Kur makina e quajtur SHTET nuk gjen rrugën!
Një menaxher i një ndërmarrje publike, një ditë tregonte se si gati e kishte humbur vendin e punës. Ai nuk ishte gjendur në keqpërdorim detyre ose diçka të ngjashme. Por vetëm pse ia kishte tërhequr vërejtjen për mos ardhje në punë njërës nga punëtoret. Në këtë rast kishte qëlluar që ajo të ishte njëra nga dashnoret e drejtorit të tij!
E fillova këtë shkrim me tregimin real se s’i funksionon administrata shtetërore dhe cili është niveli i drejtuesve tanë. Administrata në të gjitha institucionet publike është e ndërtuar mbi bazën e familjarizimit, partisë, regjionit dhe në përgjithësi punësimit pa kritere. Pakënaqësia e qytetarëve, mosbesimi dhe zhgënjimi nga institucionet është gjithnjë duke u rritur. Kjo përbën një problem të madh dhe pakënaqësi sociale vështirë të përballueshme gjatë. Është shkelje e të drejtave të njeriut dhe gjithsesi jo demokratike mënyra e punësimit dhe mos transparenca në institucionet tona.
Kjo mënyrë e punësimit dhe funksionimit ka bërë që të kemi jo vetëm shërbime të dobëta por edhe selektive të administratës në përgjithësi. Veprimet e pa ndryshuara edhe pas shpalljes së pavarësisë ka bërë që fjala shtet të mos këtë asnjë rendësi. Kur dëshirojmë të themi shteti, me ose pa dashje na shkon ndër mend pushteti aktual, drejtuesit dhe regjioni. Duhet të theksojmë që askush më shumë se ne në Kosovë nuk e ka dëshiruar që të mirat të ja atribuoj shtetit. Por liderët dhe institucionet nuk kanë bërë asgjë që ne të kemi këtë kënaqësi.
Në të gjitha institucionet tona, përveç stafit politik që ndërrohet në çdo ndryshim qeverie, stafi tjetër është punësuar dhe punësohet pa kritere dhe në mënyrë krejtësisht jo transparente. Të zëmë p.sh RTK. Kush mban mend konkurs të hapur? Përderisa numëron qindra punëtor në TV dhe dy radiot publike, askush nuk e ka pasur mundësinë të punësohet me konkurs publik. Shumica e të punësuarve janë të afërm të menaxhmentit, politikanëve dhe allashveresheve tjera.
Përderisa qytetarët e Kosovës e kanë financuar këtë televizion pa u pyetur fare për afër 9 vite, sërish parlamentarët tanë i dhanë më shumë se pesë milion euro taksa të qytetarëve (vetëm për gjashtë muaj). Përderisa qytetarët paguajnë taksa dhe shërbyesit civil marrin paga minimale, me taksat dhe ndalesat tona punëtorët në RTK-së do të vazhdojnë të marrin paga maksimale!!! Sistem i ngjashëm i administratës dhe punësimit është krijuar dhe ndjekur në të gjitha ndërmarrjet publike, agjencitë shtetërore, arsimore dhe akademike.
Këto institucione kanë ngritur sistem mashtrimi në fazën e punësimit. Pra, mashtrim i hapur. Shpallen konkurset, shpenzohen para të majme në publikim, maltretohen punëkërkuesit e shkretë, duke sjellë dokumente, përderisa ato vende janë zënë. Thjesht shpallja bëhet për të mbuluar dallaveret e zyrtarëve. Ky sistem, këto veprime që sot janë kudo në institucionet e vendit, brenda të cilave fshihet gjithçka, ndër to blerja me para e pozitave dhe kushtëzimet më poshtëruese. Kanë zbehur krejtësisht rolin e institucioneve të shtetit, por janë duke zbehur edhe institucionet e pavarura s’i Ombudspersoni dhe Agjencia Anti-korrupsion.
Shteti në të cilin ligjet dhe ndëshkimet nuk vlejnë për udhëheqësit, politikanët dhe komandantët!
“Askush mbi ligjin, zero tolerancë për korrupsionin dhe krimin e organizuar” janë sloganet më ironike të institucioneve tona. Kjo për faktin që vetë ata, të afërmit dhe klanet e tyre janë mbi të gjitha. Kush mund ta dënojë ndonjë ministër, politikanë me zë, drejtor apo komandantë për ndonjë vepër, qoftë edhe kundër vajtje? Kush ka guximin të përmend prejardhjen e pasurive qindra milionëshe, të krijuar brenda natës? Kush ka guximin të hetojë aferat korruptive me paratë e taksa paguesve? Kush ka guximin të hedhë në shitje dhjetëra prona që dikur ishin publike dhe sot shfrytëzohen nga grupet dhe klanet e ndryshme?
Gazetari italian Roberto Saviano, i njohur për shkrimet anti-mafia thotë: “Ai që punon me fjalët, me fjalët që ua fusin frikën disa pushtetarëve, e di shumë mirë, se vetë ato pushtete nuk mund të lejojnë që t’i njëkohësisht të kesh autoritet dhe jetë. O njërën o tjetrën”.
Asnjë mekanizëm deri më tani nuk luan rolin e shtetit. Kosova është vend partiak. Secili që vjen në pushtet pasurohet. E tëra i mbetet si një dhuratë që do të ja sigurojë jetën atij dhe fëmijëve të tij. Kjo nuk është ajo që kanë pritur qytetarët e Kosovës. Sigurisht që askush nuk ka pritur që do të ndodhin mrekulli. Por, kanë pritur që shteti do të sundojë, transparenca në të gjitha nivelet të jenë në nivelin e duhur. Vetëm viteve të fundit mijëra njerëz janë larguar nga puna, qoftë për shkak të privatizimit apo për arsye të tjera, ndër to dhe politike. Njerëzit në Kosovë janë mbushur nga premtimet e pa realizuara, ata gjithnjë e më shumë po humbin durimin.
Poeti i madh Ali Asllani para shumë dekadave ka thënë dhe sot kjo shkon shumë mirë: “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju zuri darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe”
(Autori është drejtor ekzekutiv në OJQ Mileniumi i Ri. Pikëpamjet janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDoni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër