Dezertorët e institucioneve të Kosovës
Dorëheqja, përkatësisht shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese e z. Fatmir Sejdiut nga posti i kryetarit të Republikws sw Kosovës ishte një ngjarje mjaftë e rëndë dhe me pasoja të mëdha për institucionet e shtetit më të ri në botë. Si pasojë e këtij shkarkimi erdhi edhe vendimi i Kryesisë së LDK-së për largim nga koalicioni qeverisës me PDK-në, duke krijuar krizë institucionale dhe zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë. Ky vendim mjaftë i rëndë për Kosovën u morë në një moment aspak të duhur për rrjedhat politike rreth Kosovës dhe sigurisht se çmimi për të do të paguhet më vonë. Paradoksi i kësaj ngjarje shihet, sidomos në deklaratat e zyrtarëve të lartë të kësaj partie të cilët përmendin edhe korrupsionin si një shkak për largimin e tyre nga kjo Qeveri.
Kjo është për t’u habitur. Si mund të deklarosh se ka korrupsion të madh në këtë Qeveri kur vetë këta janë pjesë e saj? Atëherë, del se ata duhet të merren në përgjegjësi për shkak të heshtjes së aferave korruptive dhe moszbardhjen e tyre. Të mos e deklarosh korrupsionin është njësoj sikur të jesh pjesëmarrës i tij dhe kjo paraqet veprim penal në këtë shtet. Pra, dyfytyrësia e këtyre politikanëve është e madhe, ndërsa hipokrizia është ves shumë i keq i trashëguar me vite në këtë subjekt politik.
Ndërsa, braktisja e i institucioneve të Kosovës në formën çfarë u bë nga përfaqësuesit e LDK-së dhe shfaqja e ndjenjës së mburrjes për një gjest të tillë të shëmtuar nuk do shumë koment. Ky veprim ishte për keqardhje të madhe, si për institucionet e Kosovës, të cilat tashmë kanë mbetur gjysmë të zbrazura, por edhe për qytetarët e këtij vendi.
Shfaqja e krenarisë së tyre për “dezertimin” e institucioneve të Kosovës në kohën më të rëndë për Kosovën tregon moralin e vërtet të këtij kësti politik. Sa kanë moral këta njerëz u pa shumë qartë nëpër mediumet elektronike të Kosovës. Krejt morali i tyre politik është bazuar në plotësimin e interesave të tyre personale e grupore dhe më së paku në ato qytetare dhe shtetërore.
Nuk duhet harruar se ky dezertim në LDK i ka rrënjët më të hershme dhe kurrsesi të shmanget një metodë e veprimit të tillë politik. Kjo parti, pas vdekjes së liderit të saj Ibrahim Rugova ka marrë një tatëpjetë të vrullshme dhe po shkon në ambis. Këtë tashmë e kanë të qartë shumica e qytetarëve të këtij vendi, për veç krerëve të tyre udhëheqës.
Në demokracitë e zhvilluara këto fenomene janë normale, por në demokracinë e brishtë të Kosovës nuk duhet lëshuar në këto kriza, sepse ky vend përfundimisht ka nevojë për një stabilitet të institucione të tij dhe funksionim sa më të mirë.
Veprimi i ish-presidentit Fatmir Sejdiu me rastin e “shkarkimit” të tij nga posti i kryetarit të Kosovës ishte paradoksi tjetër, deri sa presidenti i një vendi në të gjitha demokracitë e botës duhet të jetë figurë uniteti dhe jo vetëm përfaqësues i një pjese të elektoratit të tij. Këtë rol deri diku e kishte luajtur Fatmir Sejdiu, por vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i drejtë dhe përherë të parë këta politikanë u përballën me respektimin e ligjit.
Cinizmi i lojës së presidentit shkoi deri aty, duke deklaruar se nuk e kishte shkelur Kushtetutën e vendit edhe se vetë është jurist dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Si mund të shpjegohet profili moral i një presidenti të vendit, i cli është në gjendje të sakatoj institucionet e vendit për interesa individuale dhe grupore.
Kjo nuk do shumë shpjegim, por krejt kjo lojë le të mbetet një mësim i keq për demokracinë fillestare në Kosovë, si dhe për qytetarët këtij vendi, që përfundimisht në zgjedhjet e ardhshme do t’i hapin sytë dhe veshët mirë dhe të mendojnë tri herë se kujt duhet dhënë votëbesimin në përfaqësimin e tyre.
Ndëshkimi i politikanëve nga elektorati i Kosovës dhe marrja në përgjegjësi e tyre nga organet e shtetit në rast të veprimeve të tyre të jashtëligjshme do të ishte përgjigja më e mirë ndaj tyre. Vetëm kështu do të kemi një demokraci më të avancuar dhe një forcim të institucioneve të këtij shteti dhe jo dezertim të institucioneve të Kosovës në momentet më të vështira për vendin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?