Morti i thashethemeve!
Thashethemet, janë bërë pjesë e përditshme e jetës private, publike dhe politike në Kosovë. Ato, janë interpretuar në mënyra të ndryshme, duke shkaktuar, efekte të kundërt nga realiteti. Interpretimi i tyre, shoqërinë dhe vendin tonë e ka kthyer prapa në kohë. Të gjithë janë bërë pjesë “interesante” e thashethemeve. Atyre nuk ka mundur t’i ikën as ndërkombëtarët. Madje, këta të fundit nuk kanë hezituar që interpretimin e thashethemeve të prodhuar nga shpirtligjtë, t’i shfrytëzojnë edhe për “demaskimin” e personaliteteve më të çmueshëm të këtij vendi. Të atyre të cilët pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të vendit, morën përsipër formimin dhe ndërtimin e shtetit. Pavarësisht realitetit, fuqia e thashethemeve në Kosovë, fatkeqësisht edhe sot po tenton të tregojë “pushtetin” e saj, kundër njerëzve më të çmueshëm të këtij vendi. Kjo fuqi e thashethemeve, vazhdon t’i mbajë “peng”, njerëzit të cilët ende janë të gatshëm t’i japin shumë këtij vendi, të nëpërkëmbur me shekuj.
Të gjithë e dimë se thashethemet nuk ekzistojnë vetëm në shtetin më të ri të botës-Kosovë. Ato ekzistojnë edhe në shoqëritë evropiane. Por, mënyra e konceptimit të tyre në shoqëritë evropiane ku demokracia është e zhvilluar, është krejtësisht e ndryshme nga ajo që ka ndodhë deri më tash në realitetin e Kosovës. Përhapja dhe interpretimi i thashethemeve dhe paragjykimeve nga njerëz llafazanë, shpirtvegjël e shpirtligë, të cilët marrin nëpër gojë të tjerët dhe nuk e kanë ndjenjën e përgjegjësisë, edhe në mënyra të ndryshme po vazhdon t’i shkaktojë dëme vendit tonë. Fatkeqësisht, ato, tashmë kanë zbritur nga shtresa më e “ulët” e shoqërisë, te ajo më e “larta”, e cila po merret me politikë. Edhe pse dihet se interpretimi i thashethemeve, është i dëmshëm dhe duhet t’u qëndrojmë sa më larg, të gjitha partitë politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit, kanë një tërheqje magnetike ndaj tyre.
Në mungesë të një vizioni dhe programi politik, në kuadër të fushatës parazgjedhore, shumë anëtarë dhe personalitete të këtyre subjekteve politike, po praktikojnë interpretimin e thashethemeve! Por, sa mund të ketë efekte pozitive, krijimi i thashethemeve në “tregun” e fushatës parazgjedhore të 12 dhjetorit? Vetë fakti që ato krijohen nga njerëz të ndryshëm dhe atë nga partitë politike, efekti i tyre nuk mund të jetë pozitiv. “Krijimi i thashethemeve kërkon mençuri, por dhe mjeshtëri. Ato nuk mund të krijohen në treg nga kushdo, kurdo dhe kudo…”, na shpjegonte si studentë gjatë ligjërimit të lëndës Letërsia popullore, prof.dr. Sabahudin Cena. Pra, për të krijuar thashetheme, përveç, që duhet të jesh i ngritur intelektualisht, duhesh të jesh edhe “mjeshtër” i mirë i tyre . Në bazë të këtij shpjegimi, përfaqësuesit e partive tona politike, të cilët për interesa të ngushta politike, duke interpretuar thashetheme mundohen t’ia ngulin njëri-tjetrit, (s’e) kanë asnjërin nga elementet e shpjeguar nga profesori Cena. Në mungesë të mjeshtërisë së krijimit të thashethemeve, ata janë bërë vetëm keqinterpretues të tyre, duke i lëshuar kurdo e kudo lloj-lloj, thashetheme për njëri-tjetrin.
Shoqëria jonë çdo ditë e më shumë po mbahet peng nën dhunë të thashethemeve, shpifjeve, apo të inateve banale e egoiste të njerëzve të ndryshëm të partive politike. Nën këtë dhunë të tmerrshme, ata po ia vrasin jetën çdo ditë njëri-tjetrit, por edhe vetë qytetarëve më shumë se sa vrasja ekonomike. Për shumë njerëz, thashethemet që dëgjojnë, sidomos rreth vetes shkaktojnë një stres dhe presion të jashtëzakonshëm psikologjik. Nuk janë të rralla rastet kur vetëm për shkak të thashethemeve, janë shkaktuar konflikte, të cilat kanë përfunduar edhe në humbje të jetës së njerëzve. Prandaj, interpretimi i tyre nuk do të duhet të praktikohet nga asnjë subjekt politik për marketing, gjatë fushatës zgjedhore të 12 dhjetorit.
Krijimi dhe interpretimi i thashethemeve për njëri-tjetrin, apo njërën-tjetrën parti gjatë fushatave zgjedhore nuk mund të prodhojë rezultate të favorshme, e aq më pakë fitore të zgjedhjeve. Partitë politikë këtë fushatë zgjedhore më mirë do të ishte sikur ta shfrytëzojnë për shpalosjen e vizionit, dhe programit të tyre. Qytetarët (votuesit) më shumë se kurrë kanë nevojë të dinë se cila do të jetë perspektiva dhe e ardhmja e tyre në katër vitet e ardhshme. Ata janë të ngopur me thashetheme të ndryshme. Në këto zgjedhje, përveç shpalosjen e programeve konkrete për qeverisjen e vendit, qytetarët nga partitë politike po e presin edhe shpalljen e mortit të thashethemeve. Vetëm morti i thashethemeve, shoqërinë dhe vendin tonë, do ta dërgojë përpara në kohë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?