LAJMI I FUNDIT:

Politikanët aktualë do të bëjnë fushatë për të shpëtuar

Jam i sigurt që me fillimin zyrtar të fushatës së zgjedhjeve, do të shohim përplot reklama në televizor, radio, gazetë e nëpër rrugë që PDK dhe LDK do t’i shfaqin për të treguar se çfarë kanë punuar gjatë këtyre tri viteve dhe më shumë. Aty do të shohim, kryesisht, ndërtimin e shkollave dhe rrugëve, rritjen e pagave dhe të tjera të ngjashme. Në ato reklama nuk do të shohim asnjë aktivitet nga premtimi kundër luftës kundër korrupsionit. Sepse nuk ka pasur asnjë aktivitet të tillë të nisur ose edhe të ndërmarrë as nga PDK e lëre më nga LDK.

Përkundrazi, në mungesë të vullnetit për të luftuar korrupsionin, veçanërisht PDK u bë vet cak i luftës kundër korrupsionit. Të jap një ilustrim si shembull. Në vitet 2003-2005 kam qenë kritikues kur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ndërtonte shkolla të shtrenjta nëpër Kosovë. Atëkohë, MASHT-i udhëhiqej nga Rexhep Osmani dhe më vonë nga Agim Veliu. Përafërsisht, nuk kishte shkollë që kushtonte nën 500 mijë euro. Dhe ky ndërtim bazohej vetëm në ndërtimin e skeletores së shkollës, pra, vetëm muret dhe ngjyrosja e tyre e jashtme. Aty nuk parashihej edhe pajisja e tyre e brendshme, pra bankat, karriget, pajisja e laboratorëve, e sallës së edukatës fizike dhe të tjera të ngjashme. Bile, as rregullimi i oborrit.

Sot, në fakt, këto tri vitet e kaluara, jemi dëshmitarë që asnjë shkollë nuk kushtoi nën dy milionë euro. E njëjta vlen edhe për rrugët dhe për çdo ndërtim tjetër që nisi në këto tre vjetët e kaluara. Dikush mund të thotë që qeverisjet e kaluara para vitit 2007 nuk i ndërtuan as këto shkolla e rrugë dhe nuk ngritën pagat, por ky është argumentim steril. Sepse çështja e ndërtimit të shkollave, rrugëve, ujësjellësit dhe pagat janë çështje ose tema humanitare ose njerëzore për të cilat, në fakt, nuk do të duhej të bëhej fare fushatë zgjedhore.


Dhe kështu, për të përsëritur, të gjitha partitë që janë dhe që i kishim në pushtet sot janë cak i luftës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe keqqeverisjes. E kur jemi te qeverisja, paratë e buxhetit të Kosovës zhduken në procedurat administrative-qeverisëse. Ato para asnjëherë nuk arrijnë të dalin jashtë derës së institucionit qeverisës dhe të prekin qytetarin, vet taksapaguesin, as përmes shëndetësisë, as shkollimit, as zhvillimit ekonomik, pra në asnjë mënyrë. Ajo çka qytetarët e Kosovës shohin është fatura, se ky projekt kushtoi kaq miliona euro, se kjo rrugë kushtoi kaq miliona euro, se kjo shkollë kushtoi kaq miliona euro, se kjo strategji kushtoi kaq miliona euro.

Sot, secila shkollë, rrugë dhe objekt tjetër i ndërtuar, si dhe strategji e përpiluar, është cak legjitim për hetim policor, gjyqësor dhe prokurorial për korrupsion, krim të organizuar dhe keqmenaxhim, pra në total, për hajni. Në këtë kuadër, politikanët e derisotshëm nuk do të bëjnë fushatë zgjedhore për të mbajtur pushtetin, por për të mos shkuar në burg. Sepse rënia e këtij pushteti nga pushteti nënkupton hapjen e rrugës që secili politikan sot, plus ata para vitit 2007, të trajtohen ligjërisht nga policia, gjyqësori dhe prokuroria në mënyrë që të shohim se kujt dhe si ia ka punuar pushteti.

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori