Flamuri i zgjedhjeve dhe “Kosovo i Metohija”
Është hera e pare që zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen pas aktit të shpalljes së pavarësisë. Janë këto zgjedhje ku partitë politike synojnë marrjen e pushtetit për një mandat katër vjeçar, përveç në raste kur ndodhin zhvillime të njëjta sikur këto të fundit, dhe në këtë formë imponojnë shkurtimin e “ymrit” të tyre qeveritar, duke organizuar zgjedhje të parakohshme apo të jashtëzakonshme. “Emra të ndryshëm një qëllim”.
Siç po “fryn era” duket që këto zgjedhje të jenë më dinamike në aspektin e organizimit, përkundër kohës së shkurtë për fushata parazgjedhore. Përveç futjes së partive të reja, koalicioneve të papritura, kandidatëve të rij, pritët që në këto zgjedhje të paraqiten edhe disa fenomene më të theksuara që fillimisht nuk do të vërehen shumë, mirëpo, do të kenë ndikim në rezultatin përfundimtar dhe do karakterizohen me polemika të ndërsjella në mes partive pjesëmarrëse në zgjedhje, ndërsa secila parti do të provojë të duket me patriote se tjetra. Fenomeni i përdorimit të flamujve dhe ai i pjesëmarrjes së subjekteve serbe të ndërlidhura me emrin “Kosovo i Metohija” do të karakterizojnë këto zgjedhje.
Se a e lejon Kushtetuta këtë të dytin, nuk jam shumë i sigurt, por një gjë e di, çdo emër, çdo veprim që është në kundërshtim me identitetin e shtetit dhe që nxit trazira dhe nxitje të urrejtjes ndërnacionale ndalohet me ligj. Mbetët që këtë ta vlerësojnë ekspertet dhe njohësit e mirë, që kësaj here dyshoj të kenë sqaruar për publikun. Mund të thuhet që emri nuk ka rëndësi, por të gjithë e dimë se disa emra nuk lejohet të përtërihen, e sidomos kur është në pyetje pseudonimi, apo emri i një diktatori apo diçka të tillë.
Fenomeni i simboleve i cili ndërlidhet më flamujt do të bëjë bujë në të gjitha partitë dhe subjektet politike, ngase, përveç flamurit të subjektit politik do të valëvitën edhe flamuj të ndryshëm, si nga ana e shumicës shqiptare po edhe të atyre të minoriteteve. Por tri gjëra do të vërehen shumë, mospërdorimi i flamurit Shtetëror nga Lëvizja Vetëvendosje, i subjekteve të Minoritetit Serb dhe ai i përdorimit të flamurit “Dardan” të ish presidentit Ibrahim Rugova. Gjasat janë që Lëvizja Vetëvendosje përveç simbolit të subjektit të tyre do të përdorë vetëm flamurin kombëtar dhe jo atë shtetëror, derisa edhe kjo e dyta do të bëjë të njëjtën gjë, mirëpo, çka me të tretën? Por çka nëse Lëvizja Vetëvendosje arrijnë të marrë shumicën dhe krijon qeverinë si e vetme apo në koalicion, atëherë cili flamur do të përdorët në përfaqësimin e shtetësisë së Kosovës, simbolet e shtetit të Kosovës apo ato kombëtare?
Kjo nuk duket që për momentin ka gjasa të ndodhe, sepse përfaqësitë diplomatike të shteteve mbështetëse të Pavarësisë së Kosovës, si dhe shtetet që kanë ndikim në zhvillimet e Kosovës, sigurisht që të vetmin përfaqësim të Kosovës do e lejojnë me simbole shtetërore të Kosovës, dhe si shtet i vetëm? Nuk ka dy shtete më një simbol shtetëror.
Kur përmendim simbolet do të jetë interesant edhe përdorimi i flamurit të ish Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, flamurit Dardan, dhe lind pyetja se përveç LDK-së, kush tjetër do të përdorë atë? A do të përdorë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, apo vetëm partitë që rrodhën nga ai flamur si LDK, LDD? A do të insistojë Ukë Rugova që edhe flamuri i babait të tij të përdorët në fushatë parazgjedhore nën identitetin e AAK-së, a do të pranojë kjo e fundit, dhe mos kjo ia rrezikon identitetin origjinal të partisë, kësaj akoma nuk i dihet, apo i dihet, por nuk është publikuar. Por ka edhe një mundësi mund të përdorë duke u thirrur në aleancë.
Një dilemë të tillë do të kenë edhe përfaqësuesit e partive të minoriteti serb që do të marrin pjesë në zgjedhje. Politika e Beogradit në disa raste ka deklaruar se ata mund të marrin pjesë në zgjedhje, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përfaqësojnë interesin e serbeve në Kosovë, por ata theksojnë së nuk do të thotë që ata përfaqësojnë minoritetin e tyre në Shtetin e Kosovës, por në institucionet e Kosovës, kjo i bie “si buka si kulaçi”, sepse ata marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga Republika e Kosovës, pa marrë parasysh se si Serbia t’í quaj ato. Mirëpo, etniteti apo me mirë me thanë minoriteti serb në Kosovë ka një lehtësim në përdorimin e flamurit të tyre, sepse flamuri i tyre mund të konsiderohet edhe kombëtar edhe shtetëror, dhe në këtë formë Beogradi mund të manipulojë më të dy alternativat duke arsyetuar në këtë formë vendimin e tyre. Por gjithnjë lindë pyetja se, mos e kishin kusht disa nga ato që të lejohen të marrin pjesë vetëm më emra provokues si “Kosovo e Metohi” dhe në këtë formë t’i mundësohej liderëve të Beogradit të fshihen në metafora të tilla duke deklaruar se, Kosova nuk është një shtet, por “Kosovë e Metohi”, që sipas tyre i tingëllon si pjesë e Serbisë?
Mos harroni se kjo po duket si e lehtë për të definuar, mirëpo, do të jemi dëshmitarë të zhvillimeve konfuze, si për ne qytetarët, po ashtu edhe për subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore. Dikush këtu do të marr n’thua.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?