Mediet e Thaçit
Mediet duhet të zotërojnë para për të mbijetuar. Por nëse e sheh më imtësisht zhvillimin bashkëkohor të industrisë mediale shqiptare, të krijohet përshtypja e hidhur se ajo e ka shndërruar zotërimin e parave si qëllim në vetvete. Veçanërisht në kohën parazgjedhore gazetaria zhurmëmadhe pushton pjesën dërrmuese të hapësirës së radios, të televizionit dhe të gazetës shqipe. Në këtë periudhë të papërvojë politike mediet tona do të duhej të ishin një forum bazë për mirëkuptim të dyanshëm. Gazetaria e tillë do të shëronte popullin tonë të stërlodhur nga tensionet e panevojshme partiake. Ajo do të krijonte një mjedis ku do të mbisundonte mirëkuptimi i ndërsjellë. Mund dhe duhet të kemi mendime të kundërta, por s’kemi nevojë t’ia vendosim bërrylat njëri-tjetrit jashtë kufijve etikë, sepse askush nuk është fitues nëse shkelen apo kapërcehen këta kufij.
Etika mediale nënkupton gjithashtu që gazetarët dhe gazetaret, enkas sot, duhet të rrezatojnë kujdes dhe besnikëri ndaj vlerave të këtij populli. Ashtu, sikundër detyra e mjekut është që të parandalojë sëmundjen e rëndë dhe ta shërojë të sëmurin, po ashtu gazetarët dhe gazetaret e kanë detyrim profesional dhe përgjegjësi morale që të jenë objektivë në atë çka thonë, çka shkruajnë dhe çka paraqesin në ekran në mënyrë që të krijojnë siguri, besim e mirëqenie informative në hapësirën ku ata veprojnë. Ashtu siç ka një etikë mjekësore, ashtu ka edhe një etikë të gazetarisë. Shmangia prej saj, moszbatimi i ndërgjegjshëm i profesionit, në mjekësi shkakton vdekjen e pacientit. Në rastin e medieve (gazetarëve), viktima e parë e lajthitjeve profesionale bëhet e vërteta. E, sikur na mëson historia, herët a vonë vjen koha që edhe vetë media shndërrohet në viktimë.
Fushata e egër parazgjedhore, e transmetuar dhe e paraqitur nga disa media, për publikun shqiptar bën të lindin disa pyetje enigmatike. Çfarë synon media shqiptare: të raportojë për realitetin apo të shtrembërojë atë? A po ndihmon ajo që të krijohen raporte të mira, shoqërore dhe miqësore ndërmjet atyre që kanë pikëpamje dhe qëndrime të ndryshme mbi veprimtarinë politike, mendime të ndryshme për mundësitë e zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare dhe çështjeve të tjera? Dhe, ndoshta është koha të shtrohen edhe pyetje të tilla: A është kjo, apo ndoshta s’është fare detyrë e gazetarit? Në zemër të problemit qëndron një pyetje delikate. A është vetë gazetari pjesëtar i kësaj shoqërie, a ka ai përgjegjësi etike dhe morale për mirëqenien e saj, apo është “gazetarë” vetëm e vetëm për ti shërbyer partisë dhe për të bërë biznes? Përgjigjja duket qartazi se anon kah kjo e fundit.
Në Perëndim roli jetik shoqëror i gazetarëve spikatet në përcaktimin sociologjik për mediet si “pushtet i katërt”, pas qeverisë, drejtësisë dhe organeve përmbaruese. A është duke u larguar (vetëdijshëm) përmbajtja informative, që do të kishte rëndësi për të kapur e kuptuar proceset politike, ekonomike dhe kulturore shqiptare? Apo, përshtatur në gjuhën e fushatës zgjedhore, është bërë qëllim i pangopshëm komercial se çfarë dhe si do të konsiderojnë mediet, si lajm (partiak) parazgjedhor apo çfarë? Dhe, për të qenë konsekuent deri në fund: Mos janë duke dëmtuar, “ftohur” a “varrosur” industrialistët medialë shqiptarë vetitë dhe dhuntitë njerëzore për bisedime e komunikime “sy ndër sy” e “gju në gju”?
A mos është RTK, kjo industria më e madhe që po “tymon” sot në Kosovë, ajo që po i bën shqiptarët të largohen nga njëri-tjetri e të mos përfshihen në dhënien e ndihmës? Rreth kësaj duhet të mendohemi mirë, aq më tepër në kohën e zgjedhjeve. Sepse, nëse mediet “e Thaçit” vijojnë si deri tash, ato jo vetëm që destabilizojnë politikën në përgjithësi, por përbëjnë edhe rrezik kronik për shëndetin mental të njeriut shqiptar në shekullin e ri.
(Autori është kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje!)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër