Betimi i Hipokratit dhe Kostumi i Demokratit!
I shtrirë në kanape, për më shumë se një orë, prisja fillimin e konferencës për shtyp pas takimit të liderëve të partive politike…Pamjet nga Klubi i Deputetëve kishin ndërprerë transmetimin e programeve tjera dhe muzika që i shoqëronte këto pamje ishte muzika e filmave të pa zë të artistit me famë botërore Çarli Çaplin…
Kori i liderëve partiak u rreshtua para mikrofonave…
Sot është një ditë historike! Kumboi zëri i Korit, si para betimit ushtarak! Situata është tejet e rëndë…. Nuk mund të vazhdohet kështu….Realiteti është tepër tragjik….Kushtetuta duhet të ndërrohet….
“Një foshnje shqiptare që lind sot në Maqedoni, pa marrë parasysh se në cilin regjion të vendit, ka gjasat e përgjysmuara për të përfunduar shkollën e mesme, që ka për privilegj një foshnje maqedonase, e lindur në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë… për shkak të shpërnguljes së prindërve të vet drejtë vendeve të perëndimit…; ka 1/3 e gjasave për të përfunduar studimet universitare…. … për shkak të shpërnguljes së prindërve të vet drejtë vendeve të perëndimit…; ka dyfish gjasa më të mëdha të ndodhet i papunë… për shkak të përkatësisë etnike; ka shtatë herë më shumë gjasa të përfundojë në burg….. për shkak të përkatësisë etnike….
Heshtje e plotë në Klubin e Deputetëve….
”Ne, vazhdon Kori i liderëve të partive politike, që synojmë integrimet euro-atlantike, nuk mund t’i themi botës se s’kemi qytetarë të rendit të dytë, pos shqiptareve; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka të privilegjuar në shtetin tonë, pos maqedonasve; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka gjuhë të diskriminuar në shtetin tonë, pos shqipes; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka njerëz të varfër në shtetin tonë, pos shqiptarëve; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka gjuhë të diskriminuar në shtetin tonë, pos shqipes; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka fe të privilegjuar në shtetin tonë, pos ortodoksisë sllavo maqedonase; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka burgosje arbitrare në shtetin tonë, pos ndaj shqiptareve; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka procese të montuara gjyqësore në shtetin tonë, pos ndaj shqiptareve; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka përdorim të dhunës policore në shtetin tone, pos ndaj shqiptareve; ne nuk mund t’i themi botës se nuk ka vrasje “misterioze” në shtetin tonë, pos ndaj shqiptarëve …
Ne pranojmë kërkesën e BDSH-së për Amnisti të përgjithshme…. Ne pranojmë kërkesën e BDSH-së për heqjen e diskriminimit racial….racial…racial
Përsëritja e fjalës racial më zgjoi nga gjumi…Konferenca ende nuk kishte filluar….
Ëndërr apo përrallë? Përrallë jo se jo! Sot jemi 11 mars. Edhe sikur të ishte 20 marsi, dita ndërkombëtare e përrallave, nuk do të ishte pranuar. Tepër e pabesueshme për t’u pranuar si përrallë!
Në gjoks mbaja fletën e sapo shtypur të një nga fjalimeve më të guximshme të historisë politike!
Gjysmë shekulli më parë, nga pozita e Kryetarit të vendit më të fuqishëm në botë, politikan i përmasave kolosale, ngre zërin kundër diskriminimit në shtetin e vet! Ky fjalim mund të shpjegoj ngatërrimin e personazheve historike vetëm në ëndërr!
Përmes një fjalimi televiziv më 12 qershorit 1963 Presidenti John Fitzgerald Kennedy u drejtohet qytetarëve amerikan:
“« Një foshnje zezake që lind sot në Amerikë, pa marrë parasysh se në cilin regjion të vendit, ka gjasat e përgjysmuara për të përfunduar shkollën e mesme, që ka për privilegj një foshnje e bardhë, e lindur në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë; ka 1/3 e gjasave për të përfunduar studimet universitare; ka 1/3 e gjasave për të ushtruar një profesion liberal; ka dyfish gjasa më të mëdha të ndodhet i papunë; ka shtatë herë më pak gjasa të fitoj 10.000 dollarë në vit. Shpresa e tij për jetë është 7 vjet më pak se «i bardhi» dhe duhet të synojë të ardhura përgjysmë më të vogla se «i bardhi».
Kemi të bëjmë para se gjithash me një problem moral. Është një çështje po aq e vjetër sa edhe librat e shenjtë dhe aq e qartë sa edhe Kushtetuta e SHBA-ve. Thelbi i çështjes është të dihet se a duhet të kenë të drejta dhe shanse të barabarta të gjithë amerikanët, nëse dëshirojmë t’i trajtojmë bashkëqytetaret ashtu siç dëshirojmë të jemi te trajtuar.
Nëse një amerikan, për shkak të lëkurës se tij te “mbyllur”, nuk mund të ushqehet në një restorant të hapur për publikun, nëse nuk mund t’i dërgojë fëmijët në shkollat më të mira publike, nëse nuk mund të votojë për njerëzit që e përfaqësojnë, nëse, me një fjalë, nuk mund të shijojë plotësisht jetën e lire që ne e dëshirojmë të gjithë, atëherë cili prej nesh do të pranonte të ndërroje ngjyrën e lëkurës dhe të zinte vendin e tij?
Cili, pra, nga mesi ynë do të pranonte këshillat për durim dhe pritje? Njëqind vjet kanë kaluar që nga koha kur presidenti Lincoln çliroi skllevërit; e megjithatë pasardhësit e tyre, nipërit e tyre, nuk janë ende të lire. Ende nuk janë liruar nga vargonjtë e padrejtësive. Ende nuk janë çliruar nga shtypja ekonomike dhe shoqërore dhe vendi ynë, përkundër asaj qe shpreson dhe krejt asaj me të cilën mburret, nuk do të jetë plotësisht i lire derisa të gjithë qytetarët nuk janë të lirë.
Ne predikojmë lirinë dhe në ketë pikë jemi të sinqertë, dhe ne e çmojmë lirinë që e gëzojmë këtu. Por, a mund t’i themi botës, e që është shumë e rëndësishme, a mund t’i themi njeri-tjetrit që ky vend është një vend i njerëzve të lirë, pos „zezakëve“? Që ne nuk kemi qytetarë të rendit të dytë, pos zezakëve? Që ne nuk kemi sistem të klasave dhe kastave, që nuk kemi geto, që nuk kemi raca superiore, pos në raport me zezakët?”.
Për demokratët e mirëfilltë të vendeve që ballafaqohen me forma të ndryshme të diskriminimit, fjalimi tejhistorik i Presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy duhet të shërbejë si teksti i Betimit të Hipokratit për mjekët. Fatkeqësisht, në të njëjtën masë si Dr Josef Mengel që dha Betimin e Hipokratit dhe u shndërrua “në engjëllin e vdekjes” në Kampin e Auschwitzit, shumë diktatorë të rinj kanë veshur Kostumin e Demokratit, për të fshehur shpirtin e xhelatit!
(Autori është kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm
"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?