Secili qytetar i Kosovës duhet ta ndiejë veten si një ambasador i Kosovës
– Fjala e presidentit në seancën solemne të shënimit të dyvjetorit të Pavarësisë së Kosovës –
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi,
I nderuar Kryeministër Thaçi,
Të nderuar deputetë e ministra,
I nderuar shef i EULEX-it, z. Iv de Kermabo,
I nderuar Përfaqësues Civil Ndërkombëtar, z. Piter Feith
I nderuari kongresmen Pomeroy
Të nderuar ambasadorë të akredituar në Prishtinë,
I nderuar Komandant i KFOR-it, Gjeneral Markus Bentler,
Të nderuar përfaqësues të Forcës së Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës,
Të nderuar familje të Presidentit historik Rugova, të Komandantit Adem Jashari dhe të dëshmorëve të rënë për liri,
Të nderuar përfaqësues të jetës arsimore, shkencore, kulturore e shpirtërore të vendit,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,
Dy vjet më parë, përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës shpallën pavarësinë e Republikës së Kosovës, e cila është rezultat i punës, i sakrificave dhe i flijimeve të gjata të brezave të shumtë të Kosovës, si dhe i ndihmës së madhe të miqve tanë ndërkombëtarë, vendeve të Aleancës Veriatlantike dhe vendeve të tjera anekënd botës.
Sot, kur kremtojmë dyvjetorin e pavarësisë së shtetit tonë të lirë, ne kujtojmë me mburrje ideatorin dhe arkitektin e Republikës së Kosovës, prijësin tonë historik dr. Ibrahim Rugova, i cili përhapi të vërtetën për Kosovën në të gjitha qendrat e mëdha të botës, në Uashington, në Bruksel, në Londër, në Paris, në Berlin, në Romë, në Ankara e gjetiu.
Filozofia politike e Ibrahim Rugovës, fryma krejtësisht e veçantë e humanizmit dhe paqes që ai predikonte ishin diçka e re për këtë pjesë të Evropës e të botës, në të cilën përherë ka mbisunduar retorika e luftës dhe e urrejtjes. Urtësia dhe largpamësia e tij, në një kohë kur Ballkani Perëndimor po kalonte nëpër kalvare të tragjedive apokaliptike, ndërgjegjësuan botën demokratike për rrezikun që i kërcënohej Kosovës dhe popullit të saj.
Kjo filozofi politike dhe lufta çlirimtare e popullit të Kosovës për liri, me shembullin unikat të flijimit të familjes Jashari në Prekaz të Drenicës, bindën botën për drejtësinë e kauzës sonë, e cila u përkrah fuqishëm edhe nga NATO-ja, e cila në pranverën e vitit 1999 nisi fushatën e madhe për shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi.
Të nderuar deputetë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Pavarësia e Kosovës është njohur nga 65 vende demokratike anekënd globit. Vendi ynë ka vendosur marrëdhënie bilaterale me shumë vende të botës. Kemi hapur 21 ambasada dhe 10 misione konsullore në vendet që na kanë njohur dhe mund të themi se, për fillim, kemi arritur të ndërtojmë një diplomaci solide, e cila po e përfaqëson me dinjitet vendit tonë në botën e jashtme.
Gjithmonë në bashkërendim të plotë me vendet tona mike, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet kryesore të Bashkimit Evropian dhe me vendet e tjera mike, ne kemi punuar që të sigurojmë sa më shumë njohje, në mënyrë që Republika e Kosovës të këtë vendin e saj në kuadër të familjes së madhe të kombeve të lira. Për këtë qëllim, ne kemi zhvilluar gjatë këtyre viteve një bashkëpunim të pashkëputur me miqtë tanë, kemi lobuar te vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe kemi kërkuar nga vendet mike që ta përdorin influencën e tyre për ta mbështetur Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.
Besojmë fuqishëm se frytet e këtij angazhimi nuk do të mungojnë dhe presim që njohje të reja do të vijnë me kohë, veçmas pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e vet për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Siç e dini, vjeshtën që shkoi, në GJND pati një seancë dëgjimore për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe përfaqësuesit tanë shtruan në mënyrë të qartë argumentet pro pavarësisë së Kosovës, të cilat janë të parrëzueshme. Me këtë rast, ne u shprehim sërish falënderimin tonë të gjitha vendeve që paraqitën deklaratat e tyre me shkrim dhe mbrojtën të drejtën e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe për t’u vetëqeverisur.
Të nderuar deputetë,
Gjatë dy vjetëve të funksionimit tonë si shtet i pavarur, ne kemi arritur të dëshmojmë faqe botës se pavarësia e Kosovës i ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet rajonit. Republika e Kosovës, me politikën e saj të fqinjësisë së mirë, jo vetëm që është dëshmuar si një faktor i rëndësishëm i paqes, por edhe ka shërbyer si një katalizator i marrëdhënieve më të mira në mes vendeve të rajonit.
Fatmirësisht, politika jonë e fqinjësisë së mirë ka gjetur mirëkuptimin e plotë të vendeve fqinje dhe ne tashmë kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shqipërinë, me Maqedoninë, me Malin e Zi, si dhe me vendet e rajonit, me Kroacinë, me Slloveninë dhe me Bullgarinë. Ndonëse ende nuk kemi njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë, ne edhe me këtë vend kemi bashkëpunim intensiv.
Problemi ynë i vetëm në raportet me jashtë mbetet Serbia, e cila po e vazhdon politikën e saj agresive kundër Kosovës. Beogradi zyrtar po i financon strukturat paralele serbe, të cilat veprojnë në veri të vendit, ku ende kemi shkallë të lartë të kontrabandës dhe të kriminalitetit ekonomik. Qindra-miliona euro janë investuar nga Serbia për mbajtjen e këtyre strukturave, të cilat po e mbajnë peng komunitetin serb në atë pjesë të Kosovës, duke mos i lejuar qytetarët e këtij nacionaliteti të integrohen në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës për të mirën e tyre dhe të mirën tonë të përbashkët.
Ne besojmë se kjo gjendje atje duhet të marrë fund, ndërsa njerëzit duhet të kenë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, serbët në jug, ndërsa shqiptarët, boshnjakët dhe të tjerët në veri, atu ku kanë jetuar me shekuj.
Ne e kemi përkrahur strategjinë për veriun të Qeverisë së Kosovës dhe të Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar (ICO), e cila synon të sjellë normalitetin në këtë pjesë të vendit, në të cilën shumë vjet me radhë kanë vepruar të lirë individë e banda që i kanë shumë borxhe drejtësisë për krimet e kryera gjatë viteve të luftës në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë.
Po ashtu, mbështetje të plotë i kemi dhënë edhe përkushtimit të EULEX-it për ta ndihmuar funksionimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë, një sferë kjo në të cilën na mbetet ende shumë punë për të bërë.
Kosovës i nevojitet një gjyqësor i pavarur, profesional, i ripërtërirë dhe i reformuar. Për ta arritur këtë ky sistem ka nevojë për mbështetje të parazervë të institucioneve të vendit, por edhe të vetë qytetarëve, të cilët nuk duhet të ngurrojnë për të bashkëpunuar me mekanizmat që garantojnë ruajtjen e rendit dhe respektimin e ligjit në shtetin tonë, me Policinë e Kosovës, me gjykatat e me prokuroritë. Shteti duhet të funksionojë si një tërësi, si një aparat i vetëm, në të kundërtën njerëzit që nuk duan rend e ligj, por më keq, njerëzit që duan të jenë mbi ligjin, do t’i kenë duart e lira për t’i zhvilluar veprimtaritë e tyre joligjore.
Po kështu, sfidë më vete mbetet lufta për një ekonomi të lirë e të shëndetshme, e cila mbështetet në parimet e tregut të lirë. Dhe jemi në rrugëne mirë.
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Viti i tretë i pavarësisë na gjen me shumë sfida, por edhe me vizionin e qartë për të ardhmen tonë. Republika e Kosovës synim kryesor ka integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për jetësimin e këtij synimi duhet të jemi të përkushtuar të gjithë, pa marrë parasysh cila është detyra që kryejmë aktualisht, pa marrë parasysh cili është vendi ku ndodhemi. Secili qytetar i Kosovës e ka obligim t’i shërbejë këtij qëllimi qoftë nëse është në Kosovë, qoftë nëse ndodhet jashtë vendit. Rrjedhimisht, secili duhet ta ndiejë veten si një ambasador i Kosovës dhe të sillet, të punojë dhe veprojë si një prezantues i Kosovës kudo që ndodhet.
Ne jemi shteti më i ri në Evropë dhe në botë. Kjo nuk është një përparësi, përkundrazi një pengesë në udhën e vështirë e me plot përgjegjësi për të ardhmen tonë. Ne na duhet të punojmë dyfish më shumë për të arritur shkallën e zhvillimit të vendeve të tjera, ne na duhet të tregohemi dyfish më të kujdesshëm në procesin e përmbushjes së standardeve të kërkuara për integrimet euroatlantike. Së këndejmi, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se bota na shikon me llupë dhe se asnjë veprim yni nuk mbetet i paanalizuar.
Sot, më 17 Shkurt, në këtë ditë të shenjtë për vendit tonë, si President, si prind dhe si qytetar i vendit, ju bëj thirrje të gjithëve që ta keni ndërmend gjithmonë kush jemi dhe ku duam të mbërrijmë. Kosova është vend i vogël, me shumë sfida. Asaj i duhet dora e zgjatur e miqve, e cila për fat asnjëherë nuk na është mohuar. Mirëpo, ne, si qytetarë, si institucione të shtetit e si njerëz që dinë të tregojnë mirënjohje për miqtë, e kemi borxh të sillemi ashtu siç e kërkon koha prej nesh, me urtësi, me guxim dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme.
Dikur kemi pasur një ëndërr, një vizion, Kosovën e pavarur. Sot, kemi një tjetër ëndërr, Kosovën në BE dhe në NATO. Le të bëhemi të gjithë shërbyes kokulur të kësaj ëndrre, të kësaj ideje, në mënyrë që fëmijët tanë, e më pastaj fëmijët e tyre, të thonë, ja, ata, prindërit tanë, gjyshërit tanë, kishin për çfarë të jetonin, kishin çfarë të besonin.
Një komb nuk është i rrezikuar të shuhet nga robëria apo gjendja e rëndë ekonomike, por nga mungesa e ëndrrës dhe e besimit. Sa popuj të vegjël kanë mbijetuar gjatë stuhive të shekujve, e sa perandori janë zhdukur si të mos ekzistonin kurrë. Madhështia e një kombi nuk matet me fuqinë e tij, por me mençurinë dhe besimin. Nëse dimë të udhëhiqemi nga këto virtyte të larta njerëzore, nuk kemi pse të frikësohemi për atdheun që do t’ua lëmë trashëgim brezave tanë të ardhshëm.
Duke ju falënderuar për vëmendjen, ju uroj të gjithëve dyvjetorin e pavarësisë së Republikës sonë!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj të mrekullueshëm!
Zoti i bekoftë miqtë e Republikës së Kosovës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re