Java Evropiane e Lëvizjes
Nuk është vetëm dita, por e tërë “Java Evropiane e Lëvizjes” që organizohet në shumicën e qyteteve Evropiane (2027 qytete), nga data 16 – 22 shtator 2010, nga viti 2002 në Evropë dhe në shumë qytete tjera në botë. Gjatë këtyre viteve në mënyrë profesionale janë trajtuar shumë tema si “Rrugët të sigurta për fëmijët”; “Rrugët për qytetarët”; “Ajri i pastër për të gjithë”; “Përmirësimi i klimës së qytetit”; “Udhëtimi i mençur”, etj., të cilat sadopak kanë ndikuar në përmirësimin e jetës urbane në qytete.
Për te mirë më befasoi iniciativa e një grupi të rinjsh të organizuar në një OJQ, e formuar së voni (qershor 2010) “Ekolëvizja”, që së paku me datën 22 shtator (Ditës Botërore pa makina) të mblidhemi në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, për të zhvilluar aktivitetet përfundimtare për ketë ndodhi aq të domosdoshme për kryeqytetin e Kosovës, e jam i bindur edhe për qytetet tjera kosovare. Shpresoj se në të ardhmen edhe qytetet tona do të marrin pjesë aktive në garat që organizohen gjatë kësaj jave në terë Evropën, natyrisht me përkrahje morale dhe materiale të Republikës së Kosovës.
Kemi një ngecje disa vjeçare por një dëshirë urgjente qe të kyçemi në javën Evropiane të lëvizjes, ku lëvizja e njerëzve në qytete ka mundësi të shumta të cilat i kemi “harruar” duke u bërë robër të zhvillimeve marramendëse teknologjike si është automobili. Në rastin e Prishtinës, në vitet e pas luftës, ai u tregua ekstrem i dëmshëm, pasi zhvillimin e pakontrolluar të kryeqytetit as për së afërmi nuk e kanë përcjell infrastrukturat e domosdoshme teknike dhe sociale si rrugët, kanalizimet, parkingjet, shkollat, çerdhet e fëmijëve etj. Kjo çështje as që befason pasi kryeqyteti edhe sot e kësaj dite së paku nuk e ka punuar planin zhvillimor urban (PZhU), për të pasur një kontroll të zhvillimeve urban në kryeqytet.
Këtë vit ky aktivitet në lëvizshmërinë (mobilitetin) në qytetet Evropiane po zhvillohet nën moton e temës kryesore “Udhëto me mençuri, jeto ma mirë” nga shkaku se në shumicën e qyteteve evropiane problemet e lëvizjes së lirë janë të mëdha, edhe përkundër përkujdesjes permanente të organeve përgjegjëse, të cilët pozitivisht po tentojnë të minimizojnë efektet negative për shëndetin e banorëve. Me përdorimin e automjeteve si mjet transporti shkaktohen shumë efekte negative si është zhurma, ndotja, të cilat ma së shumti i atakojnë fëmijët dhe pleqtë. Për të tejkaluar ketë mënyrë të imponuar të jetës, ekzistojnë shumë mundësi kreative si janë lëvizja në këmbë apo me biçikleta deri të vendi i punës, apo aktiviteteve tjera fizike që i kërkon jeta dinamike urbane.
Jeta pasive “shtëpi punë” është një problem i madh shoqëror, prandaj aktivitetet fizike janë të domosdoshme. Nuk ka nevojë për mjete të mëdha materiale për të përmirësuar kualitetin e jetës urbane në qytetet tona, kemi mundësi reale të mirëmbajmë gjelbërimin ekzistues e mos ta shkatërrojmë, të iu mundësojmë qytetarëve që lirshëm të lëvizin me biçikleta dhe në këmbë për të zhvilluar aktivitetet e domosdoshme ditore, në minimum të përdorim automjetet private, të shfrytëzohet transporti publik me kusht që të jetë ma kualitativ. Ka shumë aktivitete që munden të ndërmarrën me qellim të begatimit të jetës në vendbanimet tona, me pjesëmarrjen e të gjithëve si fëmijëve, të rriturve dhe pleqve, medieve dhe faktorëve të ndryshëm vendimmarrës.
Situata momentale në Prishtinë është e pa shpjegueshme nga aspekti i lëvizjes së lirë të banorëve, të automjeteve, etj., ky nuk është viti i parë që kemi një situatë të tillë kur fillojnë ndërtimet me leje e pa leje. Kështu është duke u vepruar që shumë vite, mungon një strategji lokale në koordinimin e punëve ndërtimore në sezonin e “kohës se mirë”, për atë kemi një situatë kaotike në lëvizshmërinë (mobilitetin) e kryeqytetit, automjetet e parkuara në trotuare me vend e pa vend pengojnë në ecje në këmbë, askush nuk jep përgjegjësi.
Në Kosovë as që ka menduar dikush për këto pasoja që shkakton mos-lëvizja e shëndosh e banorëve të saj. E stimuluar me parashikimin e lëvizjes së lirë me ecjen në këmbë deri te vendi i pretenduar për të gjithë pjesëmarrësit në jetën urbane, sigurimin e shtigjeve për biçikleta etj. Kërkesa që së paku një ditë të kemi lëvizje të banorëve të lirë, me sa ma pak automobila, duke shfrytëzuar autobusët publik, ecjen në këmbë, biçikletat, etj, do të ishte e mirëseardhur, pasi momentalisht as që jemi duke mendua të iu mundësojmë banorëve tanë nëpër qytetet kryesore të Kosovës lëvizjen e lirë me mjetë ekologjikisht të pastra si është ecja në këmbë.
(Autori është anëtar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës. Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër