LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Fatmir Sejdiut

-Derisa Hashim Thaçi investoi në përçarjen e LDK-së tani rrezikohet përçarja e PDK-së.
-Tani Fatmir Sejdiu e ka rrugën hapur për kryeministër të Kosovës.

Fatmir Sejdiu udhëhoqi një politikë të urtë e te butë në kufijtë e nënshtrimit saqë krijohej përshtypja se Kosova ka vetëm kryeministër, por jo edhe president. Dita kur Fatmir Sejdiu u tregua tamam burrë shteti ishte ajo kur ai dha dorëheqje nga posti i Presidentit. Kjo ishte dita kur Sejdiu i tha partnerit të koalicionit se nuk shkon më tej, se deri këtu e ka kufirin durimi e toleranca. Ironia ishte se kjo ndodhi pikërisht në pikën ku ai kishte lëshuar pe më së shumti: përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Nga 4 gjykatës nga radhët e komunitetit shqiptar për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, koncensuesi u arrit që PDK t’i kishte 3 njerëz të vet, AAK një, ndërsa LDK asnjërin. Vetë formulimi i Kushtetutës që presidenti nuk guxonte të ushtronte ndonjë post tjetër ishte një formulë kompromisi që Sejdiu e kishte pranuar urtë e butë. Ai nuk insistoi që formulimi i kushtetutës të jetë që presidenti i Kosovës ta ketë të drejtën e drejtimit të partisë siç e ka presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, por nuk deshi të ishte një president politikisht i pafuqishëm si ai i Shqipërisë, Bamir Topi, i cili ka dhënë tërësisht dorëheqje nga partia.

Sipas marrëveshjes me partnerin e koalicionit dhe me protektorët e Kosovës ai mbajti të ngrirë pozitën e kryetarit të partisë deri në momentin kur partneri deshi ta poshtërojë edhe më tej duke e turpëruar me vendim gjykate kushtetuese. Por kjo ishte gracka ku Sejdiu nuk ra. Vendimi për dorëheqje ishte një shuplakë e fortë për Hashim Thaçin, i cili po investonte në zvetënimin e LDK-së duke i fryrë përçarjes së saj. Kthimi i Sejdiut në LDK tani e bënë LDK-në kërcënim serioz për PDK-në. Në anën tjetër, marrja e dy funksioneve të para të shtetit nga ana e Jakup Krasniqi i jep atij fuqi politike dhe pozicion të tillë ku ai nuk mund t’i lejojë vetit të sakrifikohet për akrobacionet politike të Hashim Thaçit. Në interesin e Jakup Krasniqit është që ai t’i mbajë këto dy funksione sa më gjatë që është e mundur, të paktën 6 muaj, aq sa lejon kushtetuta. Në interesin e Hashim Thaçit është që sa më parë të vendosë ndonjë të propozuar të LDK-së në mënyrë që t’i fryjë përçarjes në LDK.


Një variant më pak i mundshëm por më shumë i lakmueshëm për Hashim Thaçin do të ishte bërja e Behxhet Pacollit president i Kosovës. Arsyeja është se partinë e Pacollit, Thaçi e ka gërryer nga brenda dhe shumica e degëve të AKR-së janë më lojale ndaj Thaçit se sa ndaj Pacollit. Pacolli, në këtë rast, do të ishte politikisht shumë më i pafuqishëm se Sejdiu e se cilido kandidat nga radhët e LDK-së, tamam ashtu si i leverdisë Hashim Thaçit. Plus që Pacolli si President mund ta shëtiste Thaçin anë e kënd botës duke e takuar atë me aq mbretër, presidentë e kryeministra sa Thaçi përndryshe nuk do të mund t’i takonte edhe sikur të ishte 100 vjet kryeministër. Por, bërja e Pacollit President të Kosovës ka një problem numrash në Parlament. 33 deputetët e PDK-së e 9 të AKR-së bëjnë 42. Do të duhen edhe 9 deputetet e Dacit dhe më shumë se gjysma e minoriteteve për ta zgjedhur presidentin me rundin e tretë me 61 vota. Por, pazari i Dacit nuk mund të jetë më poshtë se kryetar Parlamenti. Kështu, për ta arritur këtë objektiv politik, Thaçit i duhet ta sakrifikojë Jakup Krasniqin. Por a është e pritshme që Jakup Krasniqi të sakrifikohet për të forcuar pushtetin e Hashim Thaçit? A është e pritshme që Jakup Krasniqi nga pozita e 01-shit e 02-shit të shtetit të pranojë vullnetarisht të jetë bishti i kavallit?

Në anën tjetër, Thaçit do t’i duhet fuqi më e madhe politike për bisedimet me Tadiqin. Lëshimet që Thaçi pritet t’ia bëjë Tadiqit do të mund ta zvetënojnë rrolin e tij si lider i PDK-së ashtu që një pjesë e kësaj partie do t’i bashkohet Albin Kurtit. Në shikim të parë duket se Thaçi politikisht i eliminoi me radhe të gjithë rivalët e vet: Demaçin, Qosjen, Surroin, Dacin, Ramushin dhe se fundit Sejdiun (pa harruar edhe rivalin brenda PDK-së Fatmir Limajn). Nga të gjithë këta, Sejdiu iu nënshtrua më së shumti Thaçit, por me gjasë, Sejdiu do të jetë ai që do ta mbijetojë politikisht Thaçin. Ajo çfarë i duhet tani Sejdiut është kurs politik i orientuar qartë në konsolidimin e LDK-së dhe synimi për vete i postit të kryeministrit në zgjedhjet që po e presin Kosovën. Çfarëdo kalkulimi tjetër e bënë atë ta humbë nga dora fitoren që tashmë e ka në grusht.

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori