LAJMI I FUNDIT:

Dioguardi apo Gjillibrandi

Ish-senator për dy mandate, me një reputacion politik të pakontestueshëm, një mik i sinqertë i çështjes shqiptare, Joe Dioguardi përsëri është kthyer në skenën politike amerikane por kësaj radhe synon ulësen e senatorit të New Yorkut në kapitalin politik botëror në Uashington DC. Fushata e tij në New York ka bosht shkurtimin e taksave, një administratë me të vogël duke pakësuar shpenzimet të cilat sipas tij janë shtuar dukshëm në qeverisjen e presidentit Barack Obama dhe reformat ne shëndetësi. Si njëri prej ekspertëve me përvojë në çështjen e financave publike, me mbi 40 vjet përvojë punë, ish-senatori Dioguardi premton se din dhe mundet t’i ndreqë problemet e sotme të shoqërisë amerikane dhe t’i kontrollojë me mirë çështjet financiare në administratën amerikane ne Uashington. “Përditë e më tepër po humbim vende të punës, paratë po fluturojnë nga dritarja, kurse administrata ka probleme serioze të koncepteve fiskale në te gjitha nivelet e qeverisë”, thotë ai.

Dioguardi një figurë politike stabile e njeh politiken qe behet ne Uashington prandaj i bindur se mund t’i ndryshojë gjërat i ka hyrë garës politike për ulësen e senatorit. Ai dalëngadalë përmes një fushate strategjike po e tërheqë votuesin dhe po behët gjithnjë e me bindës ne ndryshimin aq fort te kërkuar nga qytetaret amerikan. Për ish-senatorin Dioguardi, kjo garë nuk është aspak e lehtë. Ai përballët me senatoren Kristin Gjillibrand një demokrate me lidhje të mira dhe përkrahje nga shume figura me peshë te administratës Obama. Në kuadër të përpjekjeve të tyre për tu njohur sa me shumë me votuesin dhe për t’i paraqitur pikëpamjet për problemet politike, ekonomike e sociale me të cilat po ballafaqohet shoqëria amerikane sot, nga kanali televiziv 7WBC-TV është shfaqur edhe debati i parë publik mes dy kandidatëve. Gjatë këtij debate të nxehtë politik kandidatët qitën sheshi gjithçka që kishte të bëjë me rekordin e shpenzimeve, shkurtimin e taksës në klasën e mesme, kontrolli mbi armët, emigracioni, reforma në shëndetësi e deri tek planifikimi i ndërtimit te xhamisë në Graund Zero dhe lufta ne Afganistan.

Dioguardi filloi sulmet mbi kundërshtaren duke përdorur fakte nga rekordi i saj se si ajo dikur mburrej që mbante armë në dhomën e saj e tani kur synon ulësen e senatores kërkon kontroll mbi armët?. Ky është një rol kontrovers. Ne atë kohë Gjillibrand ishte nën kritika edhe nga anëtaret e partisë së saj për qëndrimet që kishte mbajtur ndaj kontrollit të armeve dhe ligjeve të ashpra në emigracion. Dioguardi vazhdoi me ofensivën e tij politike kundër kundërshtares Gjillibrand duke pyetur për rolin e saj sa punonte për gjigantin e industrisë se duhanit Philip Morris. Ajo tha Dioguardi ishte arkitekte e kompanisë duke fshehur faktet që duhani shkaktonte kancer, gjyqeve të shumta me të cilat është përballur kompania e ku senatorja Gjillibrand ishte një mbrojtëse e ligjeve në llogari të kompanisë. Gjillibrant u përgjigj duke sulmuar kundërshtarin e saj se gjatë kohës sa ajo i mbronte interesat e firmës, ishte një avokate e vogël prapa atyre “të mëdhenjëve” me peshë në kompani. Ajo vazhdoi ofensivën e saj duke akuzuar Dioguardin se gjatë periudhës sa ishte ai në Kongres 1985-1988 kishte votuar pro çdo takse të duhanit. Dioguardi e quajti fabrikim komentin.


Gjatë debatit vend me rendësi zunë edhe siguria shëndetësore që është një problem i madh në Amerikë dhe shkurtimi i taksave. Dioguardi tha se do te donte ta shfuqizonte faturën e presidentit Obama qe edhe ashtu nuk përkrahet nga gjysma e popullsisë. Natyrisht demokratja Gjillibrand i mbrojti pikëpamjet e presidentit Obama mbi planet e tij ne sektorin e shëndetësisë. Kandidatet ndanë pikëpamjet e tyre edhe mbi çështjet tjera me të cilat po përballet shoqëria amerikane si propozimi i ndërtimit te Xhamisë ne Graund Zero lufta ne Afganistan si dhe vizionin e tyre për qytetin e Neë Jorkut. Deri me dy nëntor kur votuesit do të përcaktojnë se cili senator mund t’i përfaqëson me mirë interesat e tyre ne Uashington. Dioguardi e Gjillibrand do te ndeshën edhe disa herë në përpjekjet e tyre për ta bindë votuesin se cila është zgjedhja më e mirë dhe ndryshimi që ata po kërkojnë.

Në trend

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

Magazina
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori