Dilema e këtij shteti: rusizim apo evropianizim
Shteti i Maqedonisë, ky shtet i cili mezi po mbahet me këmbët e qelqta dhe të krisura që i ka, prej pavarësimit të tij e deri në ditët e sotshme, po përballet me sfida të natyrave të ndryshme. Sfidat e këtij shteti, po i përjetojnë të gjithë qytetarët, po ata që më së shumti po i paguajnë janë shqiptarët. Pse e them këtë? Ngase ky shtet, qysh prej pavarësimit shumë të lehtë dhe të çuditshëm nga ish-Federata Jugosllave, i zënë peng nga politikanë dhe shtetarë me mendësi Kumroveci, në vend se të ofrohet drejt vlerave të mirëfillta evropiane dhe qytetëruese, ai edhe më tej zhytet dhe bëhet shtet model për Rusinë e Putinit.
Këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmon edhe më tej. Me gjasë që do të dëshmojë edhe më tutje. Kjo u dëshmua me Ladorishtën. Vijoi me aferën e armëve. Kur u sajua e ashtuquajtura “Afera e armëve” shtetarët maqedonas menjëherë nxituan dhe fajësuan shqiptarët e këtij shteti pa më të voglin dyshim. Këtë e paguan shtrenjtë shumë qytetarë, po edhe disa politikanë. Mandej hiç më lehtë dhe shumë keq e përjetuan edhe qytetarët shqiptarë me rastin e Bit Pazarit, me rastin e hapjes së Universitetit të Tetovës, me rastin e kryengritjes së vitit 2001 me ç`rast u vranë shumë civilë shqiptarë të pafajshëm; u pa me rastin e hezitimit maqedonas kundruall faktorit ndërkombëtar për shumë çështje; u pa me rastin e kundërshtimit të ndërkombëtarëve, me rastin e Rakovecit të harruar dhe të Sopotit, me rastin e Brodecit dhe të Vaksincës, me rastin e Radushës e shumë e shumë raste të tjera.
Partitë politike shqiptare, nuk është që nuk duan që të ndihmojnë avancimin e çështjes shqiptare, po i mungon senzibilizimi i nevojshëm për të bërë këtë gjë, i mungon nisma dhe iniciativa vepruese, platforma e duhur para se të hyhet në qeveri. Këtë e shohim edhe me partinë aktuale shqiptare, e cila në vitin 2008 me turr dhe pa kokë, pa asnjë program çapitej i lodhur të ulet ne prehrin e Gruevskit dhe me këtë ndikoi që Gruevski të shter edhe një parti tjetër politike shqiptare. Grushtin e parë i`a dha PDSH-së, me ç`rast tronditi këtë parti me Brodecin si dhe me çarjen që ia shkaktoi, përmes fraksionimit dhe nxitjes së formimit të partisë të ashtuquajtur DR, e cila në asnjë rast nuk dëshmoi se është parti që mbron shqiptarët (përjashtim bën këtu vetëm deputeti i kësaj partie Abedin Zymberi), po përkundrazi në momentet kur duhej të vinte në shprehje nacionalizmi i saj, ajo bëhej më kozmopolite se edhe partitë liberale evropiane, duke dëshmuar se vepron si filiale e VMRO-DPMNE-së.
PDSH-ja edhe më tej mbeti në terr informativ, duke mos i`u dhënë hapësirë aspak, për të performuar, duke e lënë në bllokadë totale këtë parti. Partitë tjera shqiptare të margjinalizuara skajshmërisht, u anatemuan aq shumë, saqë të krijojnë përshtypjen se veprojnë si parti individësh dhe jo si parti të qytetarëve. Pra, qeveritarët maqedonas përmes shkollës së Putinit, dëshmuan se janë mjaft të suksesshme në drejtim të shterjes dhe venitjes së partive politike shqiptare. Ata përmes metodës së rusizimit të çdo pore të jetës në Maqedoni, po dëshmojnë se nuk janë për evropianizim të Maqedonisë.
Divergjencat e këtyre shtetarëve me ndërkombëtarët që shpëtuan këtë shtet nga kolapset e ndryshme që i vinin si valët e detit që përplasin anijet, dëshmojnë rusizimin e Maqedonisë. Antikizimi i Maqedonisë, vjedhja e historisë shqiptare (pellazgo- ilire) dhe asaj helene, tregon se ky shtet nuk meriton të jetë në hartën e Evropës, po komshi me Rusinë e Putinit. Vizitat e kreut shtetëror serb, të dalluar për shovinizëm dhe nacionalizëm, që promovojnë politikë të mbrapshtë rajonale anti-amerikane dhe anti-evropiane, po dëshmojnë se ku dhe kah e ka Kiblën ky shtet.
Shpalosja e projekteve anti-perëndimore, që po promovohet këtyre ditëve, e që mëton që pas JO-së së prerë evropiane, të kulmojë me protesta anti-evropiane po tregon fytyrën e vërtetë të këtij shteti dhe të qeveritarëve maqedonas. Kjo JO, do të thellojë Maqedoninë e leckosur edhe më tutje në varfëri dhe në destabilitet. Kjo qeveri që po mbahet më shumë me infuzionet ndërkombëtare si dhe BDI-së, e cila vazhdimisht po “shpëton” këtë shtet me promovimin dhe me (mos)implementimin e marrëveshjes së vdekur dhe varrosur të Ohrit, do të na shpie në një pasiguri dhe animozitet total.
Moroziteti dhe dëshpërimi i qytetarëve do të kulmojë me të panjohura, sepse i ka ardhur secilit te hunda. Shpëtimi dihet. Largim i kësaj konjukture qeveritare nga skena politike, anatemim dhe dënim për këtë ndjekje të kësaj politike, përmes protestave, manifestimeve dhe demonstratave që duhet të organizohen nga partitë opozitare dhe lëvizjet qytetare, me përkrahjen ndërkombëtare. Edhe z. Fuere, eurodiplomati i spikatur, shihet që është mjaft i zhgënjyer me këtë politikë të mbrapshtë. Paj, kush nuk mbeti i pa zhgënjyer? Të gjithë. Në përjashtim të disa strukturave të ngushta dhe të vogla qeverisëse të BDI-së dhe shumicës së VMRO-DPMNE-së.
Qytetarët e këtij shteti, po edhe faktori ndërkombëtar po shohin fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie të mbrapshtë, që është shndërruar në qeveri të llojit të Putinit dhe që po putinizon dhe po bën rusizimin e Maqedonisë. Zgjedhja është kjo. Braktisje e qeverisë nga ana e faktorit politik shqiptar, mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, e në rast të fitimit të zgjedhjeve përsëri nga VMRO-DPMNE-ja, ofrim i alternativave për avancim të shqiptarëve, e nëse kjo e fundit refuzohet përsëri, atëherë edhe shqiptarët nuk duhet të qëndrojnë duarkryq e të bëjnë sehir, se si anatemohen dhe margjinalizohen skajshmërisht, po hapje të letrave dhe alternativave të tjera, siç mund të jenë: shpallje të Parlamentit paralel dhe institucioneve paralele në këtë shtet, kërkesë për federalizim.
Kjo vetëm kërkohet nga disa parti politike shqiptare siç janë: PDSH-ja, BDSH-ja si dhe BDK-ja, po e njëjta duhet të legjitimohet me votën e popullit shqiptarë në Maqedoni. Kjo do të pengonte rusizimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë dhe përshpejtimin e oksidentalizimit dhe evropianizimit të këtij shteti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Gjesti i grisi fotografinë që ia bëri Jozi - Valbona shpërthen në lot
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin