosovar!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLeonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?