Plan Marshall për privatizimet
Raporti mbi ecurinë e privatizimit që qeveria e Kosovës paraqiti në parlament ishte një dokument i përpiluar mirë dhe i paqortueshëm. Por jemi dakord që të gjithë që sot nuk na duhen më dokumente të paqortueshëme dhe të përpiluar mirë, por rezultate konkrete.
Duhet ta themi që në krye të herës që procesi i privatizimit të pronës publike dhe asaj shoqërore në Kosovë ka dështuar.
Ndërmarrjet apo objektet e privatizuar nuk i kanë shërbyer qëllimit për të cilin janë privatizuar. Ato nuk kanë gjeneruar as mirëqenie, as zhvillim, dhe as punësim. Paratë e grumbulluara prej tyre nuk po përdoren për ekonominë e Kosovës, por mbeten të mbyllura në bankat e huaja, duke interpretuar në mënyrë të ngushtë imponimet e dokumenteve ndërkombëtare për Kosovën.
Të mos shfrytëzosh burimet ekonomike, trashëgimi e popullit të Kosovës në dhjetë vjeçarët e fundit, kur kemi indekse të ulëta të investimeve të huaja në vend, pra të mos shfrytëzosh atë që e ke gati, djersën e brezave të tërë të kosovarëve, është e pafalshme. Paratë e privatizimeve janë kontributi i brezave më të vjetër për të rinjtë dhe ne duhet të jemi të përgjegjshëm me to.
Qëndrimi i Aleancës Kosova e re për këtë proces vital për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, për fazën e tretë të zhvillimit të saj, është një qëndrim proaktiv. Ne vazhdimisht jemi marrë me këtë proces, kemi organizuar konferenca ku kemi grumbulluar ajkën e ekspertëve vendorë dhe të huaj, kemi prodhuar dokumente me propozime konkrete që nuk janë marrë në konsideratë. Sot ne po përsërisim qëndrimin tonë të riformuluar në mënyrë më të prerë dhe më të vendosur, më konkret dhe më të qartë për ata që nuk kuptojnë.
Ky qëndrim ka në themel sundimin e ligjit, diçka që ka munguar në ecurinë e këtij procesi deri më sot siç duket nga problemet e krijuara. Ai mund të shërbejë nëse i referohemi përmasave të ndërhyrjes, si njëlloj plani Marshall për ekonominë kosovare, për ringjalljen e saj. Për nga globaliteti i ndërhyrjes, për nga pasojat gjallëruese, ai do të mund të krahasohej në mënyrë figurative me planin e famshëm amerikan për ringjalljen e Europës pas luftës. Ja plani ynë në vija të përgjithshme.
Nevojitet urgjentisht krijimi i një grupi ekspertësh më të mirët në fushën ekonomike, financiare etj, kyçja në të dhe ekspertëve të huaj për të hartuar një platformë privatizimi të re, për të përdorur më mirë burimet e krijuara dhe për të vazhduar me privatizimet e tjera. Një platformë e tillë nuk do të kërkonte më shumë sesa 100 mijë euro, në formën e shpenzimeve për ekspertizë.
Kjo platformë do të fillonte nga hartimi i një ligji të ri për privatizimin që mungon, brenda një periudhe tre mujore, jo më shumë. Në themel të këtij ligji duhet parë krijimi një Agjencioni që mund ta quajmë Agjencion të gjeneratave të reja, apo nëse doni Agjencion të zhvillimit ekonomik. Ky Agjencion duhet të jetë me natyrë joqeveritare, pra ku qeveria të mos ketë të drejtë të interferojë, por me ekspertët më të mirë, profesionistët më të mirë të ekonomisë apo të shoqërisë civile. Ai duhet të rishikojë privatizimet e kryera jo më mbi bazën e të shkuarës, domethënë se çfarë të dhënash paraqitën subjektet konkuruese në privatizim, por çfarë mund të bëjnë ato sot për të zhvilluar pronën publike, apo shoqërore që privatizuan.
Nuk është normale që objektet e privatizuara të mos përdoren fare për shkak të pamundësive financiare të atyre që i përfituan ato. Nuk mund të tolerohet që tokat bujqësore të privatizuara të mbeten djerrë dhe Kosova të renditet dhe sot në vendet që e punojnë më pak tokën në rajon. Ne duhet të studiojmë gabimet e kryera deri më tani në këtë proces dhe t’i shmangim ato në privatizimet e ardhshme të kompanive publike dhe pronës shoqërore. Ky proces duhet udhëhiqet jo prej qeverisë, por pikërisht prej kësaj Agjencie, në formën e një enti publik, të pavarur që i raporton qeverisë. Ky proces duhet të udhëhiqet në mënyrë profesionale dhe jo politike.
Çka me paratë?
Paratë e privatizimeve duhet të kthehen në një numër llogarie speciale dhe të menaxhohen pikërisht nga kjo Agjenci. Ato duhet të shërbejnë si njëlloj fondi investimi apo riinvestimi për kompanitë premtuese, por që s’kanë burime financiare për të realizuar projektet e tyre të biznesit. Përparësi kanë objektet e privatizuar dhe pronarët e tyre që kanë programe investimi të prekshme, të realizueshme, me rezultate të qarta.
Synimi është që të prodhojmë sa më shumë punësim, mbi bazën e parimit të efektivitetit ekonomik, të gjenerohen fitime dhe mbi bazën e këtyre fitimeve të paguhen borxhet e marra prej Agjencionit në fjalë. Pra këto para të përdoren në formën e fondeve të investimit qoftë për blerjen e makinerive të reja, qoftë për lëndë të parë,qoftë për teknologji të reja, apo transfertë know how dhe për çfarëdo destinacioni tjetër që i shërben zhvillimit, punësimit, mirëqenies dhe progresit.
Duhen nxitur forma të reja privatizimi apo vënie në punë qoftë me koncesion, qoftë me dhënie në përdorim, qoftë me formën BOT.
Ne si AKR i kemi idetë e qarta, i kemi burimet njerëzore të afta për të vepruar në këtë drejtim. Nëse nuk veprohet menjëherë brezat e shkuar nuk do të na e falin. As brezat e rinj për të cilët duhet të punojmë sot që të na e shpërblejnë në të ardhmen, nuk do të na jenë mirënjohës.
Kjo lloj ndërhyrje është i vështirë për t’u realizuar, kërkon punë dhe vendosmëri. Nëse ne mendojmë vetëm për qytetarin, për interesin e tij dhe jo për interesa të ngushta, të momentit, atëherë ai është drejtimi i vetëm në të cilin duhet ecur. Ky është qëndrimi unanim i grupit tonë parlamentar dhe ne kemi besim tek njerëzit e vullnetit të mirë. Nuk kemi pasoja nëse presim dy tre muaj për dizajnimin e një rruge të tillë, por do të kishim pasoja të pariparueshme nëse do të vazhdojmë si deri më sot me improvizime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
“Nuk mund të të marr seriozisht, sepse je veshur si unë", Gjesti vjen me një justifikim të çuditshëm gjatë debatit të tyre
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos