Sheshet dhe përmendoret në Mitrovicë
Mitrovica është qyteti më domethënës në Kosovë. Kjo jo pse është vendlindja e autorit të këtyre rreshtave siç paragjykohet zakonisht sa herë që unë flas për Mitrovicën, por pse ka një varg arsyesh.
Qytetet në Kosovë janë të populluar zakonisht ose në masën mbi 80% me njerëz që kanë orgjinë nga rrethinat e atij qyteti. Kjo gjë vlente edhe për Prishtinën para se të bëhej kryeqytet i Krahinës së Kosovës me 1946.
Mitrovica si vetmi qytet kosovar “multi-kulti”
Mitrovica ishte i vetmi qytet në Kosovë që kishte të ardhur nga të gjitha qytetet tjera dhe nënkrahinat e Kosovës e madje jo vetëm nga Kosova, por edhe të ardhur nga Shkodra, Mirëdita, Dibra, Sanxhaku, Bosnja e Serbia. Natyrisht kjo prurje qytetaresh nuk ndodhi vetëm pas Luftës së Parë Botërore (1914-1918) kur anglezët filluan ta ngrenë në këmbë Trepçën.
Në pranverën e vitit 1878 princi serb Milan Obrenoviq bëhej gati për t’u kurorëzuar mbret ngaqë Fuqitë e Mëdha në verë të atij viti (13 Korrik) do ta njihnin pavarësinë e Sërbisë. Princi i ekzaltuar që disa muaj më vonë do bëhej mbret, ndërmori një ofensivë ushtarake duke pushtuar krahinën e Nishit dhe bëri fushatë spastrimi etnik duke zbrazur rreth 250 fshatra shqiptare të Toplicës e Kosanicës. Mitrovica është qyteti që u vërshua më së shumti nga këta muhagjerë të Sanxhakut të Nishit.
Por përbërja “multi-kulti” e Mitrovicës datonte shumë më herët se viti 1878. Pozicioni gjeostrategjik i këtij qyteti kish bërë që edhe në mesjetë Mitrovica t’ishte një qytet me prurje qytetarësh nga viset e largëta.
Si rezultat i kësaj historie, Mitrovica përveç se ka një multietnicitet, ka edhe një multikrahinarizëm brenda secilës bashkësi etnike. Sidoqoftë, komunitetet e ndryshme, qoftë ato etnike, fetare apo krahinore përkundër martesave të përziera (kanë munguar vetëm ato mes shqiptarëve dhe serbëve) kanë ruajtur një identitet komunitar ku në aspektin krahinor dominojnë shaljanët e drenicakët. Nëse do të ndiqnim vijën e gjakut edhe nga nana edhe nga baba atëherë shumica e qytetarëve të Mitrovicës dalin se janë të përzier nga pikëpamja krahinore.
Por nëse ndjekim vijën e gjakut vetëm nga baba atëherë, nga origjina krahinore në qytetin e Mitrovicës kemi përafërsisht rreth 30% shaljanë, 30 % drenicakë dhe rreth 40% të tjerë (muhagjerë nga krahina e Nishit, gjakovarë, prizrenas, pejanë, vushtrrias, gjilanas, llapjanë, gollaklinj, deçanas, prishtinas, tetovarë, kërçovarë, shkupjanë, preshevarë etj).
Ekilibrat etnikë, fetarë kulturorë dhe të origjinës krahinore
Derisa Millosheviqi nuk erdhi në pushtet, këta ekulibra etnikë, fetarë, kulturorë e krahinorë funksionuan për mrekulli duke e shndërruar Mitrovicën në një piemont kosovar të kulturës, sportit e ekonomisë. Kur e mbrapshta filloi me 1989 ajo nuk përfundoi më 1999 e as më 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës. Politikanë të papërgjegjshëm me qëllim të përfitimeve politike mbollën farën e përçarjes jo vetëm ndërmjet etnive, por edhe asaj ndërfetare, ndërkulturore e ndërkrahinore.
Tani, fatkeqësisht është bërë shumë e ndjeshme se cilës figurë historike do t’i bëhet një përmendore, apo do të pagëzohet një shesh, se a është ai nga Shala apo nga Drenica apo nga dikah tjetër. Harrohet se nana e drenicakut Azem Bejta ishte shaljane apo se disa familjarë të shaljanit Isa Boletini ishin drenicakë dhe që të dy janë figura madhore të kombit.
Politika “Prish e Ndërto”
Ngaqë Mitrovica është ngulfatur në pikëpamje urbane (dhe përgjysmuar) ka deficit të shesheve. Sheshet ekzistuese janë zënë me përmendore të luftëtarëve të luftës së fundit dhe pat ngelur vetëm edhe një shesh: rrethrrotullimi që kryqëzon dy rrugët kryesore të Mitrovicës tek Xhamia e Zallit. Këtu, tri vite më parë, pushteti i LDK-së për t’iu shmangur telasheve që t’ia ngrejë përmendoren një “heroi shaljan” a “drenicak”, vendosi një fontanë që nuk funksionoi kurr me një simbol pesërrembësh që kryetari degës së LDD-së Ramadan Kelmendi e pat quajtur “Kadinjaça”.
Një simbol i shëmtuar të cilin pushteti aktual i PDK-së e rrënoi. Natyrisht, jo pse ishte simbol i shëmtuar, por pse e kishte bërë pushteti i LDK-së, paçka se aty ishin harxhuar 20.000 euro. Prish e ndërto, kjo është ajo që bëhet në Kosovë. Se çka do të bëjë aty pushteti i PDK-së, atë një Zot e di se debate që duhen bërë për gjëra të tilla siç parashihet me ligj, nuk bëhen askund në Kosovë.
Kompozicioni i përmendoreve: Isa Boletini, Hasan Prishtina, Vëllëzërit Dragaj, Shote e Azem Bejtë Galica, Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Devës.
Por unë e ndjej për detyrë qytetare të tregoj se çfarë do të duhej të bëhej në atë shesh: sheshin qendror të Mitrovicës.
Meqenëse ai shesh është rrethrrotullim, një përmendore e vetme nuk do t’kishte kuptim pasi që do t’ishte problem se nga do t’i kthehej fytyra. Në raste të tilla, zakonisht bëhet një kompozicion. Ky kompozicion do të mundësonte që përmendoret t’i mbajnë shpinën njëri tjetrit dhe nga çdo anë duket një fytyrë e kompozicionit.
Ky kompozicion duhet të përbëhet nga figurat më të shquara historike të Mitrovicës:
Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Vëllëzërit Dragaj, Shote e Azem Bejtë Galicës, Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Devës. Shtatoret e këtyre figurave historike do ta përbënin një kompozicion që nga cilido drejtim që vjen në shesh do të hasej në njërën prej këtyre figurave.
Në këtë kompozicion përveç paraqitjes së figurave më eminente të kombit e që kanë të bëjnë me qytetin e Mitrovicës ka edhe një përfaqësim të balancuar të origjinave krahinore: Shala (Isa Boletini), Vushtria (Hasan Prishtina), Sanxhaku i Novi Pazarit (Vëllezërit Dragaj), Drenica (Shote e Azem Bejtë Galica), qyteti (Rexhep Mitrovica), Sanxhaku i Nishit dhe Gjakova (Xhafer Deva /stërgjyshërit e Xhafer Devës ishin gjakovarë të shpërngulur në krahinën e Nishit, ndërsa baba i tij i përzënë nga andej erdhi në Mitrovicë).
Ky kompozicion përmendoresh në qendër të qytetit të Mitrovicës do t’ishte kuptimplotë në çdo drejtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale