LAJMI I FUNDIT:

Historia jonë i ka dy anë të saj…

“Trimat si Ti, që ia dinë gjuhën e popullit, që janë me popullin, i çelin shteg të ardhmes. Ai që është me popullin, për kombin, atdheun, atij i takon forca, lumturia, ardhmëria”.

(Hasan Prishtina – për Idriz Seferin)

Shefi i të gjithë shefave qeveritar politik të pushtet legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, z. Pieter Feith, i shoqëruar edhe nga dy sejmenët e tij vartës: nën shefin partiak të kryetarit aktual të Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja, z. Haremin Kuqin dhe ekzekutorin besnik të Pakos së Ahtisarit në sferën e decentralizimit dhe krijimit të komunave të reja njënacionale, z. Sadri Feratin, të martën që e lam pas, e vizituan komunën e Prizrenit. Shkaku i vizitës së tyre në këtë komunë të dytë për nga madhësia në Kosovë ishte trysnia “demokratike” për ekzekutimin e vullnetshëm (lexo:detyrueshëm) të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në lidhje me realizimin e ndryshimit në afat të caktuar të logos së KK, afat ky (edhe pas një plotësime prej 3 muajve) që së shpejti skadon. Atë që, në lidhje me vendosjen rreth kësaj çështjeje, si pozitën ashtu edhe opozitë, sa kohë, nuk kishte mund t’i bashkonte kryetari Muaja, e arritën sot këta burrat të fortë nga Prishtina. Nëse jo në vendin ku vërtetë ata duhet të ishin bashkë ( Në sallën e Asamblesë Komunale si deputet), këtë bazhdyzim të suksesshëm (lexo dhunshëm) e bënë së paku në zyrën e kryetarit të komunës.


“Më duhet të them se unë, zëvendëskryeministri (Hajredin) Kuçi dhe ministri (Sadri) Ferati duam që ta shohim një mbledhje të Kuvendit të Komunës para datës 18 shtator, në mënyrë që të merret një vendim rreth emblemës së Prizrenit…Ky është afati i fundit që e ka caktuar Gjykata Kushtetuese”, ju tha të pranishmëve shefi i ICO-së, Pieter Feith, pas takimit që ka zgjatur me tepër se dy orë.

Kuptohet, asgjë në këtë takim formal nuk ishte e jashtëzakonshme (lexo: çdo gjë ishte e jashtëzakonshme), por ajo që më bëri edhe më shumë kureshtar (lexo: nervoz) në këtë takim, ishte një përgjigje finoke nga konferenca për media që u mbajt pas këtij takimi, e shefit tonë të madh, z. Pieter Feith. Ai, në pyetjen e redaktorit të TVO-së, z. Qazim Morina, se “ashtu sikur është vepruar në rastin e logos së KK të Prizrenit, në të ardhmen a do të zbatohet ky princip edhe nëpër komuna tjera shumëetike”, përgjigja e tij ishte e prerë dhe urdhëruese: “JO, sepse Prizreni është shumë specifik”.

Vërtetë është shumë specifik, z. Feith, dhe jo vetëm Prizreni por i tërë rasti zinxhiror i këtij Aktgjykimi më absurd antishqiptar i GJKK, i cila, si “de facto”, ashtu edhe “de jure”, e ka marr me kohë cytjen dhe bekimin më të fuqishëm nga vetë funksioni dhe misioni i juaj SPECIFIK , pastaj, SPECIFIK është Kryetari i kësaj Gjykate, më tej, gjyqtarët e saj (ta zëmë, Afrim-Alltaj Surroi, i cili për ta ndërruar identitetin e vetë shqiptar e ka ndryshuar emrin prej Afrim në Alltaj), shumë specifik është edhe iniciuesi kryesor i kësaj procedure para gjykate (edhe fizikisht edhe për nga bagazhi i dyshimtë politik që ka nga e kaluara)…
Si duket, çdo gjë në këtë punë të mbrapsht ka nis me SPECIFIKA, andaj, nëse diçka nis nga filli me “specifika” (mbrapsht), z. Feith, sipas disa rregullave të pashkruara, ajo ashtu edhe duhet të kryet. Ta zëmë, edhe pse parimisht në çdo shtet të mirëfilltë demokratik, një Aktgjykim i një gjykata kushtetuese duhet patjetër të ekzekutohet, pse të mos ndodh edhe përfundimi SPECIFIK i tërë këtij rastit: MOSEKZEKUTIMI I TIJ!?.

Sido që të jetë, sipas të gjitha gjasave, pas këtij presioni politik të nivelit të lartë internacional dhe nacional, mendoj se, edhe përpos ndasive dhe mospajtimeve të thella ekzistuese në mes të pozitës dhe opozitës prizrenase, këtë të premte, pritet të mbahet një seancë e tyre e përbashkët, sigurisht me kuorum të nevojshëm, ku do të vendoset për këtë çështje. Mbase, edhe ndryshimet e kërkuara (imponuara) aty, do të aprovohen. Fundja, kjo tani është në duart e asamblistëve komunal prizrenas, të cilët shumë mirë e dinë disponimin e elektoratit të tyre të gjerë për këtë rast. Dhe, jo vetëm të elektoratit, por edhe të gjithë popullit shqiptar.

E unë, si qytetar laik, ndoshta sipas disave mund të jem i marrë, finok dhe fodull i këtij qyteti, për fund, ata (asamblistët tanë) i kisha këshilluar kështu: “Historia e jonë që ende po shkruhet, i ka dy anë të saj. Aman, me këtë rast, zgjidheni atë të duhurën”!

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kalo në kategori