LAJMI I FUNDIT:

Minaret me kryq!

Divergjencat e identiteteve fetare edhe në një shtet me traditë demokratike si Zvicra nxitën konfrontime politike dhe fetare. Referendumi për ndalimin e ndërtimit të xhamive me minare krijoi një situatë paradoksale në debatet publike për dhe kundër.
Ky paradoks arriti kulmin kur disa “tolerantë” propozuan që minaret të kenë edhe ndonjë simbol në përputhje me trashëgiminë historike të këtij vendi: krahas hënës në maje të minares të vendoset edhe kryqi!

Vota kundër ndërtimit të xhamive me minare ishte një votë që tregoi se aktualisht 57.5 % e votuesve të Zvicrës nuk ishin të gatshëm të pranonin në vendin e vet këtë simbol të fesë islame. Mirëpo nuk u lejua as të propozohet për votim paradoksi i llojit të vet: xhami me kryq!

Ajo që mund të duket paradoksale dhe e palejueshme në Zvicër është plotësisht logjike me logjikën e funksionimit të institucioneve shtetërore të Maqedonisë.


Para se të vendosej nga komunistët jugosllav në Mbledhjen e Jajces (qytet në Bosnje që shqip përkthehet me fjalën“vezë”) që të krijohet INKUBATORI i një kombi të ri me emrin maqedonas dhe i një formë të organizimit shtetëror (Republikën e Maqedonisë), popullsia sllave e këtij territori identifikohej si serb të jugut (madje pretendonin se janë më serb se serbët e Beogradit!), mbanin flamurin serb për të tyrin, përpiqeshin të flisnin gjuhën serbe dhe udhëhiqeshin nga Kisha Ortodokse Serbe!

Gjatë okupimit fashist të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, sllavët e pjesës nën Bullgarinë ndërruan përkatësinë etnike dhe rrihnin gjoks se janë më bullgar se bullgarët, përpiqeshin të flisnin gjuhën bullgare, të identifikohen me flamurin bullgar….! Ndërsa sllavët e territoreve të “Shqipërisë së Madhe”, të administruar nga fashistët italianë, nuk e dinin as çka janë!

Krijesa komuniste në INKUBATORIN e Jajces, e quajtur Republika Socialiste e Maqedonisë, u shndërrua në laborator eksperimentesh: u krijua një komb maqedonas (as serb as bullgar); u krijua një gjuhë maqedonase (as serbisht as bullgarisht); u krijua një flamur maqedonas (as serb as bullgar); u krijua një Kishë (as serbe as bullgare); u krijua një… as MISH as PESHK!

Në laboratorin e eksperimenteve komuniste të INKUBATORIT të Jajces u krijua “etnia makedonski myslimani” me qëllim te asimilimit të një kategorie të caktuar të shqiptarëve, dhe jo vetëm që nuk u krijua “etnia makedonski ortodoksi” si përkatësi fetare krahas të parës, por u ndalua edhe kategoria e regjistrimit të popullsisë si “shqiptarë ortodoks”, u ndalua gjuha shqipe, u ndalua flamuri shqiptar, u shkatërruan gjurmët ilire, u shkatërrua trashëgimia katolike dhe ortodokse shqiptare, u shkatërruan monumente të fesë islame… u shkatërruan shumë gjëra!

Me shpartallimin e Federatës jugosllave u krijua shtet i ri i pavarur i Republikës së Maqedonisë. Iu ndërrua ngjyra si ngjyra e vezëve për Festën e Pashkëve! Ju hoq fjala “Socialiste” nga emërtimi i shtetit dhe mbeti shpirti komunist!

U ndërrua flamuri (për të pestën herë për 50 vjetët e fundit!), u ndërrua historia (në vend të prejardhjes sllave trumbetohej prejardhja antike maqedonase!), u ndërrua …shumë çka! Vetëm një gjë mbeti e njëjtë: POLITIKA ANTISHQIPTARE!

Vendosja e kryqit mbi kështjellën iliro-shqiptare të Shkupit është një gur në mozaikun e politikës shkatërruese të atyre pak gjurmëve që kanë mbetur. Nuk habitemi që në një të ardhme të afërt të shohim edhe kryqet përmbi minare.
Prej jush që identifikoheni me emrin e një territori antik (Maqedonisë) që ishte i banuar me ilir dhe grek, e që s’jeni as ilir as grek, as mish as peshk… prej jush nuk mund të pritet asgjë e mirë!

Mos harroni! Produktet e INKUBATORËVE të Jajces nuk mund të shkulin rrënjët tona!
Mos harroni! Nëse kthehen në origjinën e vet etnike shqiptarët ortodoks të asimiluar, bullgarët e asimiluar, romët e asimiluar, makedonski myslimanët e asimiluar nga kombi maqedonas i krijuar në INKUBATORIN e Jajces do të mbeten vetëm lëvozhgat e vezëve!

Në trend

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori