LAJMI I FUNDIT:

Letër e hapur drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës

I nderuari z. ministër,

Vizita juaj dhe takimi me ministren e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka shkaktuar një revoltë të madhe te populli shqiptar. Revolta është e madhe sepse ministrja Jankullovska është një hallkë e rëndësishme në zinxhirin që komandoi ekzekutimin terrorist të katër shqiptarëve, në mesin e të cilëve edhe Xhafer Shala, qytetar i Kosovës.

Ajo që irriton edhe më tepër shqiptarë që përballen me regjimin terrorist të Maqedonisë lidhet me listën e “terroristëve dhe kriminelëve” që pranuat nga homologia e juaj.


Ju, z. Ministër, e dini fare mirë se regjimi i Shkupit aplikon të njëjtat metoda të montimit të proceseve kundër shqiptarëve si regjimi i Beogradit.

Në të njëjtën metodë si vepron regjimi i Beogradit, me dosje të montuara, akuza për “terrorizëm dhe kriminalitet” dhe fletë-arreste ndërkombëtare, ashtu edhe regjimi i

Shkupit ka montuar me qindra procese gjyqësore kundër shqiptarëve të pafajshëm.

– Ju, z. ministër, e dini se përveç z. Bajram Kosumit, të gjithë kryeministrat e Kosovës kanë aktakuza të ngritura nga “drejtësia serbe”, madje kryeministrit aktual, z. Hashim Thaçi, i është shqiptuar edhe dënimi prej 13 vjet burg në mungesë..

– Ju, z. ministër e dini fare mirë se sa probleme janë krijuar nga shtetet që kishin pranuar fletë-arreste ndërkombëtare nga Serbia….

– Ju, z. ministër e dini fare mirë se mbi bazën e këtyre akuzave serbe EULEX-i është duke arrestuar ish-ushtarë të UÇK-së.

– Ju, z. ministër duhet ta dini fare mirë se e njëjta gjë përsëritet edhe nga regjimi antishqiptar i Shkupit.

Ju rikujtoj z. ministër se vetëm në katër muajt e fundit “drejtësia maqedonase” ka shqiptuar 6 dënime me burg të përjetshëm në dy procese të montuara gjyqësore. Në mesin e tyre edhe Kryetari i Alternativës Kombëtare, z. Harun Aliu, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që u ekzekutua me 12 maj 2010.

Politika maqedonase dhe “drejtësia” si instrument i saj përpiqen të shndërrojnë Burgun në Maqedoni në burg të përjetshëm të shqiptarëve.

I nderuari z. ministër,

Ngelem me shpresë se listën që ua dorëzoi homologia juaj në Shkup do ta shihni si rezultat i proceseve që nuk kanë të bëjnë asgjë me drejtësinë dhe kërkesat e saj nuk do t’i zbatoni.

Zbatimi eventual i kërkesave të zinxhirit komandues antishqiptar të Shkupit do të kishte të njëjtën domethënie simbolike sikur Ju, z. ministër, të bëheshit “shofer” i një veture ku do të ndodheshin edhe z. Thaçi, edhe z. Çeku, edhe z. Haradinaj dhe të dorëzoheshit në Merdare për të pritur verdiktin e “drejtësisë serbe”!

Unë nuk besoj se ju, miq të mi, që keni përjetuar mbi kurrizin tuaj të njëjtat konstruksione të regjimit antishqiptar të Beogradit do të bini në grackë të konstruksioneve analogjike të Shkupit.

(Me respekt – në emër të Bashkimit Demokratik Shqiptar)

Në trend

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori