Verdikti i shumëpritur
Tash e disa muaj Republika më e re në botë po pret një verdikt të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë, për legjitimitetin e pavarësisë së saj, që buron nga vullneti i popullit. Rreth kësaj çështje janë shtruar dilema nga më të ndryshmet, komente e besa dhe justifikime nga diplomacia kosovare për pauzimin e njohjeve për shtetin tonë.
Kjo nuk është për tu habitur, për faktin se si shoqëri kemi zakon të merremi me gjërat të cilat ndodhin paraprakisht, janë të pakta gjërat të cilat mund t’i parashikojmë e aq më pak t’i parandalojmë edhe pse shpesh bëjmë strategji të ndryshme, të cilat mbesin veç strategji të shkruara, por jo dhe të implementuara në praktikë. Koha e ka dëshmuar se shpesh herë dimë ta harrojmë të kaluarën derisa nuk mund të shohim të ardhmen.
Para se Republika e Serbisë të paraqitej në këtë Gjykatë është dashur ne, si viktimë e “konfliktit” 1999 të paraqesim padi për spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës, padi për krime të rënda ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë, padi për shkelje të normave të së drejtës ndërkombëtare, dëme nga më të ndryshme të shkaktuara nga autoritetet e Serbisë gjatë vitit 1999. Nëse një gjë të tillë ne do ta kishim bërë në çfarëdo mënyre, në cilëndo nga institucionet ndërkombëtare të drejtësisë, të jeni të bindur që Serbia nuk do të kishte rast për të paraqitur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e statusit të vendit tonë. Mirëpo heshtja jonë ia ka mundësuar një gjë të tillë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë merr vendime në rast mosmarrëveshjeje, kur një shtet anëtar i OKB-së e kërkon një gjë të tillë. Shikuar nga këndvështrimi juridik një gjë të tillë ne nuk do mund të bënim, për faktin se pranë kësaj Gjykate mund të drejtohen vetëm shtetet anëtare të OKB-së, pjesë e së cilës organizatë ne nuk jemi ende. Mirëpo një gjë të tillë ka mundur ta bëjë shteti ynë amë, cili ka pasur të drejtën ekskluzive ta bëjë një gjë të tillë për faktin se edhe populli i Kosovës është pjesë e kombit shqiptar. Duke e pasur parasysh që është shtet anëtarë i OKB-së, një gjë të tillë ka mundur ta bëjë shumë lehtë.
Pas pavarësisë së vendit tonë, shoqëria jonë ka një qëllim tjetër, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ky qëllim është i vështirë për tu arritur, sepse për integrimin në BE kërkohen një mori kushtesh për të cilat Republika e Serbisë me kohë është interesuar dhe ka punuar. Një ndër kushtet për anëtarësimin në BE është zgjidhja e çdo konflikti brenda për brenda vendit, e ne jemi dëshmitar se veriu i Kosovës është problem i prodhuar nga vetë serbët. Në tjetrën anë kusht tjetër është zhvillimi ekonomik, luftimi i kriminalitetit, edhe në këto drejtime Serbia ka bërë shumë, gjithmonë duke e shfrytëzuar veriun e vendit tonë për të zhvilluar kontrabandë dhe krim të organizuar me ç’rast dëmtohet rëndë ekonomia e vendit. Po ashtu fqinjësia e mirë me vendet që e rrethojnë është kusht për anëtarësimin e një vendi në BE, ndërsa Serbia paraqet padi për pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë si shkelje të normave ndërkombëtare, gjë që dëshmon se Kosova nuk po arrin të ketë fqinjësi të mirë me Serbinë pavarësisht “vullnetit” të mirë të liderëve tanë. Pra, të gjitha këto janë pengesë për integrimin e Kosovës në BE dhe anëtarësimin e saj në institucione të ndryshme ndërkombëtare, dhe e gjithë kjo është rezultat i punës së autoriteteve serbe dhe neglizhencës së autoriteteve kosovare për të punuar në këtë drejtim.
Pavarësisht cili do të jetë vendimi i shumëpritur i kësaj Gjykate, ne do të jemi të humbur, moralisht dhe juridikisht. Moralisht për arsye se nuk është dashur të lejojmë, as ne, e as Republika e Shqipërisë, që një shtet, i cili ka ushtruar dhunë mbi ne, të na vë para drejtësisë ndërkombëtare si vend i cili shkel rregullat ndërkombëtare, pra të krijojë një imazh të keq para bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa humbje juridike kemi për arsye të mospërdorimit të mjeteve juridike të rregullta që na takojnë si shoqëri e persekutuar gjatë vitit 1999.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër