LAJMI I FUNDIT:

U betua paria e komunës së Prishtinës!

Derisa po vëzhgoja kryetarin e komunës sonë tek bënte betimin, në mendje më shkonin “kodrat” e dheut në lagjen time. Këto kodra janë shkaktuar nga një projekt komunal i filluar gjatë fushatës para-zgjedhore për të gjelbëruar lagjen tonë. Por, pasi fushata përfundoi vështirë se dikush do të kujtohet për ta rrafshuar dheun e sjell kushedi nga ku, që paraqet një pasqyrë të keqe për lagjen.

E fillova këtë shkrim me një shembull të thjesht por me një praktikë të vazhdueshme të komunës, për të filluar dhe lenë në gjysmë projektet. Bashkë me kryetarin u betuan edhe këshilltarët komunal. Shumë prej tyre kanë qenë edhe në mandatet e kaluara. Sot nuk më kaloi pa mu kujtuar edhe muaji nëntor, kur shumë prej këshilltarëve që betoheshin ose na kishin marrë në telefon ose na kishin ndaluar rrugës për të na “porositur” 15 nëntorin dhe numrin e tyre. Duke mos e fshehur kënaqësinë pas betimin njëri prej tyre më tha; “një rrogë më shumë edhe katër vjet”! Pra kjo fjalë përshkruan më së miri punën që bëjnë ata.

Në shumë prej seancave gjatë vitit nuk janë fare prezent (3 ju lejon ligji!!!), ndërsa në ato që janë prezent jo që nuk flasin asnjë fjalë por duken të mërzitur me diskutimet e të tjerëve. Shumica prej tyre e kanë punë shtesë, shumë prej tyre janë të përfshirë në konflikte të interesit apo thjesht kanë rënë ndesh me statutin dhe rregulloret e komunës.


Roli i këshilltarëve komunal është i rëndësishëm. Por deri më tani qytetarët nuk e kanë idenë se çka bëjnë këta këshilltarë dhe kush janë ata. Qytetarët, lagjet, vendbanimet dhe vetë qyteti do të duhej të përfitonin nga këshillat, idetë dhe puna e tyre. Por, përveç rregulloreve komunale që kryesisht ju vijnë të gatshme dhe vendimeve që bëhen më shumë për interesa të partive apo bizneseve konkrete dhe këta i votojnë, askush s’ka parë ndonjë sukses të tyre. Megjithatë shumë prej tyre janë stimuluar. Shumë prej tyre edhe përkundër atyre që u than, qoftë edhe për një mandat kanë përfituar banesa moderne dhe pse jo edhe leje ndërtimi apo benefite të tjera.

Puna dhe angazhimi i këshilltarëve komunal do të duhej të kishte rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe modernizimin e qytetit. Një qytet me qindra probleme, me kaos në komunikacion, kaos në trafikun urban me trotuare që nuk ju shërbejnë qytetarëve, me mbeturina të pa menaxhueshme, me hapësira publike që shfrytëzohen nga biznesi dhe ku arka publike nuk fiton asgjë, me pluhur që të shoqëron në çdo lëvizje, me reklama nga më të shfrenuarat në çdo cep dhe shumë e shumë probleme të tjera, do të duhej të kishte këshilltar të përgatitur, punëtor dhe serioz.

Ne jemi mësuar të kërkojmë vetëm suksese nga kryetari i komunës, realisht përgjegjës janë edhe këshilltarët e zgjedhur. Në vendet e zhvilluara këshilltarët e zgjedhur shërbejnë si avokat të interesave të qytetarëve karshi komunës dhe anasjelltas. Kjo do të duhej të ndodhte edhe tek ne. Diskutimet me banorët ne lagje dhe fshatra, tribunat informuese, zyrat përfaqësuese, mbështetja në artikulimin dhe formësimin e ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, do të ishin vetëm disa nga veprimet që mund të ndërmarrin këshilltarët komunal për të kryer obligimin e tyre.

Ideja për të votuar gjithçka që u ofrohet, çdo vendim për dhënie në shfrytëzim të hapësirave, objekteve, pronave publike pa diskutimin paraprak me qytetarët dhe çështjes të tjera që janë bërë praktikë, është e gabuar. Duhet të fuqizohet roli i këshilltarit komunal, vetëm në këtë mënyrë krijohet lidhje e qëndrueshme në mes qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre dhe pushtetit (komunës).

(Autori është drejtor ekzekutiv në OJQ “Mileniumi i Ri”)

Në trend

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Kalo në kategori