Programet, njerëzit dhe miqtë e mirë
Grevat e ditëve të fundit të disa sektorëve publikë jetikë për funksionimin e shtetit dhe shoqërisë sonë, duhet të shërbejnë për të vrarë mendjen se sa kemi arritur dy vjet pas shpalljes së pavarësisë të mendojmë për të varfrit e Kosovës. Gjysma e popullsisë jeton në varfëri nga të cilët 15-30% jetojnë në varfëri ekstreme. Si do t’i ndihmojë shteti? Duke shtrënguar rripin, dhe rritur taksat në ato pak biznese që popullojnë mjedisin tonë ekonomik, dhe duke bërë rritje të vogla rrogash, apo do rrisim punësimin duke nxitur investimet e huaja? Këto dilema trajtohen me politika që shohin larg dhe jo me manovra ditore takticizmi politik. Sa kemi menduar për politika afatmesme apo afatgjata mbështetura në institucione të së drejtës, që të hyjmë në një kurs zhvillimi normal të vendit? A i kemi burimet njerëzore për këtë zhvillim dhe sa kohë do të mbështetemi në mbështetjen ndërkombëtare?
Të gjitha këto pikëpyetje normalisht duhet të gjejnë udhë përgjigjeje në programet e partive dhe të qeverisë. Fjala kyçe që duhet të karakterizojë programet, pra përmbledhjen e qëllimeve afatmesme dhe afatgjata të një partie, apo një qeverie, duhet të jetë me të vërtetë pjekuria, siç këshillonte miku ynë Kristofer Dell, në intervistën e tij të fundit dhënë agjencisë BIRN. Pjekuria është parakusht për të kuptuar sfidat e sotme të zhvillimit të Kosovës dhe për t’i trajtuar ato në mënyrën më të përshtatshme të mundshme. Nuk më takon mua, si President i AKR-së, të flas për programet e partive të tjera, ani pse ndonjë konsideratë edhe mund ta bëj. Duket e çuditshme që shumica e partive shqiptare të Kosovës rezultojnë në letër si parti të djathta në vendin më të varfër të Europës. Në këtë plan e mirëkuptoj plotësisht deklarimin e fundit të ambasadorit amerikan Dell, në intervistën e dhënë agjencisë Birn, që është shumë e vështirë "të gjesh dallime thelbësore midis programeve të partive ekzistuese". Por ndërkohë dua të besoj se kjo vërejtje shkon kryesisht për shumicën e partive, përjashto AKR-në. Janë disa arsye përse e dalloj programin e AKR-së nga të partive të tjera.
Për mua si themelues i AKR-së, që vij nga bota e biznesit ndërkombëtar me regjime të ndryshëm ekonomikë, hartimi i një programi të përshtatshëm për kushtet e Kosovës ishte thelbësor për ekzistencën e partisë sonë. Një grup i madh ekspertësh të specializuar për tranzicionin në vendet e Europës Juglindore mori pjesë në draftim, dhe më pas ai ju nënshtrua gjykimit të ekspertëve më të mirë kosovarë, një pjesë e të cilëve janë në role drejtues në partinë tonë.. Programi ynë është një program tipik perëndimor, madje ai i ngjan në konceptim dhe platformave të Partive Republikane dhe Demokratike amerikane. Identifikim i problematikave; ofrim i zgjidhjeve mbështetur mbi burime të identifikuar qartë, kjo është filozofia e programit tonë politik. Programi ynë nuk ka mbetur një letër e vdekur, ai është ushqyer rregullisht nga konferenca të ndryshme ekonomike, në të cilat janë trajtuar çështje të ndryshme të realitetit tonë zhvillimor, si privatizimet, koncesionet, bujqësia, etj.
Ne kemi qenë partia e vetme që ka patur objektiva dhe ka realizuar një pjesë të mirë të tyre, megjithëse në opozitë. Ne kemi ftuar votuesit të na kërkojnë llogari për këto objektiva siç ka qenë punësimi, etj dhe duke qenë në opozitë. Si njeri i biznesit ndërkombëtar, unë e di mirë rëndësinë e funksionimit të një biznesi, të një ekonomie, mbi një program të drejtë dhe të arsyeshëm dhe kam tentuar megjithë sabotimet, të arrij shumë prej objektivave, nëpërmjet thirrjes së investimeve të huaja këtu, projekteve sociale, etj.
Programi ynë, i jep një përgjigje të djathtë dilemave të mbijetesës së ekonomisë kosovare sot: nxitje e investimeve të huaja me politika thellësisht liberale, rritje e punësimit nëpërmjet tyre dhe për pasojë rritje e mirëqenies për gjithë popullatën.
Programe po, por dhe njerëzit janë të rëndësishëm
Që të hartosh programe të mirë, duhet të kuptosh kohën që jeton, prioritetet e saj që janë në ndryshim të vazhdueshëm. Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, shoqëria paralele, lufta për pavarësinë, arritja e saj, janë prioritete që u arritën, falë meritave të Ibrahim Rugovës dhe heronjve të UCK-së. Sot prioritetet janë të tjera dhe ato duhen përballur me pjekuri të një lloji tjetër, që mund të fitohet me dije dhe eksperiencë.
Pjekuria për të cilën flet ambasadori Dell në intervistën e tij impresionuese, me të vërtetë programatike, është produkt i njerëzve të ditur. Ajo është atribut i politikanëve, i vendimmarrësve me kapacitete profesionale, që i kanë mbijetuar me ndershmëri joshjeve të pushtetit dhe që nuk mburren me meritat e së shkuarës. Që nuk janë të shantazhueshëm prej difekteve të saj. Ne nuk hartojmë programe të pjekura, pa njerëz të pjekur. Mund të kemi programe të pjekur, por nëse na mungojnë njerëzit apo vullneti për t’i realizuar ato, atëherë jemi në vend numëro apo shkojmë mbrapa.
Këtë kisha parasysh kur me themelimin e AKR-së i bëra thirrje të na bashkoheshin profesorëve, njerëzve të shquar nga fusha të ndryshme të shkencës, me eksperienca administruese, me shkollim ndërkombëtar. Këtë bëmë dhe dje në zgjedhjet lokale: kandidatët tanë rezultuan shumë afër fitores në qytetet më të mëdha të Kosovës, sikur të mos kishte manipulime të mëdha votash, provuara dhe nga akuzat reciproke të aleatëve qeverisës.
Profili profesional dhe njerëzor i këtyre kandidatëve ishte ai i ekspertëve, studiuesve, administratorëve. Ky proces afrimi i individualiteteve me potencial të lartë qeverisës në partinë tonë do të vazhdojë dhe në të ardhmen. Mimoza Kusari, eksperte ekonomie, Gashi, Spahiu, Basha, Ferati, Daku dhe Loku etj, të afirmuar në krye të departamenteve të reja të partisë janë vetëm disa prej risive të AKR-së. Ne do të shpallim programe të afrimit të trurit të Kosovës që punon jashtë vendit. Ne do të mbështetemi tek dija, tek ndershmëria dhe tek integriteti moral i kandidatëve tanë.
Loja politike dhe ndërkombëtarët
Ne si AKR e kemi zgjidhur që në fillim dilemën e rolit të bashkësisë ndërkombëtare që zoti Dell e përkufizonte aq saktë nëpërmjet metaforës së NEWBORN. Jam plotësisht dakord me praninë ndërkombëtare këtu në shumë fusha, ashtu siç e cekja dhe në editorialin e fundit, duke ju kundërvënë me argumenta, të ashtuquajturve sovranistë.
Meqenëse ne nuk jemi në gjendje të ushtrojmë mirë ato kompetenca ekskluzive që kemi, aq më tepër nuk mund të kërkojmë ato që ka bashkësia ndërkombëtare, pa u rritur dhe pjekur akoma. Por ky raport midis nesh dhe ndërkombëtarëve është një raport dialektik, i ndryshueshëm, partneriteti dhe jo servilizmi, respekti reciprok dhe jo përuljeje për shkak të mëkateve të së shkuarës. Njerëzit tanë do të rriten, aftësitë tona qeverisëse gjithashtu, miqtë s’mund të na ndihmojnë gjithmonë dhe për gjithçka.
Ne besojmë fuqimisht se miqtë tanë ndërkombëtarë kanë interes për të punuar me këtë lloj profili profesional dhe njerëzor të shëndetshëm si ai që skicova më sipër dhe që AKR-ja i ka me shumicë. Unë besoj se në të gjithë partitë ekzistuese ka individë premtues që duhen inkurajuar prej miqve tanë të mëdhenj, SHBA-të dhe Bashkimi Europian, ashtu siç ka dhe plot të tillë në shoqërinë civile me të cilët duhet të krenohemi. Pa një shoqëri civile si kjo e jona, mjaft aktive në rolet e veta të solidaritetit, programeve, analizës së realitetit dhe protestës, politika jonë do të kishte bërë më shumë gabime sesa ka bërë sot. Loja politike është e hapur dhe për subjekte të rinj politikë që vijnë prej saj dhe që mund të zëvendësojnë ato subjekte që s’arrijnë të mbijetojnë.
Politika është instrument dhe jo qëllim. Pushteti nuk duhet të jetë objektiv i përjetshëm. Mirëqenia e qytetarëve është një qëllim fisnik dhe i përjetshëm. Kur ke njerëzit e duhur, ata hartojnë programet e duhura dhe gjithçka, pra dhe mirëqenia e qytetarëve tanë, edhe me ndihmën e miqve tanë të mëdhenj është plotësisht e arritshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos