Po na duket lum, po na del prua?!
Sa ishin dikur më të shprehura restrikcionet e rrymës elektrike te ne (disa muajt e fundit puna qëndron pak më mirë në këtë drejtim), gjithnjë kur kthehesha nga qyteti në shtëpi, e lutja Zotin që lagjen time ta gjeja pa rrymë. Veproja kështu, sepse e dija se, nëse nuk do të ketë rrymë, ajo duhet të vije së shpejti. Pra, më zbaviste pritja. Kënaqësia e shpresës në mua se gjithmonë pas diçkaje të keqe patjetër do të vjen e mira, dhe e kundërta. Përgjithësisht, këtë parim e kisha si moto në jetë dhe atë e aplikoja jo vetëm me rastet e restrikcionit të rrymës. Më saktësisht, kjo mënyrë e pritje-ardhjes, nuk ishte vetëm një shprehi e imja origjinale e rastit, por ajo mbështetej në harmoninë e veprimit të vazhdueshëm të një principi hyjnor të ligjit të të kundërtave në natyrë. Andaj, jo rastësisht, për krahasim, ky parim si shprehi e instaluar tek unë, mu kujtua pikërisht tani: në çastin aktual të publikimit zyrtar të mendimit pozitiv këshillëdhënës të GJND, në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Se sa është e madhe dhe e vlefshme për ne rëndësia e vlerësuese e kësaj gjykate pro ligjshmërisë së pavarësisë tonë të shpallur si shtet i porsaformuar, nuk ka dyshim. Në të ardhmen, ajo patjetër do të prodhoj efekte pozitive, si në planin diplomatik, ashtu edhe në atë politik dhe moral. Por, nga ana tjetër, sado që me plotë arsye i gëzohemi dhe e kremtojmë këtë fitore të madhe për ne, të gjithë e dimë se, e tëra ajo si sukses është kryekëput meritë e ndikimit atoritativ (fuqisë politike) në prapavijë të disa shteteve tona mike, e veçanërisht të SHBA-ve. Në fakt, shpesh herë, jashtë qëndrimeve të veta publike të deklaruara si zyrtare, këto shtete, me qëllim të realizimit të synimeve (interesave) personale gjeo-strategjike në këtë rajon, i kanë në dispozicion edhe metodat tjera më të stërholluara taktike afatgjate. Këto mënyra perfide të veprimit të tyre, i kemi hasur në shumë rajonet e botës, dhe, aplikimi i ngjashëm me sukses, tashti po shihet qartë edhe në këtë hapësirë të Ballkanit të trazuar.
Pas disfatës diplomatike dhe ushtarake që ata ia bënë Serbisë së padëgjueshme dhe me tendenca më të shprehur të orientimit politik pro rus, kjo e fundit me Kosovën dhe gjykatën ndërkombëtare, ishte edhe një grusht tjetër i parapërgatitur me mjeshtri kundër saj. Grushti i rëndë komprometues, të cilën ajo, pa dyshim e meriton! Pra, ishte porosi e kamufluar që njëherë e përgjithmonë Serbia ta kuptoj se ekuivokëve të saja politike po i vije fundi i durimit ndërkombëtarë, dhe, se, ajo, herëve tjera, patjetër duhet ta “lidhi kalin, ku i thotë i zoti“.
Gjersa komentet pozitive në favorin ton rreth këtij qëndrimi të GJND-së janë të mëdha dhe aktuale kudo në botë, nga ana tjetër, të gjithë ne, të hipnotizuar me këtë sukses të arritur, me qëllim, apo nga mosdija, po sillemi heshtazi dhe në mënyrë aprovuese ndaj disa zërave gjithnjë e më të shpeshtuara që po na vijnë nga po këta miq tanë meritor se, pas vendimit këshillëdhënës të GJND për Kosovën, janë të paevitueshme bisedimet me Serbinë. Bisedime teknike, thuhet, por një Zot e di se sa ato do të jenë vërtetë teknike. Pak kush po vëren se në këtë eufori momenti, si shpesh nga individ atoritativ ndërkombëtar, herë po hidhen, dhe herë nga po ata po mohohen shumë teori, alla: “shkëmbim territoresh me Serbinë”, “status special për veriun e Kosovës”… etj. E, në këto situata “blic-testuese” të opinionit, politikanët tanë naiv kosovar, (kësaj here edhe të joshur dhe të mpirë nga ky sukses, i cili, realisht, aspak nuk është i tyre) vetëm e vërtetojnë si papagall atë që edhe pritej nga ta: “Bisedime po, por si dy shtete të barabarta”, “Do të bisedojmë me Serbinë për gjëra teknike, por nuk vjen në konsiderim rihapja e çështjes së statusit dhe të kufijve ekzistues … etj“.
Jo, more! Hec e le ta thonë ndryshe! Sepse, pas “karotës” shpërblim, atyre si “shkop” mbi kokë, po ju qëndron EULEX-i dhe lufta e saj e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Ajo, edhe pse pat premtuar shumë për burgosjen e “peshqve të mëdhenj”, ne gjithnjë hamendësoheshim në sinqeritetin e tyre, e, në të vërtetë, me këto vonesa, ata vetëm prisnin momentin e kurdisur dhe të përshtatshëm politik për ta. Kjo është metoda kaherë e sprovuar e tyre, të cilën ne ende nuk po e mësojmë. Ose, nuk dëshirojmë ta mësojmë. Apo, më saktësisht, as që guxojmë ta mësojmë.
A thua, në këto rrethana të trumbetimit të negociatave të reja që seriozisht nga miqtë tanë po na përgatiten me Serbinë, dikush pak sa më i arsyeshëm, mund të shpresoj se, pas këtij grushti të rrënd në GJND, si balancim favoresh, bashkësia ndërkombëtare, tashti nuk do ta shpërblej edhe Serbinë, duke e përmbushur kështu me sukses edhe atë parim të vetin diplomatik: “Ujqit e ngopur, e delet në numër”?!! Për këto situata, populli turk e ka si zhargon një thënie sarkazmatike: “Gir da gyr” (Hyn dhe shihe), e cila, ndoshta edhe nuk do të ishte aq kompatibile për rastin. Sepse, ajo si porosi e urtë, është e kuptimtë vetëm kur dikush hynë së pari në situatat e reja dhe të panjohura. E, ne!? Ne e kemi ngrënë këtë karrem edhe më parë! Besa shumë here më parë . Andaj, nuk mund të thuhet se jemi aq virgjër në këtë drejtim. Prandaj, në këto bisedime “teknike” që po na përgatiten (lexo: imponohen) me Serbinë, dyshoj se, edhe një herë nuk do ta sprovojmë atë “Gir da gyr”-in turk.
E, pra, ja pse në fillim të këtij artikulli unë si shembull e morra atë mesele me pritjen e rrymës. E bëra, vetëm për të sqaruar sa më afër veprimin e ligjit të të kundërtave si metaforë: mirë-keq, s’ka – do të ketë, është dita – do të vjen nata… Mbase, kështu do të jetë edhe kjo puna e bisedimeve me Serbinë ku patjetër do të kemi balancim favoresh. Ku patjetër pas humbjes së rëndë me GJND-në, këtë herë, Serbisë, patjetër do t’i jepet një “asht që edhe ajo ta hipi” . Gjithnjë në dëm të Kosovës, kuptohet?! Çka të them për fund? Veçse, ta përfundoj këtë artikull me atë fjali shpesh përmbyllëse të ligjëratave të presidentit tonë, Fatmir Sejdiu: “Zoti e bekoftë Kosovën!”, Ama… ende nuk e di se, sa kjo uratë e bukur është origjinale e tija…?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin