Si do të zgjoheni nesër z. Kryeministër?
Nuk besojë se në ndonjë vend tjetër të botës politika ka më shumë ndikim në jetën e përditshme të njerëzve se sa ne Kosovë. Kjo më duket shpjegon faktin se pse shoqëria jonë është kaq shumë e politizuar dhe shikon me interesin më të madh çdo ndryshim që ndodhë në skenën politike sado i vogël që të jetë ai. Kam përshtypjen se pikërisht ky interesim kaq i madh i shoqërisë e bënë atë një pre të lehtë për politikanët të cilët secili prej tyre mundohet që të i bëjë për vete. Dukuri kjo natyrisht shumë e theksuar në kohë fushatash elektorale, e sidomos si kjo e tanishmja që është bërë shumë sfiduese për secilin grup politik.
Ka rastisur që zgjedhjet parlamentare kësaj here të mbahen më 12 dhjetor, pra dy javë pas festës së 28 Nëntorit. Si rezultat i kësaj afërsie është edhe e pamundur që të mos politizohet edhe kjo festë. Para 2,3 ditësh dëgjuam se kryeministri Thaçi paska vendosur që të gjithë shërbyesit civil të Republikës së Kosovës të pushojnë të Hënën për nderë të 28. Nëntorit. Natyrisht është festë kombëtare dhe duhet të festohet. Pra deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Mirëpo i jashtëzakonshëm është vendimi i kryeministrit. Pse? Sepse në kalendarin e festive zyrtare 28 Nëntori figuron me emrin si “Dita e Shqiptarëve”, e cila shënohet si festë, mirëpo për të cilën nuk pushohet dhe për këtë jemi që të gjithë dëshmitarë se viteve të shkuara punëtorët nuk kanë pasur pushim, dhe për më tepër as që është shënuar ndonjë aktivitet shtetëror me përjashtim të aktiviteteve të cilat ishin të organizuara nga RrOSH-Rrjeti I Organizatave Shqiptare. Pra kjo na del se na qenka një festë shterpë, e zbrazët, pa aktivitete mirëpo megjithatë do të pushohet, sepse kështu ka vendosur kryeministri. Pra a mos vallë kryeministri e ka shfrytëzuar edhe këtë festë për pak fushatë elektorale në mënyrë që të zgjojë simpatinë në opinion?
Si do që të jetë puna, për festat zyrtare ka një ligj dhe një kalendar në të cilin dihet se cilat janë festa, e cilat jo, dhe në një vend normal ky ligj do të duhej të respektohej. Nëse ky kryeministër do të ishte kaq i vendosur në shënimin e kësaj dite, atëherë do të duhej që së pari të ishte angazhuar ai dhe partia e tij (pse jo edhe të tjerët) në kohën kur është përpiluar ligji dhe jo në emër të patriotizmit të bënte një shkelje ligjore. Sepse ne si qytetar të këtij vendi nuk duam një shtet në të cilin politika e aq më keq një person, që të përcaktojë gjithçka, qoftë ai edhe kryeministri i vendit. Sepse vazhdimi i një politike të tillë do të na sillte në një situatë ku ky person do të merrte të gjitha vendimet me rëndësi si p.sh nëse një ligj do të miratohet apo jo vendos kryeministri; a duhet dhe sa duhet të dënohet një person që ka bërë një krim të caktuar prapë vendos kryeministri etj… Shpjeguar në mënyrë më popullore kjo do të ishte që i tërë populli çdo mëngjes do të duhej ta shikonim kryeministrin se ne cilin krah është zgjuar. Nëse është zgjuar në krah të majtë nuk ka pushim, nuk do të aprovohet ligji dhe nuk do të dënohet krimineli etj…, e nëse është zgjuar më krah të djathtë ka pushim, miratohet ligji dhe dënohet krimineli. Pra nuk ma do mendja se qytetarët e këtij vendi dëshirojnë një qeverisje të tillë. Sepse kjo do të na shpinte në një gjendje ku pa marrë parasysh nëse është ligjore apo jo, ne duhet të presim vendimin e kryeministrit.
Një shembull i tillë i zgjimit në krah të majtë të kryeministrit u pa shumë mirë edhe me ndërhyrjen e tij në vendimin e gjykatës së Prizrenit, për rastin e deputetes nga Shqipëria, të cilën brenda ditës kjo gjykatë e kishte dënuar dhe pak më vonë u detyrua që ta “korrigjojë” vendimin e vet. Edhe pse për një veprim të tillë normalisht do të duhej që të shkonte në një instancë më të lartë. Por në Kosovë nuk ka nevojë për këso procedura sepse e kemi kryeministrin i cili i “thjeshton” proceset.
Kosova edhe pse e shpallur shtet, është ende në ndërtim e sipër të demokracisë së sajë, prandaj ju z. Kryeministër dhe ai tjetri që do të vijë pas jush, mundohuni ta udhëhiqni këtë vend në mënyrë ligjore dhe kushtetuese dhe jo në bazë të tekeve tuaja. Mirëpo derisa nuk veproni kështu kam një pyetje për ju. Si do të zgjoheni nesër z.Kryeministër? Në krah të majtë apo të djathtë? Jo për gjë tjetër, por ta dimë se çfarë po na pret.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shnettta-780x439.jpg)
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-8-780x439.png)
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?