LAJMI I FUNDIT:

Këmbët dhe gishti i diktatorëve!

“100 hapat” e kësaj rilindje maqedonase paraqesin çizmen e okupatorit: që shkel mbi kurriz të popullit shqiptar, mbi kulturën dhe identitetin tonë, mbi dinjitetin dhe jetën tonë, mbi të tashmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar në trojet e veta historike….
Ky zullum nuk durohet! Përballë këtij rreziku që na kanoset, shqiptarët duhet të mobilizohen. Ose t’ia ndalim hapin kësaj politike antishqiptare ose t’ia shqyejnë vegët.

Logjika diktatoriale, pa marrë parasysh se me çfarë “kostumi” vishet, bazohet në stereotipa të ngjashëm.
Si në “Hapat gjigant” të Stalinit, në “Kërcimin e madh përpara” të Maos ashtu edhe në 100 hapat e Nikolla Gruevskit ambiciet lidhen për këmbësh!
Situata aktuale që kalon populli shqiptar në Maqedoni më shtyn të sjell për lexuesin disa momente nga Kina diktatoriale.

Programi i “rilindjes” komuniste kineze “Kërcimi i madh përpara” i periudhës 1958-1962 solli dëme të mëdha si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Eksperimenti i programeve që lidhen për këmbësh i lidhën zorrët e popullit Kinez.


Për shkak të varfërisë së madhe nga mungesa e ushqimit vdiqën miliona njerëz. Njohësit e mirë të këtij të kësaj periudhe të historisë kineze sjellin shifra që shkojnë nga15 -38 milion njerëz që vdiqën nga pasojat e urisë e në këtë eksperiment.
Varfëria e madhe që kaploi popullsinë, padrejtësitë që bëheshin në çdo pore të jetës politike, ekonomike dhe kulturore, proceset e montuara gjyqësore janë faktorët që ndikuan në humbjen e besimit të popullit në “qeverinë popullore”.

Kjo revoltë do të merr përmasa të mëdha në vitin 1966 qo do të shprehet me manifestime, në radhë të parë nga rinia studentore, e më pas nga shtesa të gjëra popullore. Kur manifestuesit ju drejtuan ndërtesave të “qeverisë popullore”, Mao Ce dungu, me dinakëri të paparë në historinë politike, doli nga selia e partisë, iu bashkua manifestuesve dhe drejtoi gishtin drejtë ndërtesave të qeverisë: Ata janë fajtorët kryesor për gjendjen e mjerueshme!

Manifestuesit e entuziazmuar nga prezenca e liderit partiak në mesin e tyre harruan përgjegjësitë e liderit. Ju vërsulën të gjithë atyre që kishin kritikuar Maon për Projektin “Kërcimi i madh përpara”. Spastrime në qeveri, në parti, në institucionet arsimore, në institucionet kulturore…. Filloi “Revolucioni Kulturor”…!

Në këtë “Revolucion kulturor” për t’i dhënë përgjigje urisë së madhe u lejua kanibalizmi! Në bazë të shkrimtarit të njohur Kinez Zheng Ji, vetëm në provincën Shanxi u vranë dhe u hëngrën mbi 10.000 persona ndërsa në provincën Guangxi rreth 100.000 persona….
Pjesa dërmuese e tyre ishin intelektual dhe shkencëtar të fushave të ndryshme.

Krahas përndjekjes së intelektualëve dhe të shkencëtarëve objekt i shkatërrimit të “Revolucionit kulturor” ishte kultura tibetase. Për një periudhë shumë të shkurtë u shkatërruan tërësisht apo pjesërisht mbi 6000 tempuj dhe manastire në Tibet.

Eliminimi i intelektualëve dhe shkencëtarëve i ka detyruar historianët dhe analistët e ndryshëm politik të përpiqen t’i japin përgjigje urrejtjes së Maos ndaj kësaj kategorie shoqërore, që në shoqëritë jo-diktatoriale janë motor i përparimit shoqëror.
Shumica e analistëve mbështesin shpjegimin e kësaj urrejtje të Maos ndaj intelektualëve dhe shkencëtarëve me dështimet e veta që të përfundojë studimet universitare. Ai përfundoi vetëm shkollën pedagogjike normale dhe me këtë përgatitje shkollore ai mundi të gjejë një punë si bibliotekist.

Një problem tjetër i Maos, që theksojnë analistët, lidhet me të folmen e tij. Ai përdorte një dialekt të krahinës së tij (dialektin xing) dhe asnjëherë nuk arriti të mësoj gjuhën standarde kineze (putonghua). Për shkak të kësaj paaftësi që të flasë gjuhën standarde kineze ai do të jetë shpesh objekt talljeje nga intelektualët që frekuentonin bibliotekën ku ai punonte.
Një ndër veprimet e para të “Revolucionit Kulturor” të Maos ishte spastrimi i BEIDA-së (Universitetit të Pekinit) nga intelektualët dhe shkencëtarët e dëshmuar.

Zëvendësimi i profesorëve me renome me asistent dhe studentë të padiplomuar përbën vetëm një segment të Programeve që “lidhen për këmbësh”….
Mund të zgjatemi në këtë shkrim me argumente të panumërta për logjikën diktatoriale që “lidhi zorrët” e popullit nga varfëria.

Në Maqedoni, “Rilindja Maqedonase në 100 hapa” shkaktoi varfëri të skajshme të popullsisë në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti. Edhe pse kanibalizmi nuk është legalizuar jemi duke “e hëngër njeri-tjetrin”…; Shkatërrimi i kulturës dhe identitetit shqiptar përbën vijën politike të institucioneve shtetërore:shpronësime, shkatërrime monumentesh, humbje gjurmësh arkeologjike, burgosje, tortura, gjykime, plagosje, vrasje…

“100 hapat” e kësaj rilindje maqedonase paraqesin çizmen e okupatorit :që shkel mbi kurriz të popullit shqiptar, mbi kulturën dhe identitetin tonë, mbi dinjitetin dhe jetën tonë, mbi të tashmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar në trojet e veta historike….
Ky zullum nuk durohet! Përballë këtij rreziku që na kanoset, shqiptarët duhet të mobilizohen. Ose t’ia ndalim hapin kësaj politike antishqiptare ose t’ia shqyejnë vegët.

Shpresoj se në protestat mbarë popullore që do të organizohen me 10 maj në Shkup nga Këshilli i Organizatave Shqiptare nuk do të shohim ndonjë lider partiak, që ka qenë me rotacion në institucionet qeverisëse të Maqedonisë antishqiptare, t’u bashkohet manifestuesve dhe të drejtojë gishtin drejtë ndërtesave të qeverisë: Ata janë fajtorët kryesor për gjendjen e mjerueshme të popullit shqiptar!

Shqiptarët që janë duke përjetuar gjendjen më të rëndë politike, ekonomike dhe sociale që kur mbahet mend nuk do të entuziazmohen nga ndonjë prezencë eventuale e ndonjë lideri partiak në mesin e tyre. Ata nuk dëshirojnë të përsëritet historia në variantin e saj tragjik! Ata nuk do të shfajësojnë argatllëkun në politikën antishqiptare!

Në trend

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori