Politikat sociale përkundrejt paradokseve reale
Jo rastësisht zgjodha të shkruaj për solidaritetin, sepse konsideroj se solidariteti është virtyt relativisht i kultivuar në shoqërinë kosovare, por kujtoj edhe në të gjitha trojet shqiptare. Mund të jetë shprehi që është çimentuar me kalimin e kohës si rrjedhojë e peripecive nëpër të cilat ka kaluar populli ynë gjatë viteve e shekujve. E vetmja mënyrë në të cilën njerëzit tanë kanë arritur ta sigurojnë ekzistencën apo t’u mbijetojnë trysnive që kanë ushtruar mbi ta okupatorët e ndryshëm kanë qenë, si duket, solidariteti dhe mbështetja e ndërsjellë. Kjo shprehi apo ndjenjë e solidaritetit është trashëguar pastaj nga njëra gjeneratë tek tjetra edhe në mënyrë gjenetike, përgjatë linjave familjare dhe të farefisnisë, dhe ka bërë pastaj që solidariteti të bëhet edhe pjesë e kulturës dhe traditës sonë. Shumë mirë!
Faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në zhvillimin e solidaritetit tek shqiptarët në përgjithësi ka qenë edhe mënyra e të jetuarit në bashkësi – kryesisht kryefamiljarët janë përkujdesur për pjesëtarët e tjerë të familjes, e nganjëherë edhe për disa familje të një fisi, dhe ua kanë siguruar atyre ekzistencën. Faktor mund të ketë qenë edhe ndikimi i feve më të përhapura në mesin e shqiptarëve, myslimanizmi, krishterimi dhe ortodoksizmi, dogmat e të cilave e obligojnë besimtarin e mirëfilltë që të japë për të marrë, apo të bëj mirë për të gjetur mirë. Shumë mirë!
Orientimet e tilla, të cilat bazën e kanë në vlerat tona të mikpritjes e të bujarisë, vlera këto që e kanë spikatur popullin tonë ndër shekuj, mund të kenë ndikuar edhe në zhvillimin e politikave sociale aktuale në shoqëritë tona – kur them shoqëritë tona mendoj në sistemet shtetërore që po formësohen dhe drejtohen tërësisht, apo pjesërisht, nga shqiptarët. Politikat sociale në Kosovë janë mjaft mirë të formuluara e të mbarështuara, mbase për t’i reflektuar virtytet e lartpërmendura, si dhe të përshtatura e të përafruara me standardet ndërkombëtare relevante – në letër. Megjithatë, Kosova po e ka të vështirë t’i jetësojë këto politika në praktikë. S’do mend se një nga arsyet kryesore është edhe shkalla e ulët e zhvillimit ekonomik në shtetin e Kosovës, i cili nuk po arrin t’i plotësojnë as nevojat minimale të qytetarëve të tij për punësim, mirëqenie e jetesë me dinjitet.
Në anën tjetër, në Kosovë kemi disa fenomene të reja, të cilat prodhojnë kundërthënie të shumta sa i përket mënyrës se si kosovarët e perceptojnë realisht – që i bie ‘shtrembër’ – nocionin e solidaritetit. Një nga këto fenomene janë emisionet e shumta televizive në të cilat paraqiten familjet e skamura, apo problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen ato. Janë vet televizionet, si mediume qendrore elektronike që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e opinionit publik, ato që po zbatojnë një qasje kontradiktore sa i përket luftimit të varfërisë dhe promovimit të solidaritetit. Brenda një gjysmëorëshi, në një televizion shfaqet dokumentar në të cilin paraqitet një familje e varfër, adresa e së cilës bëhet e ditur, apo një lypës, emri i të cilit bëhet i ditur – përfshirë rrugët në të cilat ai bredhë duke lypur – çfarë përbën, pashmangshëm, thirrje dhe sfidë morale për ata që mund të ndihmojnë. Kjo po bën familjet kosovare ‘të presin në rend’ në rend për të dalë në ‘televizor’, me shpresën se dikush do t’u ndihmojë ‘të bahen shpi’. Në po të njëjtin televizion – por në një termin tjetër natyrisht – emetohen reklama të paguara nga qeveria, të cilat porosisin: “Mos u jepni të holla lypsarëve! Mos e nxisni varfërinë! Kjo kontradiktë mendoj se duhet të jetë objekt trajtese gjatë hartimit të politikave sociale në shtetin e Kosovës. Institucionet e tona duhet ta gjejnë një ekuilibër midis politikave sociale dhe mënyrës që ata e zgjedhin për t’i luftuar fenomenet që e ‘nxisin varfërinë’.
Në Kosovë mund të hasim edhe në shumë shembuj të tjerë paradoksalë që i kontribuojnë drejtpërdrejt kultivimit të varfërisë…parazitizmit, për të qenë më konkret. Janë p.sh. të ashtuquajturit taksistë piratë apo ilegalë, të cilët tërë ditën sillen me veturat e tyre duke i ‘mbajtur’ – ilegalisht – linjat e trafikut publik urban. Mund të jetë edhe për shkak të volisë – sepse me shfrytëzimin e tyre qytetarët mbërrijnë më shpejt në vende të caktuara në qytet se sa me autobus të trafikut urban – që i nxit qytetarët tanë t’i shfrytëzojnë ‘shërbimet’ e këtyre ‘taksive’, por arsye tjetër është patjetër edhe bindja e qytetarëve se, duke ua paguar atyre nga 30 centë apo 50 centë për një udhëtim brenda qytetit, ata u ndihmojnë atyre që ‘ta fitojnë kafshatën e gojës’. Çfarë është interesant të përmendet këtu është një fjalë që i pati rrëshqitur nga goja një ‘taksisti’ të tillë pirat gjersa po bisedoja me të – 1200 euro. 1200 euro ishte fitimi që ai e arrinte në muaj – e nganjëherë edhe më shumë – duke ‘punuar’ si taksist ilegal, ndërsa këto para i merrte nga qytetarët ‘në emër të solidaritetit’.
E pra edhe ky është një nga versionet e ‘solidaritetit’ në shoqërinë kosovare, siç është edhe ‘solidariteti’ me punonjësit mjekësorë, për të cilët thuhet se, për shkak të pagave të tyre të ulëta, nuk hezitojnë të pranojnë para xhepi, por nganjëherë edhe të majme, në emër të ‘solidaritetit’ që qytetarët kosovarë, edhe ashtu me xhepa ‘të lodhur’, e tregojnë ndaj tyre. Përjashtim nuk përbëjnë si, qysh po thuhet, as një numër i shërbyesve civilë, i shefave të prokurimit, dhe ju e dini kush vjen me radhë. Po shihet! Shumë keq!
Kosovarët tregojnë ‘solidaritet’ edhe ndaj shitësve në dyqane të ndryshme, të cilëve disi, për dreq, shpesh ju ‘prishen’ arkat fiskale; ndaj molerëve, elektricistëve, mekanikëve, e zanatlinjve të llojllojshëm, të cilët nuk hezitojnë t’i paguajnë në të holla të gatshme. “Po ma nin fort. Ata po vjedhin sa po mujnë e jon ba milionera, e une po jav paguj tatimin” – më tha një elektricist, i cili më tha se ishte mjaft i angazhuar me punë private, gjersa po udhëtonim bashkë me ‘katërsh’, i cili çonte në Kodër të Diellit, kur unë e pyeta sa a kishte xhirollogari bankare, apo biznes të regjistruar, me arkë fiskale, por, mendova, edhe ashtu, për dreq, këto farë arka fiskale kryesisht s’po funksionojnë në shumicën e dyqaneve në Kosovë…diqysh po prishen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?