S’bëhet “Shqipëria” me shqiptarë!
Muaji që lamë pas shënoi ngjarje të cilat do të mbahen gjatë kohë në kujtesën e shqiptarëve dhe për të cilat edhe sot e ditëve në vijim do të jenë tema debati, fjalime, kundërshtime, opinione dhe emisione të ndryshme, që ju kushtuan atyre.
E titullova ketë shkrim timin kësisoj, për arsye të shumta që kanë të bëjnë me gjendjen dhe situatat e krijuara tek shqiptarët gjatë “majit” të përgjakshëm për shqiptaret në Maqedoni, “majit të hajnave” në Kosovë dhe “majit të protestave dhe grevës” ku shqiptari ishte kundër shqiptari në Shqipëri.
Gjitha këto ngjarje që ndodhën gjatë këtij muaji, mua dhe besoj shumicën e shqiptarëve të Maqedonisë, sa më dhimbseshin dëshmorët e vrarë tradhtisht, aq me vinte keq edhe për Kosovën me HAJNAT e saj, gjithashtu edhe me shtetin e “pa shtet” të Shqipërisë, duke u frikësuar tu them të drejtën për një “97-të” të dytë. Por, të njëjtën brengë nuk e ndanë me ne vëllezërit tanë andej kufirit! Ata duke dashur të mbulojnë marrëzitë e tyre, bile edhe na fajësuan dhe na quajtën “kriminel” ashtu siç na quajnë “sllavët-antik” e këtushëm bashkë me “ministreshën me mustaqe” të policisë.
Neve, shqiptarët që jemi në Maqedoni, e që shqiptarët tanë në Shqipëri na quajnë “maqedonc” edhe sot e kësaj dite, e dimë situatën tonë dhe vuajtjet që po përjetojmë çdo ditë e më shumë. Por do të doja t`i shkruaj disa reshta edhe për shqiptarët e Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, së paku për t`i njoftuar se çka në të vërtet ndodhi në “majin” e vrasjeve të shqiptarëve këtu tek ne, e që ndodhin sot e 20 vite me radhë. Do të doja t`i informoj opinionin e asaj ane të kufirit, sepse ministri kosovarë pas vrasjeve dhe terrorit shtetërorë të ushtruar ndaj ish- udhëheqësve të UÇK-së, iu nënshtrua një “femre me mustaqe”, e që ne e kemi ministresh të terrorit shtetërorë, por të paktën kjo ministresha jonë ka “mustaqe”, e që Bajrami nuk i kishte atë ditë dhe dukej i mjerë para saj.
Rolin e mashkullit dhe burrështetasit e kishte ministresha jonë atë ditë dhe jo ministri “jonë” për të cilin, neve këndej kufirit kishim shumë respekt sa i përket veprimtarisë së tij në të kaluarën, e që atë ditë e humbi ndër ne shqiptarët. Do të ngelet i respektuar vetëm nga maqedonasit ndoshta, duke ju shkuar atyre për shtat dhe politikës antishqiptare që po bëjnë me vite të tëra.
Pra ardhja e Bajramit dhe nënshtrimit para “musteqakut” Jankullovska ishte goditja e dytë që morëm si shqiptarë të kësaj ane, pas vrasjeve të djemve që dhanë kontributin e tyre maksimal për shqiptarët dhe SHQIPËRINË. Goditjen e tretë e morëm dhe nuk shpëtuan as ata nga Shqipëria, duke e dënuar kriminalitetin, kontrabandën dhe duke na porositur për ruajtje të stabilitetit në rajon, që të jemi shembull për Evropën dhe Botën.
Çdo kryengritje ço kundërshtim i kësaj politike antishqiptare na qenka në dëm të shqiptarëve, duke kërkuar nga ne që të shohim perspektivat euroatlantike dhe te punojmë në anëtarësimin sa më të shpejt atje.
Goditja e radhës erdhi nga pushtetarët tanë shqiptarë, të cilët u munduan në çdo mënyrë ta heshtin edhe këtë rast siç po heshtën edhe vrasje e burgosje të tjera dita ditës, dhe gjithë ish- pjesëtarë të UÇK-së. Duke eliminuar dhe duke qenë pjesëmarrës në tradhti gjatë vrasjeve të atyre që më parë kishin ideale të përbashkëta, me të cilët ndanin të mirat dhe të këqijat, me të cilët luftuan së bashku, e sot për një kolltuk qeverie dhe për të pasur vetëm ku ta ulin b*thën e tyre, sepse me b*thë po mendojnë kohën e fundit, duke qenë të pandërgjegjshëm e injorantë shohin vetëm për b*thën e vet.
Assesi të kuptojnë, gjitha opinionet, reagimet dhe thirrjet drejtuar atyre për të lëshuar qeverinë, bile duke i dal zot ende se ata kanë mandatin e popullit dhe se ata nuk do të mund ta bënin atë sepse nuk paskan ku të shkojnë? Keni ku te shkoni zotërinjtë, por çfarë me i bë b*thës suaj që nuk e ka ndërmend të dalë nga ato kolltukëkomod. Sa shumë e ruani atë!!! Me bythë mendoni, me bythë veproni, me bythë rrini në qeveri, po nuk ua mban b*tha të kundërshtoni politikën e Gruevskit, po ia keni kthyer b*thën atij duke ia shitur atë dhe duke shitur çdo gjë shqiptare, vetëm e vetëm b*thën ta keni rehat, por harroni se nga kjo dilni “b*thëq…”.
Pra po vriten dhe burgosën shqiptarë ish-ushtarë dhe udhëheqës të UÇK-së, nga vet ish-udhëheqësit e saj, nga ata që pretendonin se kanë bërë një të arritur të madhe dhe fitore për shqiptarët dhe SHQIPËRINË. Këto ishin ngjarjet më të rëndësishme që kishin të bënin me shqiptarët këndej na Maqedonia. Po çfarë bënë ata në Kosovë?
Bajrami erdhi në Maqedoni, për të “mbrojtur” Kosovën, duke deklaruar se Kosova nuk i përkrah kriminelët dhe se kontrabandistët e armëve nuk qenkan në anën e Kosovës, po ata na qenkan këtu në Maqedoni dhe se Kosova nuk është fajtore për këtë dhe se po merr gjitha masat për kapjen dhe parandalimin e grupeve kriminele që synojnë destabilizimin e rajonit. Pra kriminel, kontrabandist, destabilizues qenkan shqiptarët dhe këtë e thotë vet shqiptari, duke pranuar politikën dhe propagandën serbo-maqedonase e cila e dëmton shtetin të cilin pretendon ta “mbrojë” Bajrami.
Ministri i “pashëm” në vend se të merret me korrupsionin, kontrabandën, kriminelët, mafinë urbane dhe shërbime të ndryshme sekrete brenda Kosovës dhe së fundi me HAJNAT e Kosovës, ai i len ata dhe vjen tek ne të bëjë dëm edhe më shumë shqiptarëve. Kur them HAJNAT besoj e keni të qartë për cilët hajna e kam fjalën. Për të njëjtën që i kemi këtu edhe ne, të gjithë ish-udhëheqës të UÇK-së, të gjithë njerëz të idealeve dhe luftëtarë për Pavarësinë e Kosovës dhe për momentin Udhëheqës të shtetit të Kosovës. E sot?!
Sot udhëheqës në vjedhjen e Kosovës, vjedhjen e asaj për çka luftuan, vjedhjen e vet shqiptarëve dhe të mirave materiale të popullit të Kosovës. Vjedhjen e shtetit të tyre, dhe pasurimin e tyre të pacipë duke u deklaruar si qytetarët më të pasur në Kosovë. A thua për këtë luftuan, këto i kishin ideale dhe për të vetmen arsye “pasurimin” e tyre në kurriz të popullit? Apo ishin ideale për një SHQIPËRI ?
Çfarë të them për “majin” në Shqipëri ? Gati 20 vjet pluralizëm, gati 100 vjet shtet, e asnjëherë nuk u bë i tillë. Shtet i cili do të duhej të ishte lider në Evropën Juglindore, por çdo herë që ka bërë ndonjë përparim në këtë drejtim, është ngulfatur nga vet shqiptarët dhe kryesisht nga politika e urrejtjes që mbizotëron atje. Politikë që shpesh e përfshirë në interesa të shërbimeve të ndryshme të huaja, armike të Shqipërisë, vetëm e vetëm për të çuar atë mbrapa dhe mos e lënë të jetë një shteti i cili do të donim gjithë shqiptarët, e sidomos edhe ne nga Maqedonia. Shtet i cili fatkeqësisht shqiptarët e atij shteti nuk punojnë për të, për të mirën e tyre, rimëkëmbjes ekonomike e kështu duke e bërë faktorë politik në rajon.
Ne shqiptarët e Maqedonisë nuk mund ta duam shtetin, sepse ai nuk është i yni nga pozita inferiore që jemi, por habitem si mund ju ne Shqipëri dhe ju në Kosovë mos ta doni atë dhe mos të punoni për të!!! Si mund të punoni për shkatërrimin e tij, sikur Shqipëria dhe shqiptarët në 97-ën, ku sipas një skeçi humoristik që njihet këtu tek ne “edhe asfaltin e keni hëngër ”, ku u vranë më shumë se 3000 shqiptarë në një luftë vëllavrasëse dhe duke u shkatërruar gjithçka shtetërore? Kurse disa analist të Shqipërisë nëpër emisione, dhe debate të ndryshme dalin dhe na akuzojnë ne shqiptarëve se paskemi “ngre dorë” mbi shtetin dhe ju paskemi kundërvë atij ne 2001-in? Si mund udhëheqësit e sotëm të Kosovës ta vjedhin atë edhe shqiptarët mos të punojnë ta ndërtojnë atë?
Sikur shteti shqiptarë të kishte qenë një fuqi politike në rajon po edhe tash Kosova të ndërtohej si shtet, edhe ne shqiptarët e Maqedonisë do e kishim më lehtë. Shqipëria asnjëherë gjatë këtyre 20 viteve vuajtje për shqiptarët, nuk ka dërguar asnjë notë proteste për terrorin që u shtrohet çdo ditë mbi ne, të paktën këtë ka mund ta bëj sepse obligohet me vet Kushtetutën e saj për mbrojtjen e shqiptarëve edhe jashtë territorit aktual të Shqipërisë, e njëjta gjë ishte edhe gjatë konfliktit-luftës së 2001-it.
Tash Kosova si shtet i ri, ku merita për pavarësinë e saj kanë edhe shqiptarët e Maqedonisë, përmes ministrit të saj, vjen dhe i bashkëngjitet politikës dhe propagandës serbo-maqedonase që është edhe kundër tyre, çfarë duhet të presim ne, kush do të na ndihmoj nëse vëllezërit nga kombi nuk na ndihmojnë që të kemi një status më të mirë për të jetuar.
Kjo ndihmë nuk po bëhet dhe nuk është bërë ndaj nesh, kurse në opinion sillen idetë e SHQIPËRISË, qoftë ajo natyrale, qoftë etnike, e madhe etj, ku analist, publicist të ndryshëm e komentojnë dhe e elaborojnë atë në forma të ndryshme, se si mund të arrihet ajo apo edhe se është diçka e pashmangshme. Besa edhe disa politikan e përdorin këtë për të ruajtur apo ngritur rejtingjet e tyre partiake.
Besoj të gjithë do e dëshironim një gjë të tillë, por duke i paraqitur gjërat më lartë, se si qëndron realiteti në praktik momentalisht, gjithkund ku jetojnë shqiptarët dhe me këtë politikë dhe këta politikan vetëm do të thoja S`BËHET SHQIPËRIA ME SHQIPTARË.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/koreografia-780x439.jpg)
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-13-780x439.png)
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re