2009 – politika reale në Maqedoni!
Si çdo vit i ri, ashtu edhe viti 2009 për shqiptarët e Maqedonisë ishte një vit shprese se do të ndryshojnë rrethanat dhe kushtet në favor të tyre. Por, në Republikën e Maqedonisë, gjërat shumë pak ndryshojnë edhe atë vetëm në konotacionin negativ të tyre. Përmirësime në sferën e drejtësisë ndaj shqiptarëve nuk ka dhe si duket nuk do të ketë deri në momentin e ndryshimit të mentalitetit tonë si shqiptar karshi politikës diskriminuese sllave.
Viti 2009 para së gjithash ishte vit i reklamave të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Përkundër krizës financiare botërore, mediat dhe agjencitë e reklamave në Maqedoni, këtë vit, si duket e kanë pasur vitin më të suksesshëm në bilancet e tyre financiare vjetore (që në gjuhën e kontabilitetit njihet me emrin bilanci i suksesit). Partitë ekstremiste të skajit të djathtë ishin ato që gjendeshin në skenën politike dhe bënin shumë zhurmë gjatë këtij viti në Evropë, po edhe në Maqedoni.
Për nga numri i diskriminimeve etnike në Maqedoni teksti do të na bëhej shumë i gjatë, por shkurtimisht do të përmendi disa gjëra më kryesore të cilat u bënë brenda një viti në të gjitha sferat e jetës në Maqedoni.
Mësimbesimi nëpër shkollat publike-qeveria e Nikolla Gruevskit të vetmen gjë të pëlqyer nga qytetarët e Maqedonisë ishte futja e mësimbesimit nëpër shkollat publike. Por, kjo gjë u kontestua nga ana e Gjykatës kushtetuese, e cila gjykatë, këtë veprim e pa si anti-kushtetues, dhe në këtë mënyrë mësimbesimi nëpër shkollat publike në Maqedoni u ndërpre.
Nga ana e qeverisjes së Nikolla Gruevskit nuk pamë ndonjë betejë të denjë për të ndryshuar qëndrimet e gjykatës kushtetuese dhe si rezultat i kësaj mësimbesimi ngeli jashtë shkollave publike të Maqedonisë.
Stimulimi i natalitetit – qeveria e Nikolla Gruevskit duke parë realitetin nëpër disa qytete me shumicë maqedonase, gjeti një formë se si prej buxhetit të Maqedonisë të stimuloj natalitetin në Republikën e Maqedonisë. Por, ky veprim i qeverisë së Nikolla Gruevskit që ka një buxhet me taksapagues shqiptar, maqedonas, turq, romë, vlleh, dhe etnitete tjera në këtë vend, ishte veprim diskriminues ndaj të gjitha etniteteve tjera në Maqedoni dhe favorizues vetëm për etnitetin maqedonas.
Pati shumë reagime nga ana e publicistëve, analistëve, profesorëve universitarë shqiptar në Maqedoni për këtë veprim të Nikolla Gruevsit dhe si duket pas rritjes së rejtingut të tij tek maqedonasit, ai deri diku lëshoi pe.
Ndërtimi i Kishës në qendër të Shkupit – është një prej veprimeve të ardhshme dhe të zhurmshme të kësaj qeverie. E dimë shumë mirë se në ish-stacionin e autobusëve në Shkup, në përfundim e sipër është ndërtimi i një Sinagoge gjigante. Njashtu aty afër është në përfundim e sipër edhe ndërtimi i objektit të Ministrisë së Kulturës në Republikën e Maqedonisë. Nikolla Gruevski mori iniciativë që të ndërtojë një Kishë Gjigante në këtë trekëndësh multikulturor. Kjo kishë do të ndërtohej me mjetet e buxhetit të qeverisë së tij. Shumë organizata joqeveritare shqiptare në Maqedoni u ngrenë për të marrë një iniciativë për rindërtimin e Burmali Xhamisë në atë vend ku ka qenë.
Këto organizata nuk ishin kundër ndërtimit të Kishës në qendër të Shkupit, por donin që të rindërtohet edhe Burmali Xhamia në atë vend ku ka qenë. Megjithatë, Nikolla Gruevski përmes pinjollëve të tij arriti që të përbuzë dhe injorojë kërkesat e këtij numri të madh të organizatave joqeveritare dhe në këtë mënyrë të i shtojë probleme kësaj iniciative deri në shuarje të saj.
Marrëdhëniet me Kosovën- kreu i shtetit të Maqedonisë deshi të na bëj me dije se me zor po duhet ti ndërtoj marrëdhëniet diplomatike me shtetin më të ri në botë Kosovën. Gjatë kësaj periudhe u arrit që të mbyllet çështja e demarkacionit kufitar me Kosovën edhe atë në kurriz të vjedhjes së territoreve të Kosovës.
Enciklopedia e parë maqedonase – është një prej turpeve të radhës të qeverisë dhe Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Me financimin e qeverisë kjo enciklopedi u botua nën dirigjimin e akademikut Bllazhe Ristevski, e cila enciklopedi i nënçmon dhe i fyen shqiptarët e Maqedonisë dhe të Ballkanit, njashtu kjo enciklopedi paraqitet edhe si anti-amerikane ku përmend trajnues amerikan ndaj ushtarëve të UCK në Maqedoni.
U bë shumë zhurmë me këtë enciklopedi. U realizuan shumë protesta, debateve nëpërmjet medieve etj. Kishte edhe reagime të akademikëve shqiptarë ndaj kësaj enciklopedie. Dhe së fundi si kundërpërgjigje e këtij veprimi të kësaj akademie publicisti shqiptar Nijazi Muhamedi nxjerri në treg vëllimin e parë të librit të tij “Maqedonia Shqiptare”.
Nerezi i Shkupit- na kujton huliganët maqedonas të cilët u rrahën me shqiptarët e Nerezit të Shkupit. Këto huliganë ishin pjesë e simpatizantëve të ekipit futbollistik Rabotniçki. Edhe ky rast u politizua dhe u mundua që faji ti hidhet shqiptarëve të këtij vendi.
Panairi i librit- Për herë të parë panairi ndërkombëtar i librit në Shkup organizohet pa prezencën e shtëpive botuese shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria. Këto shtëpi botuese u ndalën në kufi nga ana e maqedonasve dhe në këtë mënyrë u mbyllë dera e librit shqip në këtë panair. Ky problem si duket nuk i ka tërhequr shumë partitë politike shqiptare, ngaqë ata janë mësuar pa shtëpi botuese dhe pa prezencën e librave në këtë vend.
Provokimi i Skopskos- Kah fillimi i muajit të Ramazanit në Shkup afër Xhamisë së Sulltan Muratit, firma Skopsko organizoi takimin më të madh të njerëzve të dhënë pas pijeve alkoolike duke u dehur dhe në këtë mënyrë duke provokuar ndjenjat e mbi 700000 besimtarëve mysliman të këtij shteti.
Maqedonishtja qysh në klasë të parë do të mësohet nga të gjithë nxënësit e këtij shteti. Kjo gjuhë është bërë e obligueshme edhe për fëmijët shqiptar për të cilët është një barrë e rëndë mësimi i dy gjuhëve qysh në klasën e parë.
Festivali Nota Fest- festivali i vetëm i këngës shqipe i organizuar në Maqedoni, për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk arriti që të vazhdojë traditën e tij. Ky festival nuk u mbështet nga qeveria e këtij vendi dhe në vend të tij u mbështetën projekte tjera maqedonase.
Në pika të shkurtra këto ishin disa prej diskriminimeve që ndodhën në vitin 2009 në Maqedoni. Në këtë shkrim nuk janë përmbledhur të gjitha diskriminimet për hir të kohës. Shpresojmë që 2010 do ti vetëdijësoj shqiptarët e këtij shteti, sesa për maqedonasit, u bindëm që ata janë të vetëdijshëm për këtë rrugë anti-shqiptare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/laporta-5-780x439.jpg)
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-TRUMP-780x439.jpg)
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
![“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-5-780x439.jpg)
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
![Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/perez-780x439.jpg)
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër