Njëmbëdhjetë këshilla si të (mos)votoni tipin e deputetit të (pa)dëshiruar!
Historia e autoritetit
Autoriteti (latinisht auctoritas) në sferën sociologjike e sidomos atë politike thënë më thjesht adreson shumë kuptime dhe shumë porosi që çojnë domosdoshmërisht kah pushtimi i sferave të një lloj pushteti apo fuqie (legjitime!?) që jepet nga të tjerët. Autoriteti në fakt mund të konsistohet edhe si një lloj prestigji apo sistemi vlerorë moral, juridik e dosido edhe politik që u jepet zakonisht personave që pretendojnë të ushtrojnë ndikim në rrjedhat shoqërore politike, ekonomike e sociale. Natyrisht, ky sistem vlerorë kur të këndëvështrohet nga dioptria sociologjike përveç konotimeve morale, atyre, politike merr edhe sosh sociale që nënkuptojnë një rrjetëzim faktorësh socializues për ushtrimin e këtij ndikimi në individ, grupe të ndryshme interesi, subjekte politike, etj. pa ndonjë kundërshti të theksuar.
Pra, vetë akti i moskontestimit apo moskundërshtimit të këtyre vendimeve që mund të vijnë si nga individët, (kryesisht karizmatik) ashtu edhe organet shtetërore (që në rastin këtë fuqi e dirigjojnë nga ligjet dhe Kushtetuta) po të shprehemi me gjuhën weberiane, na bënë të besojmë se njerëzit pra qytetarët e delegojnë votën e tyre për ta fuqizuar individin, shtetin, grupet e interesit, partitë politike, deputetët…etj. Mirëpo, kur jemi tek kategoria e deputetëve fuqia e të cilëve derivon decidivisht nga sovrani, i cili i jap fuqinë, pastaj të drejtën dhe legjitimitetin për t’i artikuluar si brengat, shqetësimet, ashtu edhe synimet e tija sociale, politike, ekonomike, etj., ia vlen të portretizojmë disa nga modelet e sjelljes së këtyre njerëzve mandatar nga zgjedhjet e kaluara nacionale.
Kasta historike
Kosova ka hy në histori me një kastë historike deputetësh, të cilët do të mbahen në mend përveç cilësimit se u ra hise me qenë dëshmitar i aktit solemn të shpalljes së pavarësisë së Kosovës (siç ua kënda ta quajnë disave (“historik”) vetën me këtë epitet!?), atyre u ra hise edhe të kategorizohen apo portretizohen me sjelljet e tyre si: idealist, servil, oportunist, heshtak, demagogjikë, konformist, karizmatik, etj, gjatë gjithë mandatit sa ishin në këtë tempull të demosit.
Nëse i adresohemi pra një kronologjie të fushëveprimit dhe kontributit të tyre gjatë mandatimit të tyre si përfaqësues të qytetarëve të Kosovës, padyshim që do të mund të bënim një tipologji (ideal types) shumë interesante të sjelljeve të tyre! Aty do të mund të gjejmë njerëz: karizmatik që kanë hy me backgraund të paqes, luftës, shoqërisë (kinse) civile, etj. Aty gjithashtu kemi mundur të identifikojmë deputetë që asnjëherë gjatë gjithë mandatit nuk i është ndie zëri asnjëherë! Aty gjithashtu kemi mundur të identifikojmë deputetë që asnjëherë nuk e ka ngrit gishtin e tij pa marr instruksione nga shefat e tyre parlamentar! Aty…por të shohim kalimthi cilët ishin fytyrat e vërteta të deputeteve në mandatin e kaluar, në mënyrë që mos t’i votojmë sërish të njëjtit që i “kontribuuan” demokracisë sonë parlamentare. Por, të analizojmë në vija të trasha portretin e disa tipeve të deputetëve që (s)e “bënë” historinë e pavarësisë!
1. Tipi i deputetit idealist
Ky tip, në tempullin e demokracisë hyri me një pretendim të rrufeshëm për t’i realizuar idealet e tija të kamotshme mbi: shtetin e Kosovës, demokracinë, lirinë, dhe barazinë! Me një kredibilitet të njeriut që të ndihmojë realizimin e synimeve dhe idealeve të gjeneratave të tëra para e pasluftës, atij ju bë një vend nderi në Parlamentin e parë të Kosovës. Votat që mori nga populli të cilin e mbante akoma atmosfera e deliriumit të vetëkënaqësisë për triumfin mbi Serbinë, i shfrytëzojë si rast ideal për të ridëshmuar edhe një herë të gjitha sakrificat që i kishte bë prej viteve ’68-ta, atyre ‘81-ta , si edhe të atyre ’99-ta. Mirëpo, së shpejti kuptoi që aula e foltores së demokracisë ishte shumë e ngushtë për agjendën që i kishin premtuar vetvetes dhe votuesve të tij. Ai vazhdoi edhe më tej me gjuhën e tij të sakrificës, viktimizimit dhe idealit për të cilin e kishte bërë edhe një dekadë burg në kazamatet serbe, duke rrezikuar kështu gjithë atë kapital moral që kishte fituar më parë. E hetoi që koha e tij kishte mbaruar… e me këtë edhe mandati i tij!
KËSHILLË: Ju vendosni se a keni akoma nevoje të dëgjoni refrenet e tillë në legjislativin e ardhshëm…
2. Tipi i deputetit oportunist
Ky lloj tipi, gjatë pothuajse shumicës së seancave në legjislativin e kaluar kurrë me gojën dhe gishtërinjtë e tyre nuk kanë thënë ndonjë “jo” të madhe dhe burrërore. Këta deputet njihen në publik si tip që si thotë populli nuk janë “as hairi i shkaut , e as sherri i turkut”! Gjuha e këtij tipi është gjuhë tipike oportune në shumicën e rasteve, e në veçanti atyre kritike kur aprovoheshin ligje që propozonte qoftë qeveria apo opozita. Për këtë tip deputeti më e rëndësishme ishin interesat e tija personale se sa ato të shtetit!
KËSHILLË: Nuk ju kisha rekomanduar t’u afërmve e aq më pak vetvetes ta votojnë assesi këtë tip…
3. Tipi i deputetit servil
Servilizmi si kategori morale, por edhe një sjellje e parë dhe e dëshmuar katërcipërisht në ish legjislativin e kaluar dhe përgjithësisht në politikëbërjen e Kosovës, është një dëshmi reale dhe jo vetëm perceptim karshi qendrave të vendosjes që u amputua në gjithë kastën politike. Në fakt, partneriteti jo i sinqertë ka bërë që detyrimisht raportet ndërmjet palëve të mos e disponojnë kohezionin e barazisë, respektimit dhe partneritetit. Servilizmi si dukuri dhe fenomen në kastat politike kosovare ka bërë që të rritet dukshëm papjekuria dhe fuqia e vendimeve të rëndësishme nacionale për Kosovën për të ardhmen. E themi kështu ngase pajtimi apo konsensusi së bashku me ujdinë parimore çmohen edhe nga miqtë tanë perëndimor
KËSHILLË: Mos e votoni assesi këtë tip deputeti! Keni njëmijë arsye!
4. Tipi i deputetit heshtak
Asnjëherë në asnjë seancë parlamentare ky lloj tipi i sjelljes së deputeteve kosovar nuk iu është dëgjua zëri i tij, pra zëri i atyre që e kanë votuar. Thënë më mirë, ky tip finok në shumicën e seancave vetëm ka bë gjumë dimri! Edhe në momentet e veçanta, ky tip ka dit të ruaj “integritetin” e vetë.
KËSHILLË: Kosovës në periudhën që po hyjmë nuk i duhen deputet të tillë, definitivisht!
5. Tipi i deputetit heroik
Ky tip me shumë ishte i prirë të ndëshkohet nga elitat e shtetit dhe kolegët e vetë se sa të pranojë të lëshojë pe në qëndrimet e veta bindëse. Thënë më thjesht këtij tipi më shumë i shkojnë përshtati të provojnë tema dhe vendime kruciale për shtetin e vendin se sa për partinë, grupin apo vetveten. Interesi dhe fokusi i tyre nuk ishin temat periferike dhe ato dytësore, por kombi, gjaku, shteti, institucioni ngaqë vlerësimi dhe kalkulimi i këtij tipi ishte që në këto tema ai dhe të tjerët si ai më së miri do të mund të grabisnin zemrat e atyre që i përcillnin përmes medieve elektronike dhe ato të shkruara.
KËSHILLË: Ndoshta duhet ta votoni këtë tip deputeti! Keni një arsye më shumë për ta mbajtur gjallë idenë e identitetit kombëtar shqiptar!
6. Tipi i deputetit konformist
Ky tip në rastin tonë më së miri mund t’u adresohet atyre deputetëve cilët gjatë tërë mandatit të tyre nuk i takonin vetvetes, por qëllimeve dhe aspiratave të grupeve të ndryshme, klanore, partiake, qeveritare e opozitare në ish parlamentin e Kosovës. Duke mos qenë vetvetja, ata gjatë mandatit të tyre nevojën e origjinalitetit të shumtën e rasteve e kanë kompensuar me një strehim të verbër tek grupet e mësipërme, klanore, qeveritare dhe opozitare. Ata duke e keqkuptuar dhe keqinterpretuar të drejtën e përfaqësimit të sovranit, jo vetëm që nuk shprehnin vullnetin dhe synimet e tij, por çka është më e keqe as individualitetin e tyre vetanak (!) që ishte paradoks i llojit të vetë! Si ka mundur që një njeri që ka marrë mandat të popullit të bëhet aq konformist në të gjitha ato situata dëshpëruese për interesin e sovranit? Një përgjigje e mundshme do të ishte dëshira e tij për të mbijetuar në këtë vorbull kacafytjes me të tjerët (partitë dhe individët brenda llojit të vetë dhe atyre kundërshtare në Parlamentin e Kosovës). Ndërsa, një tjetër do të mund të ishte, gatishmëria e tyre për tu rikandidua serish në këtë post apo më mirë me thënë, vend pune goxha të paguar nga taksapaguesit.
KËSHILLË: Legjislativi i ardhshëm nuk ka fare nevojë për tipin e këtillë!
7. Tipi i deputetit rebel
Ky tip deputeti ne ish Parlamentin e Kosovës, reflektonte kryesisht kodin e refuzimit në çfarëdo vendimesh, pa marr parasysh qëllimin dhe shkakun e imponuar nga grupet e ndryshme parlamentare ne legjislativ. Ky tip duket qe i ka munguar shume ish legjislativit të shkuar. Shpresa se do kemi në këtë parlament është më se evidente!
KËSHILLË: Votoni këtë tip deputeti, se keni arsyen e vetme: konsolidimin e demokracisë në Kosovë…
8. Tipi i deputetit sms-ist
Është produkt i teknologjisë informative, te cilin disa nga deputetet e ish Parlamentit te Kosovës e kane maksimalizuar shpesh herë për qëllime e interesa meskine personale, klanore e sidomos partiake. Ky tip ishte tejet pragmatik sidomos kur prekeshin interesat e lartcekura. I udhëhequr nga ambicia për të qenë koherent me kohen dhe zhvillimet teknologjike ky tip deputeti merrte pozicionim neutral e çka është edhe me interesant pozicionim ad hoc! Për te nuk ishin interesante zhvillimet dhe vendimet që merreshin rreth ligjeve, privatizimit, postes, etj. Vetia dhe motivi kryesor i tij ishin konsensusi midis vendimeve dhe refuzimeve qe kontrabandoheshin përmes sms-ave. Thënë më troç, këtij tipi pragmatizmi i shkonte përshtati dhe si i tillë nuk mund te themi që ishte i dëmshëm në vendimmarrjet që pasonin në debatet kundërshtuese e herë-herë edhe përjashtuese parlamentare pozitë-opozitë.
KËSHILLË: Vendosni vete për këtë tip deputet. Teknologjia e ka bë të veten!
9. Tipi i deputetit analfabet
Ky tip në pamundësi të arritjeve akademike gjithnjë në çdo situatë debutuese e ka ndije vetën inferior në raport me kolegët dhe eprorët tjerë partiak e qeveritar të cilët kanë pasur arritje tjera. Ka pas raste që në ish Parlamentin e kaluar shumica e këtij soji deputetësh nuk kanë deklaruar asnjëherë asnjë dokument për nivelin e tyre akademik! Disa prej tyre vetëm gjatë mandatit të ushtruar kanë marr diploma fakultetesh, e disa me ato të shkollave të natës janë “shitur” në publik me backgraund akademik! Por për këtë tip deputetesh nga përvoja e kaluar, është dëshmuar se më së lehti manipulohen! Varësia e tyre e këndëvështruar me logjikën e tyre si handikap, në fakt atyre u ka krijuar teren të përshtatshëm për intrigat, mashtrimet, komplotet edhe nxitjet e shumta që ata i bënë gjatë këtij mandati. Në legjislativin e kaluar mund të themi gjithashtu se janë identifikuar edhe disa lloje sjelljesh asociale të këtij tipi, siç ishin skandalet komplotiste në mediat tona. Grupimi i pare, shumë i dëgjueshëm dhe tejet servil përball autoriteteve partiake… Grupimi i dytë, shumë kooperativë përballë sfidave dhe autoriteteve qeveritare.
KËSHILLË: Assesi mos e votoni as këtë tip deputeti! Arsyeja e vetme është se Ju jeni shumë më i mirë se ai që nuk ka as përgatitje profesionale. Si do të mund të angazhohet për nevojat dhe kërkesat Tuaja, kur ai nuk përkujdeset as për ato të vetat?!
10. Tipi karizmatik
Si dukuri shoqërore karizma ne fakt është një risi në historinë e njeriut. Personi i cili posedon këtë dhunti gjithnjë para vetes sheh një detyrë, një obligim të ndërgjegjësuar se është i thirrur të ndryshojë gjërat në favor të një etike dhe morali të lartë njerëzor. Për ta bërë këtë ai/ajo duhet patjetër të posedojë disa cilësi apo një karakter të fortë imponues me një bindje të plotë në atë që e thotë dhe e bënë. Tipin e tillë zakonisht e përcjellin disa dhunti që në sytë e masës zakonisht projektohet herë pas herë edhe si mrekulli e vetë Zotit! Por kur projektohet ky tip apo soj i njerëzve, në rastin tonë deputetëve të ish legjislativet hetojmë që kemi pas pak apo shumë pak deputetë që me ketë parim kanë qenë të udhëhequr në mandatin e shkuar, ani pse logjikisht duke marr parasysh luftën e ndodhur, rezistencën e pandalur joviolente është dashtë të paktën të kemi më shumë të tillë. Duket që lakmia për pushtet i ka prishur dhe si të tillë vetëm disa nga ky soj kanë mundur të mbajnë qëndrimet e tyre parimore, etike e morale.
KËSHILLË: Vendosni vet, nëse do ta votoni këtë tip deputeti! Nëse mendoni që Kosova e shek. XXI, ka nevojë për këtë tip atëherë Votojeni pa hamendje. Tipa te tille ka akoma gjalle edhe ne vendet me traditë të gjatë demokratike. Këta asnjëherë nuk shuhen, janë si feniksi…Kosova ka nevojë për ndryshime!
11. “Tipi komplotist”
Ky tip siç (e cilësoi një zyrtar i jashtëm perëndimor!) e prezantojë vetën në aulën e legjislativit dhe sidomos në medie elektronike dhe ato të shkruara e zgjoi vëmendjen edhe opinionit të publik kosovar me odisejadën e procedurave (jo)ligjore për rrëzimin e ish Presidentit padyshim qe lexuesit dhe shikuesit e medieve dinë të adresojnë saktësisht se për cilën kategori dhe për cilët ish-deputetë është fjala. Ky tip gjatë gjithë mandatimit të tyre asnjëherë në asnjë seancë nuk ka qenë konstruktiv as ndaj partisë se vet as kolegëve tjerë parlamentar. Në fakt ajo çka ata e kanë pasur si opsesion të tyre permanent kanë qenë organizimi i komploteve të tipit hobsian: "Bellum omnium contra ommes"!
KËSHILLË: Assesi mos i votoni! As mendja mos tu shkojë të votoni deputetët e tillë që në mendje të tyre kanë pas vetëm mendjen tek shantazhet.
Epilogu
Nëse do kërkohet nga unë të zgjedhë midis këtyre tipave deputetësh Votuesit në zgjedhjet nacionale që do të mbahen me 12 dhjetor, në realitet nuk do të duhet t’i votonin gjitha nga këto tipe te identifikuara ad hoc, e sidomos ato tipe që vlerësohen që më shumë i kanë sjellë dëm se sa dobi shtetit të ri te Kosovës. Ndër këta padyshim që besoj kemi arritur t’i identifikonim në këtë rast: konformistin, heshtakun, servilistin, oportunistin, analfabetistin, e padyshim edhe oportunistin.
Këto zgjedhje në fakt duhet të dëshmojnë kalimin e ngathët pra të sigurt nga adoleshenca në moshë të pjekur. Se a do të votohen edhe më tej këto tipe të identifikuara mbetet për tu parë në ditën e zgjedhjeve me 12 dhjetor. Gjerë atëherë, qytetari i rëndomtë duhet të mos e përsëris gabimin e bërë në vitin 2007 , kur nën deliriumin e pavarësisë dhe shtetëbërjes votoi me inercion kurse si kundërshpërblim nuk morri asgjë përveç dëshpërimit dhe depresionit: emocional, social e ekonomik.
Ja vlen të votoni, të sinqertit, transparentët të ndërgjegjësimit, llogaridhënësit si edhe ata kandidat që së pari kanë besim në veten e vet, komunitetin, kanë respektin dhe meritat e rrethit se janë dëshmuar. Pra VOTONI ata kandidat që kanë ide, vizione dhe mbi të gjitha kanë besim të pakontestueshëm në Juve! MBANI MEND! Të tillët, nuk ka shans t’u dëshpërojnë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shnettta-780x439.jpg)
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-8-780x439.png)
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?