LAJMI I FUNDIT:

Kur Qeveria (s)e mban fjalën e dhënë

Ditë më parë kemi qenë dëshmitar të protestave dhe formave të tjera të pakënaqësive të punonjësve që marrin pagat e tyre nga buxheti i Kosovës. Këto pakënaqësi erdhën si pasojë e premtimeve që kohë më parë i kishte dhënë shefi i Qeverisë së Kosovës z. Hashim Thaçi. Si duket Qeveria këtë herë bëri një zgjedhje emergjente për këta punonjës të cilët ishin këmbëngulës në kërkesat e tyre për rritjen e pagave, është fjala këtu për punëtorët shëndetësor dhe për Policinë e Kosovës.

Në fillim të instalimit të Qeverisë Thaçi shefi i MASHT-it z. Enver Hoxhaj i përkrahur nga kryeministri Thaçi pati thënë që pagat e arsimtarëve do të jenë të dinjitetshme dhe të gjithë këta do të trajtohen si punonjës shtetëror. Këto mbetën vetëm premtime, nuk u bë asgjë nga MASHT-i për pozitën materiale të mësimdhënësve. Nuk u rregulluan kushtet e punës të mësimdhënësve, edhe ato shkolla që janë ndërtuar për hir të syrit të kamerës menjëherë kanë filluar të prishen si pasojë e ndërtimit të tyre me material të dobët dhe pa një plan të mirëfilltë për t’ju përshtatur nxënësve dhe arsimtarëve për mësimdhënie dhe mësim-nxënie cilësore.

Sot të gjitha vendet e rajonit e kanë një sistemin arsimor më të avancuar dhe me cilësor se vendi ynë. Te ne akoma është në përdorim shkumësi nga gëlqerja si mjet për të shkruar ne të ashtuquajturën dërrasë e zezë. Mbase duhet ta din MASHT-i që ka kohë që në të gjitha vendet e rajonit janë në përdorim tabelat e bardha dhe mësimdhënia bëhet me projektor dhe kompjuter.


Viti 2008 ishte shpallur nga Ministri Hoxhaj si vit i kompjuterizimit të shkollave. Nuk e di se çfarë kompjuterizimi të shkollave keni bërë dhe se çfarë quani ju kompjuterizim. Po jetojmë në një kohë kur teknologjia ka ecur shumë përpara ndërsa jemi shumë të brengosur që arsimi në Kosovë ka stagnuar e në disa raste edhe ka shkuar mbrapa. Pozita materiale e arsimtarëve është shumë e keqe, për veç kushteve të tyre materiale ata sot punojnë në ambiente që rrezikohet shëndeti i tyre dhe i nxënësve të tyre.

Këtë herë Qeveria do ta ketë shumë të vështirë sepse organizimet e mësimdhënësve për një protestë veç kanë filluar, dhe do të jenë shumë këmbëngulës në qëndrimet e tyre për trajtimin më të mirë të tyre. Mësimdhënësit e Kosovës ndihen të mashtruar nga kjo qeveri dhe fatkeqësisht nuk trajtohen të gjithë njësoj, por këta mësimdhënës trajtohen në mënyra të ndryshme edhe nga regjionet e ndryshme sepse disa komuna të Kosovës kanë objekte më të mira shkollore dhe nuk kanë probleme të natyrës që kanë disa arsimtarë në disa komuna që mungon përkujdesja e kësaj qeverie. Më të mashtruarit janë mësimdhënësit e Komunës së Podujevës të cilët që nga shtatori i vitit 2008 janë përballur me probleme për pagat e tyre.

Vitin e kaluar shkollor, 74 mësimdhënës nga kjo komunë patën mbetur pa pagat e tyre për 9 muaj rresht për shkak siç është thënë nga MASHT-i se janë punëtor të tepërt. Po në këtë vit shkollor që nga shtatori këtij viti, Qeveria pati urdhëruar që asnjë nxënës të mos mbetet pa u regjistruar në Shkollën e mesme të lartë, vërtetë kështu ndodhi edhe në Komunën e Podujevës, u formuan klasë të reja u pranuan mësimdhënës të ri për këto klasë dhe ata, që nga shtatori edhe pse ja bëjnë mundin punës së tyre nuk marrin pagat për të cilat punojnë.

Këtu është fjala rreth 30 mësimdhënës të Podujevës që nuk janë përfshirë në listën e pagave nga MASHT-i. Për dikë kjo do të dukej absurde por është realitet për mësimdhënësit llapjanë që nuk marrin pagat e tyre që nga fillimi i këtij viti shkollor sepse nga MASHT-i thonë që kjo komunë ka kaluar limitin e numrit të mësimdhënësve. Kjo duhet kuptuar se llapjanët nuk duhet të shkollohen të gjithë dhe duhet t’i caktohet një limit se sa nxënës duhet të jenë në bankat shkollore!

Të gjithë e dimë që janë pikërisht arsimtarët që kanë punuar pa paga në periudhën e para vitit 1999. Arsimtarët në çdo etapë kanë dhënë kontributin kryesor për t’i kontribuar këtij vendi. Duhet ta dinë Qeveria se ka kaluar kjo kohë, ditë më parë festuam dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Tani është koha që arsimi të trajtohet mirë sepse pa arsim të zhvilluar nuk mund të kemi Kosovë të zhvilluar.

Pagat e mësimdhënësve janë pagat më të vogla nga të gjithë punonjësit që të ardhurat e tyre i marrin nga buxheti i Kosovës. Arsimtarët marrin të ardhura më të vogla se një infermiere, më të vogël se çdo punonjës që punon në Qeverinë e Kosovës, pothuajse kanë pagë më të vogël se çdo kush që paguhet nga kjo Qeveri e që janë të kualifikuar me arsim të lartë. Arsimtarët punojnë në kushte shumë të vështira, pa pasur as mjete të konkretizimit për mësimdhënie cilësore.

Nuk bëhet fjalë për kompjuterizimin e shkollave që ka qenë premtimi kryesor i kësaj Qeverie. Sot shkollat janë ngulfatur shumë me nxënës që vetëm në një klasë janë në disa raste edhe 50 nxënës sidomos në shkollat e mesme, në disa shkolla punohet edhe me tri ndërrime. Prandaj kjo qeveri mund të themi me kuptimin e plotë të fjalës se nuk ka bërë rritje të pagave por vetëm i ka hedhur hi syve të arsimtarëve, është zvogëluar numri i arsimtarëve dhe është rritë numri i nxënësve nëpër klasa që do të thotë se buxheti për paga të mësimdhënësve është po ai që ka qenë para dy viteve.

Kjo qeveri dhe qeveritë e kaluara mësimdhënësit i vizitojnë vetëm gjatë fushatës elektorale, duke u dhënë premtime boshe. Marsi erdhi dhe do të jetë vërtetë keq për këtë qeveri nëse ky muaj do të jetë muaj i protestave dhe presioneve të ndryshme të mësimdhënësve për kushte më të mira për ta. Sindikata e Arsimit ka presione të mëdha nga anëtarësia e tyre e gjerë për ta ndryshuar këtë gjendje në arsim por edhe nëse dështojnë sindikatat, organizimet do të jenë spontane nga vetë mësimdhënësit dhe do të shtrihen në tërë Kosovën për të kërkuar të drejtat e tyre të arsyeshme për të pasur paga vërtetë të dinjitetshme dhe për të pasur kushte më të mira për punë.

Vërtet asnjë mësimdhënës nuk ka dëshirë që të dalë në një protestë, por kjo është një dërrasë e zezë që e ka krijuar kjo qeveri dhe qeveritë e kaluara që mësimdhënësit duan që ta shndërrojnë në një faqe të bardhë për të pasur një mësimdhënie më cilësore me kushte më të mira materiale dhe me kushte më të mira për punë.

Në trend

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

Magazina
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori