LAJMI I FUNDIT:

Emblema e Prizrenit nuk ka arsye të ndryshojë – Vendimi i GJKK është i gabuar

– Plani i Ahtisaarit nuk mund të interpretohet me koncepte të Stalinit për kombin –

Ankesa e disa përfaqësuesve turq dhe boshnjakë si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës burojnë nga një keqkuptim themeltar. Emblemat nuk përfaqësojnë komunat por qytetet. Është tjetër gjë se vendimin politik se çfarë do të jetë emblema e një qyteti e merr një organ politik e që në këtë rast është asambleja komunale.

Edhe Parlamenti i Kosovës vendos për Bordin Drejtues të RTK, por RTK nuk është televizion i Parlamentit të Kosovës por televizion i Kosovës. Janë tjetër gjë vulat ku përveç emblemës së qytetit janë edhe mbishkrimet në gjuhët zyrtare të asaj komune.


Në emblema të qyteteve zakonisht nuk ka fare mbishkrime. Ato emblema të qyteteve që përmbajnë mbishkrime zakonisht kanë emrin e qytetit dhe/ose vitin e themelimit të tij apo ndonjë datë të rëndësishme në historinë e atij qyteti. Emblema e Prizrenit ka shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, emrin e qytetit si dhe vitin 1878.

Nëse komuniteti turk e boshnjak nuk kanë asgjë kundër simbolit të shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit atëherë edhe për ta emblema duhet të jetë OK. Fjala Prizren dhe numrat 1878 shkruhen në të tri këto gjuhët njësoj.

I vetmi komunitet që do të mund të nxirrte probleme në këtë drejtim është komuniteti serb i Prizrenit, pasi në shkrimin cirilik fjala Prizren do të shkruhej ndryshe. Por me Kushtetutën e Kosovës nuk është thënë se shkrimi zyrtar në Kosovë është shkrimi cirilik.

Serbët përdorin të dy alfabetet: edhe atë latin edhe atë cirilik dhe në Kushtetutën e Kosovës nuk është precizuar se në cilin alfabet duhet të jenë mbishkrimet në gjuhën serbe. Së këndejmi as komuniteti serb nuk ka të drejtë të ankohet në këtë drejtim, sepse Prizren 1878 shkruhet njësoj edhe në serbisht në alfabetin latin.

Sa i përket Kushtetutës së Kosovës e cila është hartuar mbi bazën e Planit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, atëherë duhet të konsiderojmë dy aspekte: germën dhe frymën e saj. Në të dyja këto aspekte emblema e Prizrenit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Neni 1.7 i Planit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit thotë se “Kosova duhet t’i ketë simbolet e veta kombëtare përfshirë këtu flamurin, stemën dhe himnin të cilat duhet të kenë karakter multietnik”. Shtrohet pyetja se çfarë do të thotë karakteri multietnik?

Karakteri multietnik do të thotë që të jetë i pranueshëm nga të gjitha apo nga shumica e komuniteteve etnike. Dikush e pat keqkuptuar se këto simbole duhet të jenë kombinim i simboleve të të gjitha etnive! Por etnitë nuk kanë flamurë as stema as himne. Flamurët, stemat dhe himnet janë simbole të kombeve dhe jo të etnive. Prandaj karakteri multietnik nënkupton pranueshmërinë e simboleve në fjalë nga komunitetet e ndryshme etnike.

Duke keqinterpretuar nenin 1.7 të pakos së Ahtisarit u eliminua propozim-flamuri i Ibrahim Rugovës dhe himni “Kur ra kushtrimi në Kosovë”. Ky keqinterpretim iu bë vetëm për shkak te inateve politike me presidentin e ndjerë.
Por tani çfarë inati kanë me emblemën e Prizrenit? Nëse për të është votuar nga përfaqësues të të gjitha komuniteteve ne Prizren, atëherë kjo emblemë përfaqëson frymën e kushtetutës së Kosovës, përkatësisht frymën e Planit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit.
Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tërësisht i gabuar. Ky interpretim i gabuar rrjedh nga dy keqkuptime themelore: i pari se emblema e qytetit është emblemë e komunës dhe i dyti nga shenja e barazisë mes etnisë dhe kombit sipas konceptit Stalinist për kombin.
Natyrisht, plani i Ahtisaarit nuk mund të interpretohet me koncepte të Stalinit për kombin.

Fatkeqësia e shoqërisë kosovare qëndron në faktin se kemi ne fuqi një kushtetutë super moderne kurse udhëheqësit e institucioneve tona konceptojnë me teorinë e Stalinit për kombin. Dikush mund të argumentojë se në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës janë edhe tre gjykatës ndërkombëtarë dhe pse ata kanë lejuar një vendim të tillë? Problemi është se puna e emblemës së Prizrenit është një çështje politike dhe kur gjykatësit ndërkombëtarë shohin se vetë gjykatësit vendorë janë kundër emblemës së Prizrenit, pse do ta mbronin ata? Në punët politike ndërkombëtarët zakonisht kanë marrë vendime oportune e këtë e kanë bërë edhe në rastin e emblemës së Prizrenit.

Çfarë duhet të bëhet në këtë rast? Asamblistët e Prizrenit nuk duhet të pranojnë ndryshimin e emblemës së qytetit të tyre. Ata duhet t’i bindin kolegët e tyre boshnjakë dhe turq që të heqin dorë nga insistimet e tyre, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet të bindet se ndryshimi i emblemës së Prizrenit kish me shkaktu tensione ndëretnike të cilat më së paku janë në interesin e pakicave etnike.

Ndërsa Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet ta kuptojë gabimin e vet dhe të shohë mundësitë juridike se si të del nga kjo situatë.

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori