LAJMI I FUNDIT:

Bilanci në garën për tregun politik

Egoja dhe servilizmi i hyrje – daljeve në politikë si rezultat i matjeve dhe kalkulimeve fustruese të një numri zyrtarësh nga nivele të ndryshme të subjekteve politike ka arritur si duket skajshmërinë e “dyndjeve politike” ditëve të fundit rreth bashkimeve apo koalicioneve parazgjedhore në garën e madhe për “tregun e vogël politik”. Kosova me një numër mbi 71 subjektesh politike në pritje të certifikimit për garë shumica prej tyre, kanë dinamizuar “mbjelljet vjeshtore” me të cilat koalicione pompoze po mundohen ta dominojnë tregun dimëror të “korrje shirjeve”, të votave politike. E gjithë lufta politike akoma po zhvillohet në kafet e njohura të kryeqytetit dhe zyrat e subjekteve politike, brenda kuadratit partiak duke pretenduar se prurjet e reja me kuadro të vjetra nga të gjitha subjektet politike do të determinojnë rezultatet e pritshme të 12 dhjetorit 2010.

Me sa duket trendet e krijimit dita në ditë të koncepteve të vjetra me parti të reja kushtimisht “një parti, një autobus votuesish” sigurisht se e ka degjeneruar edhe kuptimin e politikës dhe të bërit politikë. Duket sikur me pa të drejtë ka ardhur koha që çdo kush me ose pa servilizmin e tij egocentrik duhet të merret me politikë. Kjo situatë e tanishme me fenomenin e “tregtimit të kuadrit politik” të lëvizjeve dhe interesave nga më të ndryshme dhe si duket shumë pak të “interesit nacional”, duket të mos i shihet fundi. “Gjenerata apokaliptike” e politikës aktuale është në mes kompleksitetit të “plakjes së padëshiruar dhe reformës së vonuar”, me një moshë të skaduar dhe pa energji për kontribut në politikë, duhet sa më parë që subjekte të caktuara të bëjnë zgjedhjen e tyre.

Nuk është ideja që njerëzit, kushtimisht “veteranët e politikës” të neutralizohen dhe për pasoj të pësojnë ndonjë atak-kardial, por me një dialog dhe mirëbesim, apo me ndonjë rregull statutar të rikodifioket dhe të definohet statuti i tyre me një organ brenda partiak, i cili do tu jepte hapësirë edhe gjeneratës së vjetër, pra më konkretisht brenda një subjekti politik mund të krijohen edhe një “organ rehabilitues” si p.sh.; “këshilli i miqve” të LDK-së apo PDK-së, etj., dhe në këtë “këshillë” apo me ndonjë emërtim tjetër do të mund të sistemoheshin të gjithë ata që realisht janë të shtyrë në moshë. Të tillëve do tu duhej edhe një përkrahje e merituar financiare dhe logjistike, ama gjeneratës së re detyrimisht duhet krijuar hapësira e nevojshme për pjesëmarrje në politikën aktive, në të kundërtën do të ballafaqohemi në një “betejë të ashpër politike” dhe të gjatë, betejë e re konceptesh në mes të një konflikti jo tradicional interesash dhe gjeneratash.


Në Kosovë po tentohet të ndodhë “seleksionimi politik” me lëvizjet nga njëri subjekt në tjetrin, në ndarjen e subjekteve politike sipas modelit konceptual në parti të “djathta, të majta apo të qendrës”. Në fakt subjektet tona politike nuk mund të karakterizohen së profilizuari si të tilla. Politika jonë programore dhe konceptuale është një përzierje e ”llojit të vetë” të modeleve dhe programeve, ndonëse varësisht prej interesave dhe jo realisht profilizimit organik të një subjekti të caktuar politik. Akoma nuk ka arrit vetëdija politike e “profilit politik” e cila mbi bazë programore të subjektit fitues të implementohet në pushtetin qeverisës.

Gara e madhe për tregun e vogël në fakt nënkupton ”disporporcion zhbalansues” në mes të parimit të “ofertës dhe kërkesës”. Tregu politik në Kosovë me të vërtetë konsiderohet i vogël për ambiciet e arritjes së “GDP-së politike”, e cila ka shënuar rritje enorme të subjekteve politike për “kokë banori”. Kjo rritje si e tillë e papranueshme ka tejkaluar çdo parashikim se në shoqërinë tonë pluraliste do të kemi “programe politike” edhe për eksport. Sa i tmerrshëm mund të konsiderohet ky “paradoks ballkanik”, i cili ngërthen tipare të egos politike, dhe jo të formësisë së duhur dhe tranzicionit ç’ekuilibrues të subjekteve politike për ”garën e madhe në tregun e vogël”.

Lëvizjet e fundit u karakterizuan dhe u arsyetuan me mjaftë divergjenca politike, si nga ikja apo edhe bashkimi i të ashtuquajturës “vullnetit programor”, përafrimit në qëndrime etj. Por si mund të shpjegohet kur një ish deputet i caktuar të ketë fituar mandatin e deputetit me një subjekt të caktuar politik dhe tani i duhet të ndërroj partinë, ndonëse tani mund ta ketë kuptuar gabimin nga”dashuria e parë” apo e ka arritur sipas tij nivelin e lartë politikë dhe nuk pajtohet më me “vullnetin programor”, i cili edhe i kishte dhënë pushtet. Sidoqoftë mentaliteti i tanishëm politik i mishëruar me servilizëm dhe ego politikën për dhe me çdo kusht arritjen në pushtet, është dhe duhet të jetë fundi i “pazareve politike” sidomos këtu i referohem kuadrove të skaduara politikisht.

Përveç “pasigurisë programore partiake” sot jemi dëshmitarë edhe të “pasigurisë së tërësishme politike” në konkurrimin e vlerave demokratike në Kosovë. Shumë nga anëtarët e revoltuar nga mospërfshirja fare apo jo e kënaqshme në listat për pushtet do të mund të prodhonin efekte të pasigurisë, jo në kuptimin e “pasigurisë totale”, por të grupeve të interesit klanor, por të mos siguruar përitshmëritë e vlerave demokratike. Shumësia e subjekteve politike jo çdo herë konsiderohet si vlerë reale e konkurrencës korrekte, mbase në tregun e vogël politik ka të ngjarë fatkeqësisht të kemi një “bilanc deficitar partiako- politik” kundrejt nevojës për kualitete dhe jo kuantitete politike.

(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke ndjekur studimet master në UEJL-së, në Shkencat Politike)

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori