Ligji, Maliqi dhe Gruevski
Siguria në Republikën e Maqedonisë javët e fundit është e tensionuar. Për çdo ditë kidnapohen fëmijë të pafajshëm duke iu marrë pjesë të ndryshme të trupit me qëllim për tu shitur nëpër klinika të ndryshme për shuma të mëdha parash. Madje edhe disa vajza maqedonase të mitura detyrohen që të bëjnë prostitucion nga ana e policëve të këtij vendi.
Para disa kohësh, policia maqedonase bastisi tregun e Shuto Orizari-t duke u përleshur me popullatën e pafajshme rome. Si duket kërkesa e dorës së fshehtë maqedonase është që vëmendja të shpërqëndrohet në më shumë komunitete duke ikur nga komuniteti shqiptarë i këtij vendi.
Diskursi politik në Republikën e Maqedonisë në këto çaste vendimtare dhe në kulmin e presioneve ndërkombëtare për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, po orientohet drejt një logjike të mbrapshtë politike. Analistët politikë shqiptarë po alarmojnë krizë politike ose edhe kthim në 2001.
Sipas tyre, gjithmonë kur është sjellë ndonjë vendim me rëndësi për këtë shtet, kanë pësuar shqiptarët të cilët kanë qenë pre e paragjykimeve dhe montimeve të ndryshme politike. Përveç që jetojmë në një shtet tashmë policor, ne jetojmë edhe në një shtet me padrejtësi të skajshme ndaj shqiptarëve të këtushëm. Jemi dëshmitar të shumë montimeve politike që po bëhen përmes gjykatave tona ku shqiptarët dënohen përjetësisht vetëm pse kanë mbrojtur nderin e tyre nga ana e njësive speciale ‘ALFA’.
Në filmin 14 vjeç dhëndër e kemi dëgjuar atë batutën për ligjin dhe Maliqin. Ja ligji, ja Maliqi, ligjin e merr Maliqi dhe i bie popullit. Por, në këtë funksion ose orientim duhet të futet edhe Gruevski, ngaqë ai po e bën ligjin dhe Maliqin.
Grupet e organizuara jo rastësisht kanë dalë në këtë kohë, në gjah pas fëmijëve, edhe atë çuditërisht asnjë fëmijë i vjedhur nuk është maqedonas. Të gjithë janë romë dhe shqiptarë.
Ëolfgang Thierse thotë:” Demokracia është e mira e jonë më e vlefshme. Ruajtja e saj është njëkohësisht edhe detyrë edhe obligim. Ajo do të thotë rishqyrtim, synim dhe mund i vazhdueshëm, i vendosur dhe i vetëdijshëm për të arritur kompromis dhe konsensus të qëndrueshëm. Këto janë kushtet elementare të rendit të vetëm politik i cili mund ta garantoj lirinë”.
Nëse bazohet në këtë definicion veprimtaria politike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, atëherë ajo bën një krim ndaj demokracisë. Ngaqë ruajtja e lirisë dhe ndërtimi i qëndrueshëm i parimeve të demokracisë, nuk do të thotë që të krijohen gjithherë montime politike duke vrarë, plagosur dhe burgosur anëtarë të shtetit tënd që nuk flasin të njëjtën gjuhë dhe nuk janë të njëjtë si ti për nga tradita, doket feja e kombi.
Tashmë gjendemi në një kohë që duhet të dalin në skenë ekstremistët, terroristët dhe islamikët që po kërcënojnë sigurinë e Republikës së Maqedonisë. Vëmendja e opinionit publik duhet të përqendrohet tek shqiptarët e këtushëm si fajtor të përhershëm të secilës qeveri derisa të bëjnë ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
Pas çdo vendimi të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë qëndron një tragjedi shqiptare në vend. Kësaj tradite shqiptarët e këtushëm duhet të dinë se si ti japin fund, përndryshe nëse vazhdohet në këtë mënyrë, do të vuajmë përgjithmonë edhe në të gjitha sferat tjera të shoqërisë. Kjo gjë reflekton edhe në sferën ekonomike dhe sociale të jetës së qytetarëve të thjeshtë shqiptarë të Republikës së Maqedonisë; njashtu reflekton edhe në raportet e sigurisë së jetesës në Ballkan. Shumë dyer përmes krijimit të imazhit të keq nga strukturat sllave do të na mbylleshin, dhe ne do të detyroheshim që të izolohemi në vetvete.
Është e drejt e çdo shteti që të ruaj dhe kultivoj demokracinë tek vartësitë ose nënshtetasit e tyre. Por, është padrejtësi që të veprohet në kurriz të popujve tjerë për hir të ‘ ruajtjes ‘ së sigurisë dhe demokracisë së një vendi.
Logjika e Nikolla Gruevskit është e njëjtë me atë të Akademisë së Shkencave të Serbisë ku përgatiteshin teori të ndryshme për të arsyetuar mijëra gjenocidet e bëra ndaj shqiptarëve nga ana e strukturave serbe.
Përfaqësuesit tanë politik duhet që të ndërgjegjësohen deri në pikën e fundit për rreziqet dhe kurthet që po përgatitë Nikolla Gruevski ndaj shqiptarëve të këtij vendi. Ata nuk guxojnë që për hir të ruajtjes së pozicioneve të tyre në shtet, të lejojnë që Nikolla Gruevski të çoje në vend planin e tij të radhës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-TRUMP-780x439.jpg)
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër