Serbia nuk mund të mbyllë rrugën e Kosovës drejt BE-së!
Kosova nuk mund të mbetet peng i Serbisë për çfarëdo integrimesh Euro-Atlantike. Evropa nuk duhet të mbaj derën mbyllur Kosovës, nëse kjo e fundit ka qasje pozitive – afirmative!
Periudha para negociatave, apo siç po preferohet të thuhet, fillimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve fqinje, Serbi-Kosovë, po ngërthen në veti debate interne, stuhi mendimesh dhe plane e ide nga më të ndryshmet. Opozita kosovare bile po pretendon se një farë lloj negociatash të “fshehta” tashmë kanë marrë udhë. Po edhe nëse kjo e fundit nuk po ndodhë, diplomatët ndërkombëtarë këshillojnë të përdoren celularët për të zbërthyer nyjën Serbi-Kosovë.
Këto ditë opinioni kosovarë dëshmon debatin Surroi-Hyseni në lidhje me qëndrueshmërinë dhe fuqinë e Rezolutës 1244. Në njërën anë kemi ministrin Hyseni që në seancën e fundit të KS/së kërkoi zëvendësimin e Rezolutës me një të re, ndërsa në anën tjetër z. Surroi e konsideron këtë dokument të Këshillit të Sigurimit si të shteruar pas mendimit të GJND-së. Ministri Hyseni në ngërçin e debatit ngarendi të ofroj shembuj akademik që pas përfundimit të çështjes së statusit të vendeve që fituan pavarësinë, apo dhe raste të tjera t’i argumentoj me atë se Rezoluta e vjetër është zëvendësuar me një të re. Kjo është një sekuencë e rregullt dhe logjike bazuar në përvojat e deritanishme të së drejtën ndërkombëtare. Kështu flasin edhe një mori argumentesh që ofrohen nga diplomatët të cilët ende hezitojnë të njohin shtetësinë e Kosovës. Pra janë këto argumente që e shtyjnë rastin e Kosovës në margjinat e precedentit. Si rast sui generis për të cilin tashmë ka dhënë një opinion eksplicit GJND-ja, nuk mund të ofrohen argumente nga historia e nxjerrjes së rezolutave nga Këshilli i Sigurimit. Opinioni i dalë nga GJND-ja në mënyrë të qartë thotë se Deklarata e Pavarësisë nuk e dhunon Rezolutën 1244, pra ky dokument nuk e ka prejudikuar shpalljen e pavarësisë. Është një e vërtetë absolute se misioni i UNMIK-ut tashmë është i tejkaluar, jolegjitim dhe natyrisht i kushtueshëm për të arsyetuar vetveten. Aq më fort kur bëjmë fjalë për daljen e Kosovës në forumet ndërkombëtare. Pra, kërkesa për shuarjen e misionit të UNMIK-ut është e logjikshme dhe legjitime ngase vjen nga qeveria e dalë nga votuesit e këtij vendi, por edhe sepse me këtë kristalizohen misionet e tjera të pranishme që për momentin “mrizojnë” nën hijen e kësaj ombrelle. Mënyra e kërkesës kokë më vete, u tha edhe nga pjesëmarrësit në këtë debat, nxjerrë telashe shtesë për institucionet e Kosovës. E për këtë kemi më së paku nevojë. Thjesht, nuk kemi kohë…
Ish udhëheqësi i Trojkës që e pati vazhduar ankthin pas bisedimeve të Vjenës për 100 ditë shtesë, e që gjithmonë vjen me ide interesante kompromisi, paralajmëron se pa një zgjidhje politike midis Beogradit dhe Prishtinës, dyert e BE-së do të mbeten të mbyllura për Serbinë dhe Kosovën. Formulat më të preferuara të negociatave sot është ajo që nxjerrë rezultatin win-win (të dyja palët fitimtare). Kjo është një logjikë të cilën po e përflasin kuluaret opinion ndërtuese si në Evropë, ashtu dhe analistë ballkanas. Nga niveli më i lartë shtetërorë i Serbisë situata win-win shihet në kutin prej 1-100. Një provokim në radhët e të tjerëve që iu adresua Kosovës. Por dhe një sinjal i qartë për të interesuarit se gatishmëria për kompromis tashmë është e qartë. Në anën tjetër manovrimi nga pozicioni i negocimit tek ai bashkëpunimi ndërshtetërorë, si rezultat i opinionit të GJND-së, tenton të ripozicionoi Kosovën si palë më të avancuar para duelit!
Nga nivelet më të larta diplomatike evropiane, sponsoruese të Serbisë vijnë ide për instalimin e modelit të Südtirolit/Alto Adige të Italisë veriore. Thuhet se këtë ide e ka përshëndetur edhe Ambasadori i SHBA/ve në Kosovë, Christopher Dell. Do të doja të vë në pah se pozicioni win – win tanimë është arritur që nga bisedimet e Vjenës! Pala kosovare ka bërë koncesione enorme në të mirë të afirmimit të diskriminimit pozitiv në dobi të komunitetit serb. Është një gjë krejt tjetër se përfaqësuesit e shtetit të Serbisë bëjnë oferta nga pozicionet krejt tjera. Ata kujtojnë se po bëhen negociata në mes të palës shqiptare dhe asaj serbe, duke apstrahuar realitetin e ri. Pra bëhet fjalë për Kosovën dhe jo Shqipërinë. Nuk është në lojë Shqipëria si nocion dhe Serbia, por shteti i Kosovës dhe ai i Serbisë, për të akomoduar sa më mirë komunitetin serb në Kosovë. Dokumenti i Ahtisaarit e rrjedhimisht Kushtetuta e Kosovës ofron dygjuhësinë duke e pasur parasysh një përqindje të karakterit klasik minoritar serb. Ligjet e Kosovës ofrojnë arsimim të garantuar në gjuhën dhe shkrimin serb, zonat e veçanta për kishat dhe manastiret ortodokse, me një nivel tejet të lartë të menaxhimit autonom. Një decentralizim i pushtetit lokal mundëson themelimin e komunave serbe me një qeverisje të zgjeruar e që mund dhe të quhet bartje e qeverisjes në nivel të lartë administrativ, juridik, ekzekutiv dhe financiar. Një autonomi e tipit të Tirolit Lindorë në një territor të Kosovës që shtrihet në një sipërfaqe prej 10.887 km² e që vet Tiroli Lindor ka një sipërfaqe prej 13,607 km², është tentim nxjerrjeje e yndyrës nga flluska e ujit. Të drejtat që i garantohen pakicës gjermanofone në Südtirol tashmë janë tejkaluar me të drejtën afirmative të serbëve të Kosovës të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra insistimi në ofrim të çfarëdo lloj autonomie për serbët në veri të Kosovës është ngufatje politike, administrative dhe financiare.
Zgjidhja e vetme fatlume duke mos lëvizur asnjë guralec nga kjo që tashmë është etabluar, është ekonomia. Një ide motivuese/zhvillimore për të gjitha komunitetet në veri të Kosovës sjellë qetësi dhe integrim të mirëfilltë.
Kosova nuk mund të mbetet peng i Serbisë për çfarëdo integrimesh Euro-Atlantike. Kosova duhet të plotësoj kriteret që i vendosen për të aderuar në mekanizmat e BE-së dhe NATO-s, pa u kushtëzuar nga disponimi i nomenklaturës politike të Serbisë dhe tutorëve të saj. Kosova nuk ka kohë të mbetet në vendnumërim për hir të kokëfortësisë dhe miopisë politike. Ajo duhet me gallop të integrohet sot dhe jo nesër në BE, i pëlqej kjo dikujt apo jo! Evropa nuk duhet të mbaj derën mbyllur Kosovës, nëse kjo e fundit ka qasje pozitive – afirmative!
(Autori është gazetar dhe kandidat për studime master në gazetari. Qëndrimet në këtë shkrim janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLoredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër