Roli i inovacioneve në zhvillimin e shteteve dhe kompanive
Inovacionet (risitë) konsiderohen dinamika themelore për zhvillimin e ekonomisë së sotme. Tanimë inovacionet mund të konsiderohen prej faktorëve bazë të prodhimit, kundrejt faktorëve të tjerë të prodhimit si fuqia punëtore, toka dhe kapitali. Roli i inovacioneve mund të vlerësohet si faktori kryesor i rritjes së vlerës së kompanisë nga ana e aktorëve që operojnë në treg. Nëse një shtet synon të ketë inovacione atëherë doemos duhet të themelojë qendra për kërkim-zhvillim, institute për hulumtim, universitete, etj. dhe duhet të marrë iniciativa për integrimin e ideve të reja, përmes të cilave krijohet një kooperim që do të ndikonte në zhvillimin e ekonomisë nacionale të një vendi. Pra detyrë e shtetit është që të ndërtojë një Sistem Nacional për Inovacione.
E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë private. Sot, kompanitë me renome botërore nuk do të mund të mbijetonin gjatë po qe se në kuadër të departamenteve nuk e kanë edhe departamentin për kërkim-zhvillim që mundëson shpikjen e produkteve/shërbimeve të reja. Andaj edhe përkundër kostos së lartë departamenti për kërkim-zhvillim është bërë domosdoshmëri e kohës. Madje në ditët e sotme edhe subjektet politike e kanë këtë departament me qëllim të ruajtjes së elektoratit dhe të rritjes së tij. Kërkimet dhe zhvillimet e bëra në industrinë e armatimit bënë që disa shtete të kenë epërsi mbi shtetet e tjera që nuk i kanë kushtuar kujdesin e duhur në këtë sferë.
Ndërsa kompanitë që nuk e kanë këtë departament janë të predispozuara të dështojnë për shkak se konkurrentët që bëjnë eksplorime për ofrimin e produkteve/shërbimeve të reja ose modifikimeve (vlera shtesë) sipas kërkesës së konsumatorëve janë disa hapa më parë kundrejt të tjerëve. Një kompani nuk mund të ofrojë në treg produkte/shërbime inovative nëse në menaxhmentin e saj nuk ka koka (njerëz) që mendojnë ndryshe nga konkurrentët, pra në radhë të parë kjo qasje duhet të jetë në menaxhmentin e kompanisë dhe ideja e njëjtë të përhapet deri tek personeli më i thjeshtë, dhe kjo të bëhet pjesë e kulturës së një kompanie.
Kompanitë më të rëndësishme në mesin e kompanive janë ato kompani që prodhojnë dituri (vlerë të re). Këto kompani janë që në masë të madhe investojnë në kërkim-zhvillim për zhvillimin e produkteve të reja. Këto kompani rreth 5 % deri në 20 % të buxhetit mund ta investojnë në kërkim-zhvillim. Rrjedhimisht, kompanitë të cilat prodhojnë vlera të reja paralelisht do tu rritet edhe vetë vlera e tyre (kompanive) në treg në krahasim me konkurrentët. Kompanitë, të cilat nuk investojnë në kërkim-zhvillim, mund të kenë një rritje ekonomike prej 2-5 %, ndërsa kompanitë, të cilat prodhojnë vlera të reja, mund rriten deri në shifrat e larta 20-30%.
Performanca e një kompanie matet me vlerën e firmës. Në paraqitjen e vlerës së firmës janë disa tregues së vlerës, ku me anë të një treguesi pasqyrohet vlera e kapitalit të kompanisë që është e evidentuar në financat e kompanisë, pra vlera e brendshme, ndërsa vlera e jashtme e kompanisë, përkatësisht vlera e tregut mund të jetë shumë më tepër në krahasim me vlerën e brendshme. Supozojmë nëse vlera e brendshme e kompanisë është 100,000 milionë dollarë, vlera e tregut mund të jetë 200,000 milion dollarë për shkak që kompania është e aftë të gjenerojë vlera të reja për konsumatorët. Pra gjenerimi i vlerave të reja sot arrihet vetëm duke bërë kërkime dhe zhvillime. Rast konkret mund ta marrim kompaninë Microsoft, e cila vlerën e brendshme e ka shumëfish më të vogël krahas vlerës së saj në treg, e kjo është arritur falë qasjes që ka për kërkim-zhvillim.
Përse në Kosovë nuk ka inovacione?
Ja disa arsye pse kompanitë kosovare nuk i kushtojnë kujdes kërkimit-zhvillimit :
1. Praktika shumëvjeçare e fitimit përmes imitimit (copy – paste).
2. Mungesa e konkurrencës ka ndikuar që të mos ofrohen prodhime/shërbime inovative. (Rasti konkret është me korporatën publike të telekomunikacionit, respektivisht me PTK-në. Për derisa PTK-ja operonte si monopol në tregun Kosovar në ofrimin e shërbimeve telekomunikuese nuk ka shënuar asnjë zhvillim që do ti kënaqte konsumatorët e saj. Në momentin e hyrjes së kompanisë IPKO, konsumatorët kosovar patën rastin të shërbehen me vlera të reja inovative, falë qasjes që ka kompania IPKO. Kjo qasje ka ndikuar që edhe PTK-ja të ofrojë shërbime të reja nga presioni i konsumatorëve të cilët filluan të shërbehen me shërbimet e IPKO-s, megjithëse për këto shërbime PTK-ja e merrte model (imitonte) vetë kompaninë IPKO. Që të arrijë në suksese më të mëdha, PTK-ja doemos duhet të privatizohet dhe rrjedhimisht duhet të vijë një udhëheqje me një qasje bashkëkohore, respektivisht një menaxhment më inovativ).
3. Akoma nuk i dimë metodat dhe teknikat se si të bëjmë kërkime-zhvillime.
4. Akoma nuk kemi vetëbesim se ne mund të ofrojmë produkte/shërbime të reja përmes kërkimit dhe zhvillimit.
5. Sistemi konservativ i bizneseve familjare të udhëhequra nga njerëz të shtyrë në moshë.
6. Kërkohet që të bëhen investime të mëdha në teknologji, personel, etj.
7. Mundësia e imitimit të produkteve/shërbimeve nga ana e konkurrentëve, për shkak se nuk mund të mbrohet patenta.
Bashkimi Evropian në vitin 2000, në “Paktin e Lisbonës” ka hartuar një strategji që shtetet evropiane brenda dhjetë viteve të ardhshme të tregojnë një progres në fushën e inovacioneve dhe kërkimeve dhe sipas parashikimeve të bëhet një rritje e ekonomisë evropiane prej 3 %, në mënyrë që të mund të konkurrojnë me SHBA-të dhe Japoninë (Yonetimde Devrimin Rehberi INOVASYON, Prof.dr. Ibrahim Kavrakoglu, fq.169, 2006). Kjo ishte nevojë e BE-së, pasi në dekadat e fundit BE-ja ishte më mbrapa në fushën e inovacioneve në krahasim me SHBA-të dhe Japoninë. SHBA-ja për kërkim-zhvillim shpenzon 3% nga buxheti i saj, pra rreth 360 miliardë dollarë, shtetet e BE-së një shumë të përafërt për kërkim-zhvillim, ndërsa Japonia rreth 160 miliardë dollarë dhe këto vlera nuk janë duke u evidentuar si shpenzime, por si investime nga të cilat do të priten të hyra për buxhetin shtetëror.
Pra nga kjo mund të konkludojmë se nuk mund të konkurrohet në tregun ndërkombëtar nëse kompanitë e një shteti nuk i avancojnë kërkimet-zhvillimet. Kjo paralelisht do të ndikojë edhe në rritjen ekonomisë nacionale të një vendi. Prandaj aktorët politikë në Kosovë duhet të mendojnë seriozisht në avancimin e konkurrencës së lirë, avancimin e institucioneve kërkimore, posaçërisht ndryshimin e qasjes së arsimimit në Kosovë. Suksesi i SHBA-ve në zhvillimin e inovacioneve ka filluar pikërisht nga universitetet, duke i dhënë rëndësi hulumtimeve dhe kërkimeve praktike kundër teorisë që shpesh ka qenë shkaktare e regresit të zhvillimit të një vendi. Ndërsa në Universitetin Publik të Kosovës, në fakultete, as që mendohet të bëhen investime në hapjen e laboratorëve, hapësirave moderne për kërkim-zhvillim, që do të ndikonte pozitivisht në progresin ekonomik të Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/banjo3-780x439.jpg)
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti_Grenell.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-780x439.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi.png)
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër